Monthly Archives: februar 2018

Urime 10 vjetorin e pavarsis Kosovë!

17 Shkurti

Ditë e «bardhe agoi për ne. 
Për ketë komb, e për ketë dhe. 
Tija lamë vuajtjet, ‘historisë, 
faqe t ‘mbarë, sot kemi nisë! 
Na erdhe ditë e pavarësisë! 

Lumë si ne. q ‘ka pritem sot, 
rrëkajë me gjak, e la me lot! 
Fat, kjo ditë, na banë me u gëzu, 
qindra vjet kemi luftu. 
Mos dhentë «Zoti me u harru»! 

Gjithandej o ju shqiptarë! 
Një uratë, për ditë te mbarë! 
për gjak shqipeje, nder damarë! 
Me kismet n ‘bashkim kombëtarë! 

Qeshni o pllaja, fusha kodra, 
«bjerë lahutë, e ju o lodra! 
Kombi jonë nuk shuhet kurrë, 
se kem shqipen, mbi flamur, 
Kjo ditë shkurti, shtatëmbëdhjetë, 
«qoftë bekue, jetë me jetë»! 
Por një gjë e kem nga t ‘paret, 
«mos harro gjakun e varret»! 
Se askush te ndamë, s’na donë»! 
gjama, brezat na i mallkon! 
S’do ketë kush, se q ‘ka këndon.

Autor: Sahit Shala