100 Vjet Shtet
Ndihmoni QIKSH-in
Dhuroni ndihmë QIKSHN-së për ndërtimin e xhamisë së re duke shfrytëzuar sistemin e sigurt PayPal.
Qendra për ndihmë
Info qendra
Ju lutemi na kontaktoni në qoftë se keni nevoj për ndihmë. Orari i punës është prej të Hënës - Premten, 08:00-19:00
++47 22353372
Ju mirepresim!
Radio Live
Sondazhe
| Namazi |
|
|
|
| Shkruar nga Administrator |
| E diel, 10 Maj 2009 14:23 |
|
Namazi është një ndër detyrat themelore dhe më të rëndësishme fetare. Me faljen e namazit respektojmë, nderojmë All-llahun xh.sh. dhe i falënderohemi Atij. Sepse njeriu prej vetë natyrës është ai që mvaret prej dikujt tjetër. Gjendja në namaz është një lidhshmëri në mes robit dhe krijuesit të tij, në mënyrë që robi drejtpërsëdrejti i drejtohet krijuesit pa kurrfarë ndërmjetësimi. Këtë respekt dhe nder e bëjmë gjatë faljes së namazit. Qëllimi i namazit është që shpirtërisht të afrohemi tek All-llahu xh.sh. Namazin e kanë falë edhe popujt tjerë para ummetit të Muhammedit a.s. në këtë gjendje kanë qenë në lidhshmëri shpirtërore të përhershme me krijuesin e vet.
VENDIMI(HUKMI) I SHERIATIT MBI NAMAZIN Namazi është detyrë (obligim) i domosdoshëm për myslimanët të cilët kanë arritur moshën e pjekurisë (moshën madhore) dhe mentalishtë janë të shëndoshë (jo të çmendur). Namazi është obligim fetar dhe këtë mund ta vërtetojmë me shumë ajete kur'anore dhe shumë hadithe të Pejgamberit a.s., si dhe çfarë rëndësie i ka dhënë Pejgamberi a.s. namazit. Me një hadith u drejtohet prindërve myslimanë duke thënë: "Urdhëroni (mësoni) fëmijët tuaj të falin namaz kur ata i kanë shtatë vjet, filloni me rrahje (të lehtë) t`i shtini në namaz kur ata i mbushin dhjetë vjet". Në vazhdim t'i cekim disa ajete kur'anore rreth faljes së namazit. Në suren El-bekare, (ajeti/3) All-llahu xh.sh. thotë: Duke i lavdëruar myslimanët "Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin)". Me një ajet tjetër na tregon se si duhet kryer namazin dhe si të veprohet gjatë kryerjes së namazit, ku thotë: "Kur të kryeni namazin përmende All-llahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë fale namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim i caktuar për myslimanët" (ajeti/103). Ndërsa në suren El-maunë na tregon se si duhet sinqerisht të kryhet falja e namazit. All-llahu xh.sh. thotë: "Pra shkatërrim është për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm" (ajeti/4.5). Këto ishin disa nga ajetet e shumta që flasin për namazin, dhe rëndësinë e tij. Duhet ditur se para së gjithash Ditën e kiametit (gjykimit) myslimani do të pyetët për namazin, këtë e vërteton fjala e Pejgamberit a.s." Më parë robi do të gjykohet Ditën e kiametit për namazin, në qoftë se e ka kryer namazin ashtu si duhet i ka kryer edhe detyrat tjera, e në qoftë se nuk e ka kryer namazin, nuk i ka kryer edhe detyrat tjera". Çka do të bëhet me atë që nuk e fal namazin: Nuk ka dyshim se ai i cili nuk e fal namazin, dhe e mohon faljen e namazit ai është jobesimtarë (qafir). Këtë e themi duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit a.s.: "Dallimi mes burrit dhe qufrit është lënia e namazit". Po ashtu mund të bazohemi në hadithin tjetër, ku Pejgamberi a.s. ka bërë dallimin në mes myslimanëve dhe hipokritëve (mynafikëve) ku thotë: "Premtimi (besa) mes nesh dhe mes tyre është namazi, kush nuk e fal, ka bërë qufër". Dënimi i atij që nuk e fal namazin: Ai mysliman që e mohon faljen e namazit konsiderohet jobesimtarë, dhe dënimi i tij është vrasja, pasi që t'i jepet një afat prej tri ditësh ndoshta ai kthen dhe pendohet. Ai i cili nuk e fal namazin prej mërzie, dhe e shtyn dita ditës dhe duke qenë në bindje të plotë se e ka këtë obligim, ky njeri dënohet. Dënimi i tij në këtë botë është të burgoset dhe në çdo kohë të namazit të rihet derisa t`i rrjedhë gjak, kjo rrahje vazhdon derisa të fillojë të falet. Dobitë që sjell namazi: Të gjitha ibadetet që i kryen myslimani, sjellin dobi të veçanta, si namazi, agjërimi, etj. Falja e namazit është një metodë me të cilën i drejtohemi Krijuesit tanë me adhurim, gjatë faljes së namazit myslimani e falënderon All-llahun për nimetet (të mirat) që ia ka dhuruar, me këtë shtohet afrimi tek madhëria e Tij, dhe e vërteton ajetin kur'anor në të cilin All-llahu thotë: "Nuk i kam krijuar xhinët e njerëzit, përpos të më adhurojnë". Namazi e ndalon njeriun nga çdo vepër e ligë, e gjithnjë e udhëzon në rrugë të mbarë dhe të hajrit. Në vazhdim të cekim hadithin e Pejgamberit a.s. i cili e sqaron se si falja e namazit i shlyen mëkatet "A jeni duke parë kur një lum kalon para derës suaj, e në atë lumë laheni pesë herë në ditë. A do të mbetet, vallë, diçka e papastër në trupin tuaj? Ata iu përgjigjën jo! Të tilla janë pesë kohët e namazeve. All-llahu xh.sh. i shlyen me to mëkatet e njerëzve". Falja e namazit i bashkon myslimanët. Sa bukur është kur i madhi dhe i vogli, i varfëri dhe i pasuri, të gjithë rreshtohen në namaz të njëjtë pa kurrfarë dallimi në mes tyre, të përbashkët e kryejnë urdhrin e All-llahut xh.sh. Por ky bashkim vëllazëror kur bëhet pesë herë në ditë, me siguri këta njerëz do të jenë si një trup i përbashkët duke vërtetuar fjalën e krijuesit të tyre "me të vërtetë myslimanët janë vëllezër" .Kohët e namazeve: Sipas numrit të namazeve, dita dhe nata janë ndarë në pesë pjesë të kohës, secili namaz falet në kohën e caktuar, që e ka caktuar Sheriati Islam.
Kohët në të cilat nuk është e pëlqyer të falemi (mekruh):
EZANI DHE IKAMETI Fillimin e kohëve të namazit e lajmërojnë myezinët duke thirrur ezanin. Fjala "ezan" në gjuhën arabe d.m.th. shpallje, lajmërim. Ezani thirret kur të hyjë koha e namazit, lajmëron për namaz, ndërsa ikamet d.m.th. hyrje në namaz. Ikameti tregon fillimin e namazit farz. Për të qenë ezani në rregull duhet të plotësohen këto kushte:
Është e pëlqyer (sunnet) që:
Ndërmjet ezanit dhe ikametit duhet të kalojë një kohë sa të mblidhen xhemati. Në qoftë se nuk plotësohen këto kushte që i përmendëm, ezani nuk është i plotësuar (mekruh). Pas thirrjes së ezanit myezini bashkë me dëgjuesit lexojnë këtë lutje : Allahume-rabe-hadhihi-davet-ti tame, ves-salatil-kaime, ati Muham-meden-nilvesijle vel fadijle, vebath-hu mekamen mahmudeni-ledhij vead-tehu, inneke la tuhliful-miad.
FARZET E NAMAZIT Para se të hyhet në namaz duhet bërë përgatitje për t'u falë, duhet plotësuar disa kushte kryesore për të hyrë në namaz. Ata janë dymbëdhjetë: gjashtë janë përgatitje për namaz, ndërsa gjashtë të tjerat pjesë përbërëse të namazit. Kushtet (Farzet) përgatitëse për namaz janë:
Kushtet (Ruknet) përbërëse të namazit janë:
Këto ishin pjesët përbërëse të namazit. Namazi përpos farzeve ka edhe vaxhibe edhe sunnete, nëse njëri nga këto kushte që i përmendëm mungon, duhet përsëritur namazin.
VAXHIBET E NAMAZIT Vaxhibet e namazit janë veprat që kryen gjatë faljes së namazit që nuk janë farze por janë afër farzeve. Në Sheriatin Islam quhen (vaxhibe). Ata janë:
SUNNETET DHE ADABET E NAMAZIT Çdo vepër që e ka punuar Pejgamberi a.s. në namaz, vazhdimisht pa ndërprerje jashtë disa rasteve të rralla, është sunnet të punohet, e çdo vepër që e ka punuar Pejgamberi a.s. jo vazhdimisht quhen adabe. Sheriati Islam i ka bërë vaxhibet plotësim të farzeve, e i ka bërë sunnetet plotësim të vaxhibeve, dhe i ka bërë adabet plotësim të sunneteve. Këto të gjitha janë në lidhshmëri ndërmjet veti.SUNNETET E NAMAZIT
ADABET E NAMAZIT
All-llahu xh.sh. duke i lavdëruar besimtarë në suren El-mu'minunë (ajeti /1,2) thotë: "Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët: ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit".
RRETHANAT TË CILAT E PRISHIN NAMAZIN Më lartë i përmendëm kushtet që duhet plotësuar gjatë faljes së namazit. Këto vepra janë marrë prej veprave të Pejgamberit a.s. i cili është falë në këtë mënyrë dhe ka urdhëruar që edhe ne të falemi sikur ai, kjo argumentohet me fjalën e tij "Faluni sikurse më keni parë mua duke u falur". Për këtë arsye namazi duhet të plotësohet me farze dhe sunnete. Në qoftë se mungojnë ndonjëra nga farzet e namazit, duhet përsëritur atë namaz.
KUR PRISHET NAMAZI
MEKRUHET E NAMAZIT
FJALA PËRFUNDIMTARE MBI NAMAZIN Namazi është mënyra më e përsosur e nderimit dhe respektimit që i bëhet All-llahut xh.sh. Ngritja e duarve, qëndrimi në këmbë, përkulja, rënia në sexhde dhe të qëndruarit ulur janë lëvizje trupore, me të cilat shfaqet respektimi ndaj All-llahut xh.sh., duke i shprehur madhëri e nderim, respekt e lavdërim, adhurim dhe lutje. Kjo është mënyra më e përshtatshme e edukimit shpirtëror dhe rruga më e mirë e afrimit te All-llahu i Madhëruar. Adhurimin (ibadetin) në këtë mënyrë e kanë praktikuar të gjithë pejgamberet e All-llahut xh.sh. prej Ademit e deri te Muhamedi a.s. me disa ndryshime të vogla në mënyrën e adhurimit. Qëllimi i namazit është përkujtim dhe afrim ndaj All-llahut xh.sh. në mënyrë që shpirtërisht të ndjejmë kënaqësinë e krijuesit. Namazi, si obligim i domosdoshëm, është shumë i dobishëm si për pastrim ashtu edhe për shëndet, për individ dhe për tërë bashkësinë. |
| Freskimi i fundit E shtunë, 23 Maj 2009 18:18 |




















Â
Â
Â
