Anulo

 

Shkronjat e Kur’anit njėherit janė shkronjat e alfabetit arab.  Kanė forma tė ndryshme varėsisht nga pozita qė kanė nė fjalė.  Sa i pėrket zanoreve formohen me anė tė shenjave (vokaleve), tė cilat qėndrojnė mbi ose nėn bashkėtingėllore.

Nė gjuhėn arabe nuk ka shkronja tė mėdha dhe tė vogla ashtu siē ekzistojnė nė gjuhėn tonė. Nuk ekzistojnė edhe tingujt e kėtyre shkronjave: c, ē, ė, gj, nj, o, p, q, x, y dhe zh, tė gjuhės shqipe. Siē nuk ekzistojnė tingujt e kėtyre shkronjave: ح  خ  ص  ض  ط  ظ  ع  غ  ق, tė gjuhės arabe nė gjuhėn shqipe.       

 Nga mėnyra e shqiptimit shkronjat e Kur’anit ndahen nė shkronja tė lehta dhe shkronja tė forta. Bashkėtingėlloret e lehta shqiptohen sikur bashktingėlloret e gjuhės shqipe, ndėrsa shkronjat e rėnda pėr drejtshqiptimin e tyre nevojitet njė ushtrim i veēantė.

Nga aspekti i drejtshkrimit, shkronjat e Kur’anit ndahen nė ato qė lidhen dhe qė nuk lidhen. Numėri mė i madh i shkronjave lidhen para dhe pas vetes, ndėrsa disa prej tyre lidhen vetėm para vetes, sepse pas vetes ata nuk lidhen. 

Mevlude Bajrami, teologe e diplomuar pranė

Fakultetit tė Shkencave Islame nė Shkup