Monthly Archives: desember 2017

Vizitë për në Umrah!

Të nderuar anëtarë të QIKSHN’së,

I informojmë të gjithë anëtarët e QIKSHN’së që kan vendosur të udhtojnë për vendet e shenjta për të kryer – Umrah.

Sipas rregullave të reja Ambasada e Shteteve Arabe tash kërkon nga secili person që dëshiron të udhtojë për në Shtetet Arabe e ka patjetër që të siguroj vërtetim (attest) në gjuhën angleze nga qendra fetare (xhamia) ku personi është anëtarë që konfirmon se a i takon personi fesë islame apo jo.

Ditëve të fundit ka pasur shumë kërkesa për vërtetime të tilla dhe ne jemi munduar të bëjme¨të pamundshmen për t’ju siguruar anëtarë tane një vërtetim të tille.

Ne i lusim të gjithë atyre që kan vendos të udhtojnë për në Shtetet Arabe për te kryer Umrah që të na drejtohen në telefon 974 66 371 nga ora 16.00 – 18.00 ose të na shkruani e-post në adresën [email protected] që të mundemi t’ju sigurojmë vërtetimet sa më shpejte që të jetë e mundur.

Pa një vërtetim të tille Ambasada e Shteteve Arabe nuk do t’ju lëshon vizën për Umrah, prandaj na kontaktoni me kohë dhe mos prisni momentin e fundit.

Të gjithë atyre që ju nevojitet një vërtetim i tille, qendra jone do t’ua dërgohen vërtetimi në post pasi që dokumenti duhet të jetë origjinal. Kopje nuk pranohet.

Me respekt,
Kryesia e QIKSHN’së