Monthly Archives: mars 2018

Ligjërat fetare me hoxhë Behar Mjekiqi!

Të nderuar anëtarë të QIKSHN’së,

Kemi nderin dhe kënaqësin që t’ju njoftojmë se ditën e Premte më datë 16.03.2018, mysafir special në xhaminë tonë do të kemi hoxhën e mirënjohur ef. Behar Mjekiqi.

Hoxha i nderuar do të mbajë ligjëratën dhe hytben e xhumasë.

Ligjërata do të fillon në ora 11:30 dhe do të zgjasë deri më ora 12:30.

Falja e namazit të xhumasë do të bëhet në ora 12:30.

Ligjëratët do të mund ta ndiqni Live edhe në Facebook profilin e QIKSHN’së.

Ju mirëpresim të gjithëve!

Me respekt,
Kryesia e QIKSHN’së

U themelua sektori i rinisë muslimane pran QIKSHN!

Në mbledhjen e tretë të organizuar nga rinia muslimane pran QIKSHN’së që u mbajt dje më 08.03.2018 u themelua Sektori i Rinisë Muslimane pran QIKSHN-së.

Në këtë takim u zgjodh edhe krysia e Sektorit të Rinisë Muslimane pran QIKSHN’së i përbërë nga 4 anëtarë dhe ate dy djemë dhe dy vajza.

Kryesia u zgjodhë në mënyr legjitime dhe me shumicë votash.

Në kryesinë e sektorin të rinisë muslimane u zgjodhën këtë persona:

Grupi i vajzave:

  • Doruntina Neziri (kryetare) – E-post: doruntina.neziri@qiksh.no
  • Almire Latifi (zëvendëse) – E-post: almire.latifi@qiksh.no

Grupi i djemëve:

  • Imran Iseni (kryetar) – E-post: imran.iseni@qiksh.no
  • Ajdin Latifi (zëvendës) – E-post: ajdin.latifi@qiksh.no

Sektori i Rinisë Muslimane do të angazhohet në organizimin e aktiviteteve të ndryshme sportive, organizmin e seminatereve të ndryshme, ndihmë për zgjidhjen e detyrave shkollore për fëmijët që ndjekim mësimin në ciklin e ulët shkollor, organizimin e festave kombëtare, mbremje ne kinema, shëtitje të ndryshm, kurse të ndryshme, etj…

Njëherit ju bëjmë thirrje të gjithë të rinjëve që dëshirojnë të jenë pjesë e sektorit tonë që të na kontaktojnë dhe të në bashkohen neve në organizimin e aktivitete rinore.

7 Marsi – Dita e mësuesit!

Me rastin e festës së 7 Marsit – Ditës së mësuesit dy shkollat pranë QIKSHN-së, ajo e gjuhës shqipe «Naim Frashëri» dhe e mësim-besimit islam «Urtësia» do të organizojnë një kremt festime me nxënësit që vijojnë mësimin në këto dy shkollat.

Manifestimi i 7 Marsit do të mbahet ditën e Diel më 11.03.2018 në ora 13:00 në lokalet e QIKSHN’së në adresën Sverres gate 8, 0652 Oslo.

Në këtë manifestim do të flitet edhe për:

  • 17 Shkurtin – Ditën e pavarësisë së Kosovës,
  • 8 Marsin – Ditën e nënëva,
  • 24 vjetorin e shkollës shqipe në Oslo «Naim Frashëri»,
  • Rënien e heroit kombëtar – Komandantit legjendar Adem Jashari,
  • Shkollën e parë shqipe në Korçë

Nxënësit e të dy shkollave do të recitojnë poezi, vjersha dhe recitime të ndryshme.

Ndërsa prindrit luten që fëmijët e tyre t`i sjellin në ora 12:00, kurse grupi i hatmës duhet të jenë prezent në qendrë në ora 11:00.

Programi do të fillon në ora 13:00 dhe ne dëshirojmë që të dy prindërit të jenë pjesëmarrës në këtë manifestim.

Të mirëseardhur janë edhe familjarët dhe miq nga shoqëria e juaj!

Gjithashtu nga tradita që kemi është mirë të sillni diçka nga gatimet tuaja për këtë festë si desertë, qifle, ëmbëlsira dhe ndonjë pije freskuese.

Me respekt,

Këshilli prindrorë pran dy shkollave të QIKSHN-së