Monthly Archives: juni 2018

QIKSHN ju uron festën e Fitër Bajramit!

Anëtarë të nderuar, besimtarë të dashur ju përcjellim bekimet e All-llahut Fuqiplotë deri tek ju me shpres që ky muaj i madhërishëm të ketë lënë gjurmë të pashlyera në shpirtin tonë!

Përcollëm muajin më të veçantë, muajin e Kur’anit fisnik, muajin e edukimit dhe humanizmit, muajin e shenjtë të Ramazanit në të cilin ne të gjithë e shprehëm dashurinë dhe besimin tonë të sinqertë e të paskajshëm ndaj Krijuesit të të gjitha botërave, Allahut Fuqiplotë. Muaj i cili karakterizohet me plot adhurim, urtësi, porosi, kulturë, moral, vetëdijsim, ringjallje shpirtërore e trupore, me korniza të definuara pozitivisht dhe me koncept shumëngjyrësh e shumëdimensional. Ramazani si muaj që simbolizon sakrificën dhe gadishmërinë e besimtarit të denjë islam për të hequr dorë në emër të Allahut nga të mirat e kësaj bote, shpresoj të ketë forcuar edhe më shumë bindjen tonë e të ketë fisnikëruar shpirtin e çdo muslimani. 

Gjatë muajit të Ramazanit, përmes Kur’anit, namazit, agjërimit dhe durimit , përmes mirësisë dhe humanitetit, kuptuam filozofinë e këtij muaji të shenjtë, i cili shërbeu si udhërrëfyes në drejtim të mënjanimit të të gjitha dukurive devijuese dhe destruktive shoqërore. Ngase feja Islame preferon dashurinë përballë urrejtjes, moralin përballë jomoralit, tolerancën përballë tensionimeve , respektin përballë dhunës, kujdesin përballë neglizhencës, solidaritetin përballë egoizmit. 

Të dashur vëllezër dhe motra besimtarë!

Me rastin e kësaj feste botërore Islame bëjëm thirrje tek çdo besimtar musliman që të praktikon me përkushtim porosinë e Pejgamberit tonë a.s kur thoshte: “Kush e gjallëron Natën e Bajramit, përmes leximit të Kur’anit, faljes së namazit, të përkujtuarit madhërinë e Zotit në forma të ndryshme , zemra dhe shpirti i tyre do të mbetet i gjallë në Ditën kur të gjitha zemrat do të pushojnë nga gjallëria”.

Sot të gjithë Ne duhet të tregojmë nivelin e kulturës fetare dhe karakterin e personalitetit tonë duke ia shtri dorën gjithsecilit dhe duke ia hapur derën gjithkujt.  Sot duhet të kërkoni falje nga dikush që ndoshta pa dashje e keni lënduar, dikë me të cilin ndoshta nuk jeni përshëndetur gjatë kohë. Sot dhe vazhdimisht, duhet të përputhemi ideologjikisht dhe shpirtërisht, le të mos ketë individ e as grupe që bëjnë çrregullime dhe huti në shoqëri. Të jemi mikëpritës të mëdhej, fytyrat tona le të buzëqeshin pandërprerë, të ripërtërihen lidhjet shoqërore e njerëzore me dashuri, sinqeritet e vëllazërim. Ne, sot dhe gjithmonë do të jemi afër të varfërve, afër të sëmurëve, skamnorëve dhe jetimëve dhe afër gjithë atyre që kanë nevojë për dorën tonë të shtrirë.   

Besimtar të nderuar!

Duke ju dëshiruar gëzime dhe lumturi në këto ditë festive të Bajramit, i ftojmë të gjithë besimtarët islam, si dhe të gjithë njerëzit tjerë me vullnet të mirë që të kultivojnë vlera njerëzore dhe civilizuese, të shprehin dashuri ndaj familjes, miqëve dhe fqinjëve, të respektojnë konceptin universal për lirinë dhe të drejtat e njeriut e të nderojnë ndryshimet me të cilat na ka karakterizuar Allahu.

Anëtarë të nderuar të QIKSHN-së dhe musliman të nderuar në trojet tona shqiptare dhe në gjithë diasporën tonë të respektuar qofshit të gëzuar përgjithmon, Allahu ju bekoft dhe me fat Fitër Bajrami!

Me respekt,

Kryesia e QIKSHN-së

Festa e Fitër Bajramit!

Të nderuar anëtarë,

Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji shpreh rastin që t’ju informojë se dita e parë e Fitër Bajramit është dita e Premte më 15. Qershor 2018.

Falja e namazit të Fitër Bajramit do të bëhet në ora 06:30 në lokalet e QIKSHN-së në Sverres gate 8, 0652 Oslo, ndërsa namazi i sabahut do të falet në ora 03.09.

Ju prefererojmë që të udhëtoni me transport kolektiv duke e parë parasysh se xhamija nuk posedon vendparkime dhe secili anëtarë është i detyruar që të gjejë vendparkim vetë.

Me respekte

Kryesia e QIKSHN’së

Urime nata e madhe e Kadrit!

Të nderuar anëtarë,

Kryesia e QIKSHN, ju uron natën e madhe të Kadrit e cila parashihet të jetë nesër e Hënë më 11.06.2018.

Rreth natës së Kadrit

Kurani si dhe tradita profetike, e theksojnë rëndësinë dhe vlerat e mëdha të natës së Kadrit. Madje, Kurani përmban dhe një sure e cila mban këtë emër dhe flet pikërisht për këtë natë.

“Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet. Paqe është ajo deri në lindjen e agimit.” (Kadr, 1-5)

Kurani i lartësuar e ka graduara këtë natë, saqë edhe emrin ia ka vënë pikërisht “Nata e Vlerës dhe shkallës së lartë – Kadr”. E çfarë vlere dhe grade më të lartë mund të ketë një natë, sesa të konsiderohet si nata më e mirë se njëmijë muaj të tjerë që nuk kanë natë Kadri?

Njëmijë muaj, janë të barabartë me 83 vite e katër muaj. Kjo natë është më e mirë se një jetë e gjatë e jetuar nga njeriu, një jetë e afërt me një shekull.

Në këtë natë, zbresin melekët e rahmetit, mirësisë dhe bereqetit, në këtë natë valëvitet paqja deri në agim. Në traditën profetike, gjejmë shumë hadithe lidhur me vlerat e natës së Kadrit dhe kërkimin e kësaj nate në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Ebu Hurejre transmeton se Profeti a.s ka thënë:”Kush falet natën e Kadrit me besim dhe shpresë, i falen gjynahet që ka vepruar më parë.” (Buhari)

Profeti Muhamed a.s na paralajmëron dhe na këshillon që kjo natë mos na gjejë indiferentë dhe gafila, por duke u falur dhe lutur. Privimi nga adhurimi i kësaj nate, është privim nga shumë të mira dhe shpërblim hyjnor. Ai u thoshte shokëve të tij:”U ka ardhur ky muaj, në të cilin gjendet nata që është më e mirë se njëmijë muaj. Kush privohet prej kësaj nate, është privuar nga çdo e mirë dhe nuk privohet nga mirësitë e saj, veçse një i mjerë.” (Ibnu Maxheh)

E si të mos jetë i mjerë, ai që humbet shansin që është më e mirë se tridhjetë mijë shanse?

Ai që humbet një marrëveshje nga e cila do të dilte 100 % i fituar, sigurisht që do të mallkonte veten. Ç’mund të themi për dikë që humbet një shans nga i cili do të dilte tre milion % i fituar?

Në cilën natë?

Nata e Kadrit është gjatë muajit të Ramazanit, sepse është nata kur filloi shpallja e Kuranit dhe ky proces nisi në muajin e Ramazanit. Thotë Zoti në Kuran:”Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja).” (Bekare, 185)

Nga një sërë hadithesh, kuptohet qartë që nata e Kadrit është në dhjetë ditshin e fundit të Ramazanit. Vetë Aishja tregon:”I dërguari i Zotit a.s mbyllej në itikaf dhjetë ditët e fundit dhe na thoshte:”Kërkojeni natën e Kadrit në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit!” (Buhari dhe Muslim)

Tregon Ebu Seid, se profeti Muhamed a.s doli në mëngjesin e ditës së njëzet të Ramazanit dhe u tha njerëzve:”Unë e dija natën e Kadrit, por e harrova, prandaj kërkojeni në dhjetë ditshin e fundit, ditët teke!” (Buhari dhe Muslim)

Meqë fillimi i ditës së Ramazanit ndryshon nga një vend në një tjetër, siç vihet re, netët teke në disa vende, janë çift në vende të tjera, prandaj dhe lipset që nata e Kadrit të kërkohet në të gjitha netët e dhjetë ditëve të fundit.

Nata e Kadrit, ka mundësi më të mëdha që të jetë në shtatë ditshin e fundit të Ramazanit. Transmetohet nga Ibnu Umer, se disa burra nga shokët e Profetit a.s, i thanë se e kishin parë natën e Kadrit në ëndërr, në shtatë ditshin e fundit. Profeti a.s u përgjigj:”Shoh që ëndrra juaj përkon me shtatë ditshin e fundit. Prandaj, kushdo që e kërkon këtë natë, le ta kërkojë shtatë ditshin e fundit.” (Buhari dhe Muslim)

Po nga Ibnu Umer, transmetohet të ketë thënë:”Kërkojeni dhjetë ditshin e fundit. Nëse dikush prej jush ligështohet dhe e ka të pamundur, le ta kërkojë në shtatë ditshin e fundit.” (Ahmed dhe Muslim)

Shtatë ditët e fundit të Ramazanit, fillojnë nga nata e 23 nëse muaji është 29 ditë, ose nga nata e 24 nëse muaji është 30 ditë.

Ubej ibnu Kab dhe Ibnu Abasi mendonin se nata e Kadrit ishte natën e 27 të Ramazanit. Madje, Ubej ibnu Kab betohej se nata e Kadrit është natën e 27 të Ramazanit, për disa shenja që i kishte vënë re, gjë e cila mandej u përhap tek masat e gjera të myslimanëve, saqë tani kjo natë festohet dhe njihet si nata e Kadrit.

Në fakt, ajo që dihet është se nuk ka asgjë të sigurt lidhur me këtë pretendim. Mendimet lidhur me natën e Kadrit, i ka numëruar Ibnu Haxheri, i cili thotë se janë 46 mendime të ndryshme.

Por, mendimi më i qëlluar mbetet ai që thotë se kjo natë është në një nga netët teke të dhjetë ditshit të fundit të Ramazanit dhe se nata e Kadrit ndryshon nga një vit në tjetrin, gjë e cila kuptohet nga tërësia e haditheve të lartpërmendura.

Sipas dijetarëve medh-hebit Shafi, nata e Kadrit mund të jetë nata e 21 e Ramazanit, kurse tek dijetarët e tjera mund të jetë nata e 27.

Urtësia e fshehtësisë së saj

Ka shumë urtësi në fshehtësinë e kësaj nate. Nëse të gjithë do e dinim me përpikmëri natën e Kadrit, vendosmëria dhe vullneti gjatë Ramazanit do të pësonte rënie. Njerëzit, thjesht do i kushtonin rëndësi dhe vëmendje pikërisht kësaj nate, të cilën do e kalonin në adhurim dhe punë të mirë dhe kaq. Prandaj, fshehja e saj shihet si një motivim për më shumë punë gjatë gjithë muajit dhe një dyfishim i punëve të mirë sidomos gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit. Sigurisht, nga kjo ka vetëm mirësi për individin dhe umetin mysliman.

E njëjtë me fshehtësinë e natës së Kadrit, është dhe ora e pranimit të lutjes ditën e Xhuma, ashtu siç është dhe fshehtësia e emrit më të madh të Zotit, me të cilin nëse dikush e lut Zotin, i përgjigjet dhe ia pranon lutjen. Këto të treja, janë ruajtur të fshehta me qëllim që ne ta lusim dhe adhurojmë Zotin sa më shumë.

Transmeton imam Buhariu nga Ubade ibnu Samit, se profeti Muhamed a.s doli tu tregojë myslimanëve natën e Kadrit. Me të dalë, ai u ndesh me dy burra myslimanë të cilët po grindeshin me njëri-tjetrin. Profeti a.s, tha:”Dola tu tregoj kur është nata e Kadrit, por për shkak se filani dhe filani po grindeshin, e harrova. Ndoshta është më e hajrit për ju.”

Shenjat e natës së Kadrit

Kjo natë kaq e madhe, ka shenjat e saj, të cilat nuk vihen re, vetëm pasi të ketë lindur dita e re. Ndër këto shenja është se dielli i ditës që pason natën e Kadrit, lind pa reze, ose është i kuq dhe ndriçim të zbehtë.

Një shenjë tjetër që thuhet, është dhe shiu i lehtë që mund të bjerë natën e Kadrit, era dhe se ajo natë, është e hapur, as e nxehtë dhe as e ftohtë.

Të gjitha këto shenja, nuk janë të prera dhe nuk arrijnë në gradën e sigurisë së plotë. Ato mund të gjenden ose jo, sipas vendit dhe stinës. Ka vende myslimane ku shiu bie pa pushim, të tjera ku ka vite që nuk bie shi, të tjera që vuajnë nga të ftohtit dhe të tjera që vuajnë nga i nxehti.

Natë për të gjithë apo e specifikuar?

Një çështje tjetër e diskutuar dhe e studiuar nga dijetarët, është nëse nata e Kadrit është specifike për disa njerë, të cilëve u shfaqet në ëndërr dhe me disa shenja, gjë e cila nuk u ndodh njerëzve të tjerë, apo është e përgjithshme, për të gjithë myslimanët dhe sevapi i saj u jepet të gjithë atyre që e kalojnë këtë natë në adhurim?

Një grup dijetarësh kanë mendimin e parë, se kjo natë është vetëm për disa njerëz. Mendimin e tyre ata e bazojnë në hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejres:”Kushdo që e kalon natën e Kadrit me adhurim…”

Ata e argumentojnë edhe me hadithin e Aishes, e cila e pyeti Profetin a.s:”O i dërguar i Zotit, çfarë të them nëse e arrij natën e Kadrit?” Profeti a.s i tha:”Thuaj:”O Zot! Ti je falës, e do faljen prandaj më fal mua!” (Ibnu Maxheh dhe Tirmidhij)

Përkimin e adhurimit me natën e Kadrit, këta dijetarë e interpretuan si dijen për këtë natë, gjë e cila është kusht për fitimin e sevapit specifik të kësaj nate.

Dijetarët e tjera, mendojnë se përkimi i adhurimit me natën e Kadrit, do të thotë që të ndodhin në të njëjtën kohë, edhe pse besimtari mund të mos e dijë. Për adhurimin e natës së Kadrit, nuk kushtëzohet shikimi apo dëgjimi i diçkaje të veçantë.

Kushtëzimi i disa dijetarëve i sevapit të kësaj nate me dijen për të, i ka shtyrë disa myslimanë të besojnë se nata e Kadrit është një sasi energjie drite, e cila u shfaqet disa personave të lumtur dhe jo të gjithëve. Prandaj dhe njerëzit e thjeshtë shpesh herë i dëgjon të thonë:”I është shfaqur nata e Kadrit”. Të gjitha këto janë gjëra që nuk bazohen në fakte dhe argumente fetare.

Prandaj, themi që nata e Kadrit është një natë e veçantë për të gjithë ata që e kërkojnë atë dhe synojnë të përfitojnë nga mirësitë e saj. Ajo është natë adhurimi, bindjeje ndaj Zotit, namazi, leximi, përkujtimi, lutjesh, sadakeje, punësh të mira etj…

Programi i shkollës verore 2018

Të nderuar,  

Në shtojc,  po ju përcjell programin për shkollën verore që është në organizim të Agjencisë për Migracion të RM-së.

Programit mund ta shkarkoni këtu…

Afati i fundit për paraqitje është deri më 15.06.2018.

Shkolla verore do të mbahet në hotelin e  Qendrës së  Kongresit në Ohër.  Informata më të hollësishme hapeni linkun në vijim: http://www.kco.ukim.mk/.

Për çfarëdo pyetje që ju intereson drejtohuni në e-mail: info@minisel.gov.mk

Falemenderit për besimin

Me respekt,

Nusret Kovaçi

Pagesa e zekatit dhe sadakatul-fitrave!

Anëtarë të nderuar,

Es-selamu Alejkum we rahmetull-llahi we berekatuhu. Paqa dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi ju.

Ju informojmë se QIKSHN ka filluar me tubimin e Zekatit dhe Sadakatul-Fitrit dhe të gjithë ata që kan planifikuar të bëjnë pagesën e Zakatit dhe Sadakatul-Fitrit përmes xhirrollogarive të poshtshënuara, duhet që pagesën ta bëni më së voni deri ditën e Mërkur më 13.06.2018. Ndërsa pagesat përmes sistemit Vipps, me para në dorë dhe me kartel mund ta bëni më së voni deri para faljesë së namazit të Fitër-Bajramit.

SADAKATUL FITRI (KONTO: 1503 25 27733 ose VIPPS 10532)

Agjërimi i Ramazanit është i ndërlidhur me dhënien e sadakatul-fitrit. ”I Dërguari i Allahut e obligoi Sadakatul-Fitrin për çdo të madhë dhe të vogël prej muslimanëve”

Dhënia e sadakatul-fitrit është vaxhib. Besimtari është i obliguar ta jep atë për vehte dhe për ata për të cilët kujdeset (fëmijët, bashkëshorten, prindërit, shërbëtorin e të tjerë).

Koha e dhënies së sadakatul-fitrit: është që nga dita e parë e Ramazanit e deri para faljes së namazit të Bajramit. Megjithatë, koha më e preferuar është gjatë dhjetë ditëve të fundit të këtij muaji dhe gjatë ditëve tek (dita 21, 23, 25, 27, 29), dhe sidomos e preferuar është dita e 27, Nata e Kadrit. Sasia e sadakatul-fitrit, është caktuar dhe vendosur që të jetë sipas këtyre kategorive: kategoria e parë kr. 150,- dhe kategori e dytë kr. 100,-

Pagesa mund të bëhet nëpërmjet xhirrollogarisë 15032527733Vipps (10532) ose me para në dorë dhe me kartel drejtpërdrejt në lokalet e qendrës në Oslo. Shuma e pagesës llogaritet sipas numrit të anëtarëve në familje.

 

ZEKATI (KONTO: 1503 25 27725 ose VIPPS 10532)

Çdo musliman, qoftë mashkull apo femër, që në fund të vitit ka vlerë të hollash në mbi tetëdhjetë e pesë (85) gramë ari, të gatshme apo në formë artikujsh tregtarë, duhet të japë zeqatë me një sasi minimale prej 2.5 për qind nga ajo pasuri. Shembull: (2,5% prej kr. 10 000 NOK= 250 NOK ).

Koha e dhënies së Zekatit: është i tërë viti, por pasiqë muaji Ramazanit është muaji më i vlefshëm i tërë vitit, atëherë mirë është që të jepet gjatë këtij muaji. Zekati është farz dhe shtyllë e Islamit, kush nuk e jep ka mëkat të madh.

Pagesa mund të bëhet nëpërmjet xhirrollogarisë 15032527725, Vipps (10532) ose me para në dorë dhe me kartel drejtpërdrejt në lokalet e qendrës në Oslo.

Kujt i takon Zekati dhe Sadakatul-Fitri?

Sikurse zekati dhe lëmoshat tjera, po ashtu edhe sadakatul-fitri u jepet fondeve të përmendura në ajetin që vijon.

 All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj.) t’ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve), në rrugën e All- llahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet. (Et Tevbeh, 60).

Zoti ua pranoftë agjërimin, zekatin dhe sadakatul-fitrin!