QIKSHN në Facebook

Facebook 

QIKSHN në Android

QIKSHN në Android

Ndihmoni QIKSH-in

Dhuroni ndihmë QIKSHN-së për ndërtimin e xhamisë së re duke shfrytëzuar sistemin e sigurt PayPal.

Shuma: 

Foto rasti

Qendra për ndihmë

Info qendra

Ju lutemi na kontaktoni në qoftë se keni nevoj për ndihmë. Orari i punës është prej të Hënës - Premten, 08:00-19:00

++47 22353372

Ju mirepresim!

Kur'ani

Radio Live

Sondazhe

A do të kontriboni për xhaminë e re?
 

Reklam

Reklama
Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji
Hatme dhe manifestim me rastin e mbarimit të vitit shkollor 2011/12! PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Shkruar nga Administrator   
E martë, 15 Maj 2012 21:06

 
Pushim për Pashkët [Påske] PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Shkruar nga Administrator   
E diel, 01 Prill 2012 14:29

Lajmërohen gjithë nxënësit pranë shkollës "Naim Frashëri" dhe mësim-besimit "Urtësia" se ditën e Diel më 08. Prill 2012, nuk do mbahet mësim për shkak të festës shtetërore norvegjeze "Pashkët [Påske]".

Njëkohësisht ju faleminderojm për pjesëmarjen tuaj aktive shkollë, si dhe ju urojm pushime këndshme.

Takohemi përsëri mësime ditë e Diel më 15. Prill 2012. Deri atëherë kaloni sa mirë.

Ju përshëndet këshilli i prindërve.

Freskimi i fundit E diel, 01 Prill 2012 14:45
 
Tubim informativ me ambasadorin Enver Abdullahi! PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Shkruar nga Administrator   
E mërkurë, 14 Mars 2012 22:33

Në takimin e ditës së shtunë që ekselenca e tij z. Enver Abdullahi organizoi me bashkatdhetarët tanë nga R. e Maqedonisë ku  kishte të pranishëm edhe bashkatdhetarë tanë shqiptarë nga Kosova.

Ky takim i mirë organizuar filloi me prezantimin e programit të takimit në projektor, ku si pika diskutimi ishin të zgjedhur:

- Aktivizimi i sekcionit konzular pranë ambasadës në Oslo

- Informata  mbi te drejtat dhe detyrimet për ata qe dëshirojnë te fillojnë të mirën me  biznese te ndryshme, programin e prezantoi z.Pål Bø

- Prezantim nga përfaqësues i kompanisë “Turkish Airlines” mbi ofertat e fluturimeve për në vendlindje dhe

- Pika e fundit ishte të ndryshme.

Takimi ishte i begatuar me informata të shumta nga ana e secilit prezantues dhe për çdonjërën pikë kishte interes te madh nga ana e të pranishmëve në këtë takim informativ.

Interes me të madhë zgjoi ajo rreth marrjes dhe dorëzimit të nënshtetësisë nga njeri apo tjetri shtet, ku me rregullimit e kësaj çështje mund të rregullohen shumë çështje të tjera si ajo e udhëtimit të lirë në vende të ndryshme dhe në vendlindje, rregullimi i statusit të taksapaguesve.

Kishte shumë pyetje nga të pranishmit me halle të natyrës së njëjtë ku ambasadori z. Enver Abdullahi ju premtoi se do ju del në ndihmë në rregullimin e dokumentacionit shtetëror.

Për ata që dëshirojnë të kontaktojnë apo të porosisin një termin takimi me ambasadorin atëherë ju paraqesim adresën, e-post adresë dhe numrin e telefonit.

Adresa postare dhe vizitë adresa: Erling Skjalgssons gate 19 B, 0267 Oslo

Telefoni: +47 22 55 15 44

Fax: +47 22 55 06 22

E-post: Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë

Orari i punës: 09.00 - 16.00

Freskimi i fundit E mërkurë, 14 Mars 2012 22:55
 
Shërbimi i parë konzular nga Ambasada e RM-së në Oslo! PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Shkruar nga Administrator   
E shtunë, 10 Mars 2012 20:56

Zot.Nezhdet Hoxha ishte qytetari i parë që u shënua ne librin e amzës se shërbimeve konzulare pranë ambasadës se RM-së në Oslo.

Përkatësisht, ai iu drejtua ambasadës -shërbimit konzular me një lutje për kthim te nënshtetësisë Maqedonase dhe pas aplikimit ne MPB te RM-së me datën 29.01.2012 arriti vërtetimi i nënshtetësisë se zot.Nezhdet Hoxha. Me ç`rast ambasada e RM-së informoi qytetarin dhe ai erdhi ne lokalet e ambasadës ku edhe iu dorëzua pas pagesës se taksave administrative.

Me këtë rast Ambasada e RM-së si dhe Ambasadori Enver Abdullahi ndjehen tepër te kënaqur qe do te mund te jene ne shërbim te qytetarëve dhe nuk do te ketë nevoje për te udhëtuar deri ne Stokholm për shërbimet konzullare.

Për informim me te detajuar rreth shërbimeve konzulare Ambasadori i RM-së Enver Abdullahi organizoje te shtunën me datën 10.03.2012 një tubim informativ, ku u ftuan te gjithë qytetaret e RM-së për pjesëmarrje.

 
Aktivitetet e dy shkollave në Oslo gjatë pushimit dimror! PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Shkruar nga Administrator   
E martë, 28 Shkurt 2012 22:06

Dëbora e bardhë që gjatë stinës së dimrit mbush malet dhe çatitë e shtëpive, dhe i jep një bukuri te mahnitshme gjithë natyrës, shumë fëmijë i sheh të gëzuar dhe të lumtur nga kjo pamje fascinonte për ta. Në fakt mbetet edhe pak kohë, pak kohë për të përjetuar edhe bukuritë e kësaj stine.

Pa diskutim që edhe dimri është magjepsës, mjafton të dish se si ta shijosh atë. Kështu pra, ne vendosëm të takojmë dimrin këtë fundjavë. Në mes shumë alternativave për të kaluar një fundjavë, që nga ajo e të qenit në bankat e shkollës të mësimit fakultativ me mësuesit e shkollës shqipe dhe ata të mësim besimit, këshilli i prindërve pranë dy shkollave me bashkëpunimin si çdo here te ngushte me QIKSHN-në,  “vendosi të organizoi ditë skijimi me fëmijët duke ju bashkangjitur edhe vet prindërit.

Dhe në të vërtetë, në kërkimet tona rezultoi se të gjithë ata që ushtrojnë skitë në thelb përjetojnë në mënyrë të përsëritur një aventurë fëmijërore krejt të veçantë teksa rrëshqasin të lirë në dëborë. Mirëpo të rinjtë shqiptarë, sidomos ata të post komunizmit kanë nisur vonë të përqafojnë pasionin për këtë sport magjepsës por gjithashtu edhe të lodhshëm. Por siç i thonë fjalës, asnjëherë nuk është shumë vonë, këtë të paktën dëshmojnë edhe  fotot tona te marra ku shihet qarte ne nga organizimi i vitit të kaluar na kanë bashkangjitur  edhe më shumë prindër me fëmijët e tyre.

Edhe kësaj radhe ditë skijimi u realizua ne fushën e Tryvann-it në Holmenkollen. Aty ka disa njësi akomoduese dhe pista apo më mirë livadhe të vogla skijimi të përgatitura mirë dhe  ku kush ka dëshirë mund të provojë përvojat e para me ski.”

“Gjithashtu në atë pjesë të Tryvann-it ekziston dhe një apo dy ski lift(- teleferiku për skiatorët) i thjeshtë që ndihmon ushtruesit të ri-ngjiten në majë të djerrinës për tu lëshuar sërish.

Nëse supozojmë se ushtrimi i skive është një hobi i fshehur ose të paktën kurioziteti na shtyn ta provojmë, atëherë si pikë nisje na duhet të dimë se ku mund të blejmë ose të marrim me qira kostumin dhe skitë, dhe pa diskutim na duhet të dimë se sa mund ta përballojë xhepi ynë këtë gjë, kuptohet që të gjitha këto të dhëna na shërbejnë nëse vendosim t‘i hyjmë aventurës së skive në mënyrë të pavarur…

Shumica nga fëmijët tanë dinin të rrëshqasin me ski dhe të lëshohen me saje pa patur aspak frikë, bile edhe prindërit ishin ata që i inspironin edhe më tepër fëmijët e tyre.

QIKSHN-ja së bashku me këshillin e prindërve dhe me ndihmën e vetë prindërve u munduan që kjo ditë të jetë sa më bukur dhe me e hareshme për fëmijët tanë, dhe  u realizua po aq mirë që fëmijët u kënaqen aq shumë dhe nuk mungonin urimet nga vetë prindërit për vet organizimin.

U sigurua ushqim ne zgarë dhe pije të shumta për fëmijët edhe për prindërit, ku ne formë vullnetare dhe duke sjell çdokush diçka nga artikujt ushqimor u bë edhe më e begatshme tryeza e ushqimit ku dhe shumë nacionalitete të tjera te ardhura at ditë për skijim në Tryvann morën lakmi nga organizimi ynë i përbashkët dhe mirë menaxhuar dhe mirë organizuar.

(NËSE DËSHIRONI TI SHIKONI FOTOT KLIKO KËTU APO KLIKONI NE VET FOTON PER TI SHIKUAR TE GJITHA)

(MeBaj //albaner.no)

Freskimi i fundit E martë, 28 Shkurt 2012 22:15
 
<< Fillim < Paraprake 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Pasuese > Fund >>

Faqe 1 nga 11