Monthly Archives: september 2016

Urime Festa e Kurban Bajramit!

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, shfrytëzojme rastin që në emër të Kryesisë së Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji t’ju urojme të gjithë besimtarëve të fesë islame kudo që ndodhen festën e Kurban Bajramit.

Me dëshirë që kjo ditë e shënuar të jetë ditë e përforcimit tonë ndaj besimit, sakrificës dhe tolerancës, forcimit të zemrave tona drejtë shkallëve më të larta të devotshmërisë.

Në këtë ditë të shënuar për muslimanët, të përkujtojmë edhe sakrificën e  invalidëve të luftës, familjeve të dëshmorëve, familjeve të të burgosurve dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut për vendin tonë.

Është kjo ditë kur dëshmohet sakrifica dhe solidariteti ndaj skamnorëve dhe ndaj njëri tjetrit, prandaj lusim Zotin që për këtë të shpërblejë të gjithë ata që sakrifikuan, për mundin e dhënë.

Le të shërbejë kjo festë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.

Andaj të gjithë besimtarëve kudo që janë urojmë festën e Kurban Bajramit, me shpresë se ndër ne dhe kudo në botë të mbretërojë paqja, qetësia dhe toleranca.

Me respekt,

Kryesia e QIKSHN’së

Festa e fëmijëve me rastin e Kurban Bajramit!

Kurban Bajrami

Festa e Kurban Bajramit bëhet edhe më e bukur me ju fëmijë të dashur!

Kryesia e Sektorit të Femrës në kuadër të QIKSHN-it, organizon Festën e fëmijëve me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Festa e fëmijëve do të mbahet më datë 17.09.2016 (E Shtunë) me fillim ne ora 14:00 dhe zgjat deri në ora 18:00.

Të drejtë për pjesmarje kanë nënat dhe te gjithë fëmijët e moshës deri më 12 vjet!

Lusim të gjithë nënat që të marrin me vete ndonjë ushqim dhe një dhuratë simbolike me vlerë kr. 50,-.

Të gjithë të interesuarit duhet të lajmrohen/tregojnë numrin e fëmijëve që do të marrin pjesë dhe moshën e tyre.

Ju mirëpresim te gjithëve për një festë të bukur së bashku.

Me respekt,
Kryesia e Sektorit të Femrës – QIKSHN
https://www.facebook.com/events/854474801351780/