Monthly Archives: august 2017

Festë për fëmijët me rastin e Kurban Bajramit!

Festa e Kurban Bajramit bëhet edhe më e bukur me ju fëmijë të dashur!
 
Kryesia e Sektorit të Femrës në kuadër të QIKSHN-it, organizon Festë për fëmijët me rastin e Festës së Kurban Bajramit.
Festa për fëmijët do të mbahet më datë 02.09.2017 (E Shtunë) me fillim në ora 14:00 dhe do të zgjat deri në ora 18:00.
Të drejtë për pjesmarrje kanë nënat dhe të gjithë fëmijët e moshës deri më 12 vjet!
Ju mirëpresim të gjithëve për një festë të bukur së bashku!
 
Me respekt,
Kryesia e Sektorit të Femrës – QIKSHN

Një kurban për skamnor!

Festa e Kurban Bajramit!

Të nderuar anëtar,

Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji ju informon se dita e parë e Kurban Bajramit sipas parashikimeve të Bashkësisë Islame të Norvegjisë (IRN) do të jetë ditën e Premte më 01.09.2017.

Programi i ditës:

  • Falja e namazit të sabahut (ora 05.30)
  • Ligjërata nga imami i përkohshëm i QIKSHN
  • Falja e namazit të Kurban-Bajramit  (ora 07.00)

Adresa: Sverre gate 8, 0652 OSLO

Për më shumë informata në lidhje me vendimin e Bashkësisë Islame të Norvegjisë (IRN), ju mund të lexoni këtu…

Ata që dëshirojnë të kërkojnë pushim nga punëdhënësi apo pushim për fëmijët e tyre nga shkolla, mund të shkarkojnë kërkesën për pushim këtu…

Me rrespekt

Kryesia i QIKSHN-së