Sa i pėrket zanoreve nė gjuhėn arabe janė gjashtė dhe ndahen nė dy grupe: a) zanoret e shkurta, b) zanoret e gjata. Zanoret e shkurta formohen me anė tė shenjave ose vokaleve e ato janė tri: “Fet’ha”, “Kesre”, “Damme”. Kjo shenjė َ quhet “fet’ha” dhe gjithmonė qėndron mbi bashkėtingėllore. P.sh: كَتَبَ  ضَرَبَ  Kjo shenjė ِ quhet “kesre” dhe vazhdimisht qėndron nėn bashkėtingėllore. P.sh: كِتَابٌ  صِرَاطٌ  Kjo shenjė ُ quhet “damme” dhe qėndron gjithnjė mbi bashkėtingėllore. P.sh: كُتُبٌ 

                                Zanoret e gjata  أ  و  ى

“Elif-un”  ėshtė zanore e gjatė nėse para tij vjen shkronja e vokalizuar me "fet’ha. Nė disa raste edhe", “vav-un”  edhe "ja-un”  tė pavokalizuar ndėrkaq para tyre vjen shkronja e vokalizuar me "fet'ha" , bėhen zanore tė gjata. “Vav-un”  formohet zanore e gjatė nėse shkronja para tij ėshtė e vokalizuar me "damme"  kurse “vav-un”  ėshtė i pavokalizuar. “Ja-un” shndėrohet nė zanore tė gjatė nėse para saj shkronja ėshtė e vokalizuar me “kesre” .  قَالَ   قِيلَ   يَقُولُ