Monthly Archives: mai 2014

Ndihmë vullnetare për Lulzim Kadriun!

Dje më datën 30.05.2014 ditë e Premte në xhaminë e sapo ndërtuar shqiptare në Oslo, pronë e QIKSHN-së, u organizua aksion humanitar në tubimin e të hollave.

Bëhet fjalë për djaloshin nga Prishtina, Lulzim Kadriu i cili vuan nga një sëmundje e rëndë dhe e pashërushme. Lulzimi me banim në shtëpi të huaj, dhe sikurse e cekëm me semundje te rëndë dhe të pasherueshme kërkon ndihme për t’i rregulluar strehim dhe blerjen e ilaçeve që sadopak për t’ia zbutur dhimbjet e medha qe ai bart ne vehte. 

Aksionit në fjalë i priu Lulzim Pllana, Rexhep Shehu dhe Metush Bajrami. 

Ne ju jemi mirënjohës kryetarit të QIKSHN, së z. Fati Abdi dhe imamit të qendrës Dr. Musli Verbani per mundesinë e dhënë për të tubuar të holla në xhami për rastin e Lulzimit u shprehen aksionist për këtë rast.

Allahu i shpërbleft gjithë ata që kontribuan me ndihma në të holla për Lulzimin e sëmurë!

Program festiv me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2013/14!

Shkolla Islame «Urtësia» dhe Shkolla Shqipe «Naim Frashëri» lajmërojn të gjithë prindërit, anëtarësin e QIKSHN-së dhe të gjithë dashamirësit se pasë përfundimit të vitit shkollor kanë pregatitur «Program festim me rastin e mbarimit të vitit shkollor 2013/14».

Programi festim do të mbahet ditën e Diel më datë 01.06.2014 me fillim në ora 14:00.

Manifestimi do të mbahet në lokalet e QIKSHN-së në adresën Sverres gt.8, 0652 OSLO

Presenca juaj do ta bënte më madhështore këtë manifestim.

Ju mirëpresim të gjithëve!!!

 

Me rrespekt

Stafi i QIKSHN-së

U realizua me sukses «Tribuna Fetare me rastin e natës së Israsë dhe Miraxhit»

Të nderuar anëtar/-e,

Sot më datën 25.05.2014 me sukses u realizua “Tribuna Fetare me rastin e natës së “Israsë dhe Miraxhit”

Ligjërues të kësaj tribune ishin imamët e tri xhamive shqiptare në Norvegji, Dr. Musli Verbani (imam në QIKSHN), Mr. Sabri Jonuzi (imam në xhamin e Ryen’it) dhe ef. Bedri Bashota (imam në xhaminë e Drammen’it).

Tribuna u mbajt në xhaminë e re të QIKSHN-së e cila u organizua nga sektori i rinisë muslimane pranë QIKSHN-së.

Në këtë tribun morën pjesë rreth 300 pjesëmarrës nga të tri xhamit shqiptare ku me vëmendje u ndjek ligjërata e tre ligjëruesve pjesëmarrës

Sektori i rinisë muslimane edhe në të ardhmen do të vazhdoj për të organizuar aktivitete te tilla.

Pas tribunës u organizua një dark solemne për të gjithë pjesëmarrësit ku sektori i motrës muslimane pranë QIKSHN-së kishte përgatitur ushqime tradicionale shqiptare.

Të gjithë u ndanë të lumtur dhe me shpres se organizimet te cilat i bene QIKSHN dhe sektori i rinisë  muslimane te jenë frytdhënëse.

Kryesia e QIKSHN-së njëherit shpreh rastin që të falënderoje sektorin e rinisë muslimane për një organizim fenomenal dhe sektorin e motrës muslimane për shërbimin e ushqimit tradicional shqiptarë.

Faleminderime ju përcjellim edhe anëtarëve tjerë të QIKSHN-së që dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm me organizimin e kësaj tribune.

Për të shiquar fotografin nga kjo tribune ju mund të vizitoni faqen tone të Facebookut

 

Me rrespekte

Stafi i QIKSHN-së

Tribun fetare me rastin e natës së «Israsë dhe Miraxhit»

Të nderuar anëtarë,

Qendra Islamike Kulturore Shqiptare organizon «Tribun Fetare» me rastin e përkujtimit të natës së «Israsë dhe Miraxhit».

Tribuna do të mbahen ditën e Diel, më datë 25.05.2014 me fillim në ora 17:30.

Tribuna do të mbahet në lokalet e QIKSHN-së në adresën Sverres gt.8, 0652 Oslo.

Ligjërues në këtë tribun do të jenë: Dr. Musli Vërbani, Mr. Sabri Jonuzi & Ef. Badri Bashota.

QIKSHN ju mirëpret të gjithëve!

 

Me respekt

Stafi i QIKSHN-së

 

Israja dhe Miraxhi – Nata për të cilën flet Kur’ani dhe Hadithi

Lejletu-l-Miraxhi është natë për të cilën flet edhe Kur’ani edhe Hadithi, ndërsa me këtë përcaktim nënkuptohet Israja (udhëtim gjatë natës nga Mekkeja deri në Kuds në Jerusalem) dhe Miraxhi (ngritja e të Dërguarit të Allahut deri në Sidretu-l-muntehaa), të cilat ndodhën në të njëjtën natë.

Sipas burimeve historike, kjo ndodhi ka ndodhur në njërën nga periudhat më të vështira të pejgamberisë së Muhammedit, s.a.v.s., menjëherë pas sunetu-l-hudhna (vitit të dëshpërimit) në të cilin i Dërguari humbi dy mbështetësit më të fuqishëm, ndihmuesit dhe mbrojtësit në mesin e njerëzve, h. Hatixhen dhe Ebu Talibin. Pas kësaj humbje, i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., shkoi në Taif që banorët e atjeshëm t’i thërras në islam, mirëpo në vend të përkrahjes e përzunë duke i hedhur gurrës dhe duke e sharë. Në ato çaste i Dërguari kërkoi mbrojtje nga Mbrojtësi më i Madh dhe Allahu, xh.sh., e përgëzoi me Isranë dhe Miraxhin. 


Për Isranë në Kur’an theksohet: 
“Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona.Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhammedit), pamësi (i punëve të Muhammedit). (El-Isra, 1)
I Dërguari i Allahut, s.a.v.s., në Miraxh, është ngritur në qiejt më lartë dhe ka qëndruar pranë Allahut të Lartësuar, duke i kapërcyer kufijtë të cilët janë të pamundur për t’u kapërcyer edhe nga vetë melekët. Këtu ka parë shenja të cilat syri i njeriut nuk i ka parë, as që do t’i shoh deri në Ditën e Gjykimit. Këtë e vërteton Kur’ani me fjalët: 
“Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër. (E ka parë) tek Sidretul Munteha. Që pranë saj është xhennetul Me’va (kopsht strehimi i…) Atëherë kur Sidrën e mbuloi çka e mbuloi. Shikimi (i Muhammedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi. Ai (Muhammedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.” (En-Nexhm, 13-18)

Të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., në Miraxh iu shpall dispozita mbi namazin i cili, sipas fjalëve të tij, është “Miraxhi (ngritja shpirtërore) i muslimanëve”, ndërsa iu shpallën edhe tre ajetet e fundit të sures el-Bekare.
Se kur ka ndodhur nata e Israsë dhe Miraxhit nuk theksohet saktësisht. E sigurt është se ka ndodhur para Hixhretit, duke mos u precizuar më tutje, mirëpo supozohet të ketë ndodhur në natën e 26., të muajit rexheb. 

Shtimi i ibadetit me rastin e Lejletu-l-miraxhit

Lejletu-l-miraxh, nata në të cilën u ngrit Muhammedi, s.a.v.s., në sferat më të larta qiellore, ka ndodhur më 26. rexheb. 

Në Kur’anin fisnik thuhet: ““Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona.Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhammedit), pamësi (i punëve të Muhammedit). (El-Isra, 1)
Allahu i Lartësuar në suren En-Nexhm më përsëafërmi na njofton me miraxhin e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., i Cili thotë: “Pasha yllin kur ai bie (prej së larti poshtë)! Shoku juaj (Muhammedi që ju e njihni) as nuk është njeri që ka humbur, as që ka devijuar (nga e vërteta). Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kur’ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet. Atë ia mësoi Ai, fuqiforti, (Xhibrili) Që ka mendje precize dhe që u përqëndrua në formën e vet (reale). Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë (nga lindja). Pastaj u lëshua dhe iu afrua. E ishte afër sa dy harqe (dy kutë) apo edhe më afër. Dhe i shpalli robit të Tij atë që ia shpalli. Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy). A po i bëni polemikë atij për atë që ka parë? Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër. (E ka parë) tek Sidretul Munteha. Që pranë saj është xhennetul Me’va (kopsht strehimi i…) Atëherë kur Sidrën e mbuloi çka e mbuloi. Shikimi (i Muhammedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi. Ai (Muhammedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet. (En-Nexhm, 1-18)

Në Miraxh, Muhammedi, s.a.v.s., ka kontaktuar pa ndërmjetësues me Allahun e Lartësuar. Gjatë kësaj Muhammedit, s.a.v.s., iu shpallën dy ajetet e fundit të sures el-Bekare, iu caktuan pesë namazet ditore dhe iu dhurua e drejta për shefat. I Dërguari i Allahut, s.a.v.s., në Miraxh ka parë Xhennetin dhe Xhehennemin si dhe banorët e tyre. Ka parë shenja të tjera të cilat me lejen e Allahut, xh.sh., i janë treguar. Çdo besimtar përpiqet që ta ripërtëritë miraxhin, ngritjen e tij shpirtërore, të cilat në fakt janë rilindja e tij shpirtërore. Dhe ashtu siç Muhammedi, s.a.v.s, në miraxh ka kontaktuar me Allahun e Lartësuar, ashtu edhe çdo besimtar në namaz kontakton me Allahun dhe ngjitet mbi këtë botë materiale në botën e afërt të Allahut. Për këtë arsye namazi është miraxhi i besimtarit. 

Me rastin e Lejletu-l-miraxhit falet namazi i veçantë i nafiles. Ky namaz nafile përbëhet prej njëzet rekateve. Selam jepet pas çdo dy rekati. Në çdo rekat, gjatë qëndrimit në këmbë, lexohet Fatihaja (El-hamdulil-lahi, M.A.) dhe njëherë Kul huall-llahu ehad (Sureja Ihlas, M.A.). Pas namazit lexohet: 

– «Subhanall-llahi vel hamdulil-lahi ve la ilahe il-lall-llahu vall-llahu ekber” (njëqind herë);
– Istigafar (Estagfirull-llahi, njëqind herë), dhe
– All-llahume sal-li ala Muhammed ve ala ai Muhammed (njëqind herë),

Pas kësaj kërkohet ajo që dëshirohet nga Allahu, xh.sh. [1] 

Preferohet që ky namaz nafile të falet pas namazit të jacisë, ndërsa para se të falet namazi i vitrit. Mund të falet me xhemat, mirëpo më mirë është që të falet vetëm dhe në vetmi. 

Nijeti për këtë namaz është: “»Nevejtu en usallije lillahi teala salate lejletil-mi’radži edaen mustakbilel kibleti Allahu ekber.”
O Allahu i Plotfuqishëm, bashkoi zemrat tona në fe dhe dashuri. Forcoi hapat tonë në të vërtetën dhe të drejtën. Forcona dëshirën tonë për vëllazëri dhe bashkëjetesë. 

Amin! 

Procesi mësimor i shkollës shqipe «Naim Frashëri» në Oslo!

Sikurse edhe viteve të kaluara, edhe sivjet shkolla shqipe “Naim Frashëri” në Oslo zhvilloi procesin mësimor në kuadër të QIKSHN-së.

Procesi mësimor filloi në Shtatorit të vitit 2013 dhe përfundon me 1 Qershor 2014.

Në shkollën shqipe “Naim Frashëri” nxënësit vijuan mësimin 44 nxënës dhe atë me sa vijon:

1. Alaban Huneli

2. Armend Huneli

3. Aurela Dema

4. Albin Bakiji

5. Aurela Murtezi

6. Arbesa Sulejmani

7. Altina Bela

8. Anesa tahiri

9. Alban Bajrami

10. Abush Kaloshi

11. Blearta paloja

12. Benjamin Bulliqi

13. Besiana Asani

14. Besart kaloshi

15. Besim Dema

16. Besmira kaloshi

17. Bleron Shkreta

18. Blerona Ademi

19. Desnis Kuka

20. Djellona Bulliqi

21. Dian Fetishi

22. Edi Provoliu

23. Elmadina Bulliqi

24. Ermira Kaloshi

25. Elisa Kaloshi

26. Elisa Bakiji

27. Ensar bulliqi

28. Fisnik Bela

29. Faton Qamili

30. Hasan Bulliqi

31. Isma Vila

32. Jeton Qamili

33. Melisa Bakiji

34. Luan Kaloshi

35. Laureta Bajrami

36. Leutrim Sulejmani

37. Lirije Bulliqi

38. Ornela Gashi

39. Premtim Bela

40. Vullnet Veseli

41. Vildan Veseli

42. Verov Vila

43. Elvaris Isakaj

44. Ardiana Asani

Mësimdhënës : Imri  Trena

Që nga muaji Shkurt 2014, angazhohet edhe mësimëdhënësi: Ramiz Kuqi për klasët e V, VI, VII dhe të VIII.

Procesi mësimor në QIKSHN gjatë vitit shkollor 2013/2014!

Sikurse edhe viteve të kaluara, edhe sivjet shkolla Islame «Urtësia» zhvilloi procesin mësimor në kuadër të QIKSHN-së.

Procesi mësimor  filloi në  Shtatorit të vitit 2013 dhe përfundon me 01. Qershor 2014.

Në shkollën Islame «Urtësia» nxënësit vijuan mësimin  në bazë të grupmoshave dhe atë me sa vijon:

 

Nxënësit e leximit të Kuranit (Hatme)- grupmosha e të rriturve.

1. Hxh.  Ziber Deari

2. Hxh.  Muhamed Neziri

3. Hxh. Abdulxhemil  Zeneli

4. Hxh. Abdul Kerim

5. Berat Rexhepi

6. Hxh. Mustaf Ajruli

7. Hxh. Nexhat Tahiri

(Këta nxënës kan lexuar Kur’anin për së dyti deh për së treti)

 

Grupmosha e të rinjëve të cilët  lexojnë Kur`an:

1. Edin Rexhepi

2. Lejla Rexhepi

3. Aida Rexhepi

4. Benjamin Esati

5. Ilmi Esati.

( Këta nxënës kan filluar leximin e Kur’anit për së dyti dhe për së treti)

 

Grupmosha  e të vegjëlve të cilët lexojnë Kur`an:

1. Behar Kovaqi

2. Ajdin Latifi

3. Almire latifi

4. Valmir Jakupi

5. Alban Bajrami

6. Ardian fetishi

7. Ardiana Asani

8. Besmira Kaloshi

9. Elisa Kaloshi

10. Xhejda Jurushi

11. Vullnet Zenuni

12. Sara Fejzullahi

13. Elham Ollomani

14. Semir Latifi

15. Emine Ollomani

16. Xhelal Jurushi.

(Këta nxënës janë para  përfundimit  të leximit të Kur’anit )

 

Nxënësit  të cilët mësuan  bazat e fesë Islame  te profesor Fatmiri  dhe prof. Fati Abdi:

1. Elmedina Bullici

2. Diellza Bullici

3. Benjamin Bullici

4. Ensar Bullici

5. Lirije Bullici

6. Hasan Bullici

7. Altina Bela

8. Isma Vila

9. Veron Vila

10. Melisa Bakiu

11. Albin Bakiu

12. Enis Isakaj

13. Fisnik Bela

14. Premtim Bela

15. Lavdrim Latifi

16. Halime Bexheti

17. Nermine Bexheti

18. Laureta Bajrami

19. Anesa Fehimi

Pra mund të themi se gjatë vitit shkollor  2013/2014 në shkollën  ”Urtësia” mësuan 47 nxënës  dhe mësimi  përfundon me 01. Qershor 2014 ku edhe do të organizohet manifestimi i përfundimit të vitit shkollor dhe do të bëhet duaja e Hatmës pas namazit të drekës.

Mbesim me shpresë se vitin e ardhëshëm të filloj procesi  i mësimit shkollor në kohë dhe interesimi i prindërve për ti regjistruar fëmijët e tyre të jet më i madhë.

Dr. Musli Verbani

Imam në QIKSHN

Ushqim tradicional shqiptarë në qendër të Oslo’s!

Norvegjija festoj ditën kombëtare të saj «17. majin». Fest e cila është festa më madhështore e Norvegjisë. Viteve të kaluare për këtë fest kishin promovuar ushqimet tradicionale të tyre shumë popuj të cilët jetojnë në Norvegji.

Këtë vitë ishtë ndryshe  nga  vitet e kaluara, sepse Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji e cila në kuadrin e saj ka “Sektorin e motrës muslimane” dhe «Sektorin e rinis muslimane» organizoi që në këtë fest të promovohen edhe ushqimet tradicionale Shqiptare.

Nënat shqiptare pregaditën ushqimet tradicionale dhe i plasuan në treg të qendrës së Oslos me flamurin kombëtar Shqiptarë. Prej të gjitha ushqimeve tjera, ushqimi tradicional shqiptar ishte prej ushqimeve më të kërkuara dhe vizitorë me ëndje shijonin ushqimin tradicional shqiptarë,

QIKSHN  nëpërmjet kësaj forme të organizimit prezanton kulturën dhe traditën  shqiptare  dhe me atdhedashuri  ruan traditën kulturën dhe ushqimet tradicionale shqiptare.

QIKSHN falenderon të gjith ata të cilët kontribuan në sjelljen e ushqimeve  dhe të gjith të tjerët të cilët ndihmuan  në këtë aktivitet.

Ushqime shqiptare në ditën e pavarësisë së Norvegjisë!

Sot Norvegjia feston 200 vjetorin e pavarësisë, dhe me këtë rast Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji me seli në Oslo, në bashkëpunim me anëtarët e sektorit të gruas dhe atij të rinisë, si dhe vullnetarë të tjerë kryesisht nga xhemati i xhamisë së QIKSH-Norvegji kanë hapur standin e ushqimeve tradicionale shqiptare duke e servuar dhe shitur për miliona banorë të parajsës skandinave që sot masivisht vërshojnë rrugët e kryeqendrës.

Kjo është hera e parë që komuniteti shqiptar i Norvegjisë të ketë një organizim të tillë. Blerësit janë shprehur të kënaqur nga cilësia dhe shija e ushqimeve.

Të ardhurat nga ky organizim shkojnë në fondin e QIKSHN-së, për financimin e projektit madhështor në ndërtimin e Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare. Ushqimi shqiptar do të shitet edhe nesër në të njëjtin vend, pra në Grønland përballë McDonalds!

Shiqoni fotografit duke shtypur këtu…

Ditë markedi në Grønland!

Qendra Islamike Kulturore Shqiptare organizon shitje ushqimore në Grøndland, më datë 16, 17 dhe 18. Mai 2014 nga ora 09:00 deri në orën 19:00.

Do të shërbehet një përzierje ushqimesh tradicionale shqiptare dhe ushqim skare. Ne gjithashtu do të shërbejmë edhe lloje të ndryshme të tortave, vafle, kafe dhe pije të ndryshme freskuese.

Ne shpresojmë se ka shumë nga ju që duan të na ndihmojnë të pregatisim ushqime të nryshme tradicionale shqiptare që ne mund të shesim për të ardhurat e xhamisë.

Bëni një qëllim për sadaka.

Ne gjithashtu kemi nevojë për ndihmë personeli që të mund të na ndihojnë me shitje dhe gatishmëri. Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë përgjegjësit kryesore Berat (95233546) ose Florim (45454210).

Zoti ju shpërbleftë!

 

Me respekt

Stafi organizativ pran QIKSHN-së

Ktheu në krye të faqesKtheu në krye të faqes

Festat e ardhëshme

Kalendari

februar 2017
mandag tirsdag onsdag torsdag fredag lørdag søndag
30.01.2017 31.01.2017 01.02.2017 02.02.2017 03.02.2017 04.02.2017 05.02.2017
06.02.2017 07.02.2017 08.02.2017 09.02.2017 10.02.2017 11.02.2017 12.02.2017
13.02.2017 14.02.2017 15.02.2017 16.02.2017 17.02.2017

Kategori: Festat kombëtarePavarësia e Kosovës

Pavarësia e Kosovës
18.02.2017 19.02.2017
20.02.2017 21.02.2017 22.02.2017

Kategori: GeneralVinterferie - Alle skoler

Vinterferie - Alle skoler
23.02.2017

Kategori: GeneralVinterferie - Alle skoler

Vinterferie - Alle skoler
24.02.2017

Kategori: GeneralVinterferie - Alle skoler

Vinterferie - Alle skoler
25.02.2017 26.02.2017

Kategori: GeneralFastlavn

Fastlavn

Kategori: GeneralFull måne [Hëna e plotë]

Full måne [Hëna e plotë]
27.02.2017 28.02.2017

Kategori: Festat islame01. Xhumadel-Uhra 1438 H

01. Xhumadel-Uhra 1438 H
01.03.2017 02.03.2017

Kategori: Festat islame02/03. Rexhep 1438 H - Lejl. Regaib]

02/03. Rexhep 1438 H - Lejl. Regaib]
03.03.2017

Kategori: Festat islame02/03. Rexhep 1438 H - Lejl. Regaib]

02/03. Rexhep 1438 H - Lejl. Regaib]
04.03.2017 05.03.2017

Festat e ardhëshme

  • , 31.12.2016 – Nyttårsaften
  • , 01.01.2017 – Første nyttårsdag [Dita e parë e vitit të ri]
  • , 28.01.2017 – Full måne [Hëna e plotë]
  • , 29.01.2017 – 01. Xhumadel-Ula 1438 H
  • , 17.02.2017 – Pavarësia e Kosovës
  • , 22.02.2017 – Vinterferie - Alle skoler
  • , 26.02.2017 – Fastlavn
  • , 26.02.2017 – Full måne [Hëna e plotë]
  • , 28.02.2017 – 01. Xhumadel-Uhra 1438 H
  • , 02.03.2017 – 02/03. Rexhep 1438 H - Lejl. Regaib]