Category Archives: Lajme

Urime nata e madhe e «Lejletul Regaib-it»!

Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji, të gjithë anëtarëve të kësaj qendre dhe muslimanëve kudo që janë ju uron fillimin e tre muajve të bekuar dhe natën e madhe të «Lejletu Regaib-it» duke e lutur Zotin e madhëruar që t’na pranoj lutjet dhe veprat e mira!

Pasi që sonte hymë në muajin e shenjtë të Rexhebit dhe bëjmë përgatitjen për muajin e Bekuar të Ramazanit, urojmë që Allahu të na begatojë gjatë muajit Rexheb dhe Shaban, dhe ta arijmë Ramazanin!

Me respekt

Imami dhe Kryesia e QIKSHN-ës

 

 

Print Friendly, PDF & Email

Nata e shënuar Lejletul-Regaib (Fillimi i muajit Rexhep)

Nata e shënuar Lejletul-Regaib, e cila në gjuhën arabe është shumësi i fjalës “ragibe”, që do të thotë dëshirë, prirje, interesim. Besohet se në këtë natë, mëshira, ndihma dhe bujaria e Allahut shpërndahen me të tepërt.

Nata e shënuar Regaib, sipas kalendarit hënor, është nata duke u gdhirë xhumaja e parë (nata që lidh ditën e enjte me të premte) e muajit Rexhep, i cili është edhe muaji i parë i Tre Muajve të begatë. Çdo natë e xhuma është e bekuar. Kur këto dy net puqen bashkë nata bëhet akoma më e bekuar dhe më e dobishme. Me vlerat e mëdha që përmban kjo natë, është njëkohësisht sihariqi dhe lajmëtari i parë i muajit Ramazan. Në aspektin psikologjik kjo është shumë e rëndësishme, sepse besimtari hyn në një parapërgatitje shpirtërore dhe e drejton veten e tij kah adhurimet, përgjegjësitë individuale dhe familjare duke urdhëruar të mirën e duke ndaluar të keqen.

Në popull është konceptuar gabim fakti që në këtë natë ka mbetur shtatzënë nëna e profetit tonë, Emineja. Vetë data e lindjes së Profetit tonë nuk e vërteton këtë hipotezë. Mundet që në këtë natë Emineja ta ketë kuptuar që ishte shtatzënë. Një komentim i tillë i këtij koncepti do të ishte më i përshtatshëm.

Sipas mendimeve të dijetarëve islam, në këtë natë Allahu i madhëruar e ka begatuar profetin Muhamed (a.s.) me dhunti dhe dhurata shpirtërore shumë të çmuara. Allahu natën e Regaibit i jep myslimanëve mirësi dhe begati të panumërta. Kjo është nata kur pranohen lutjet, pendesat dhe kur shpërblimet e adhurimeve janë të mëdha e të shumta. Profeti ynë i nderuar, në një hadith të transmetuar nga Enesi (r.a.), ka thënë: “Kujdes, përpiqu të rrish zgjuar natën e xhumasë së parë të muajit Rexhep, të mos e kalosh atë në shkujdesje, sepse engjëjt asaj nate ia kanë vënë emrin Regaib!” Ndërsa në disa thënie të tjera për rëndësinë e kësaj nate Profeti Muhamed (a.s.) është shprehur: “Ai që e vlerëson natën e xhumasë së parë të muajit Rexhep (Nata e Regaibit), Allahu i madhëruar nuk e dënon në varr” (Saadet-i Ebedije). “Lutja që bëhet në këto pesë net nuk kthehet mbrapsht: Në natën e Regaibit, natën e 15 të Shabanit, të xhumanë, natën e Bajramit të Ramazanit dhe të Kurbanit” (Ibn-i Asakir).

Për besimtarët myslimanë, në veçanti, si çdo festë fetare e çdo besimi në përgjithësi, ka domethënie më të gjerë se emri që ajo ka.

Ato manifestojnë bindshëm, me anë të mesazhit që sjellin, qëllimet dhe ndikimet në dobi të shndërrimeve pozitive të figurës njerëzore, në dobi të vetes, të familjes, të shoqërisë e të kombit. Ato shpalosin para shoqërisë njerëzore nevojën për dashurinë ndaj njëri-tjetrit, për unitetin, harmoninë, mirëkuptimin dhe vëllazërimin, nëpërmjet ndjenjës humane që buron nga Krijuesi i vetëm, nga një Zot i vetëm, ndjenjë të cilën vetë Zoti e bëri pjesë integrale të personalitetit të njeriut, duke mos e përkufizuar atë te ndonjë racë, ngjyrë apo klasë shoqërore, por duke e barazuar shoqërinë njerëzore, nëpërmjet angazhimeve moralo-qytetare, ku çdo njeriu i kërkohet të jetë shembull i dalluar i ndershmërisë dhe i përzemërsisë, ku çdo njeri të plotësojë detyrat e tij në mënyrë korrekte, të kërkojë dituri e virtyt dhe të zhvillojë një kuptim më të mirë të vetëdijes sociale, duke ushqyer ndjenjë përgjegjësie për fatet e tij, të familjes e të shoqërisë.

Çdo festë fetare është njëkohësisht edhe angazhim për mbrojtjen e nderit, të dinjitetit, të kombit e të atdheut. Fetarizimi i njerëzve asnjëherë nuk do të thotë dhe nuk duhet të kuptohet si rrugë që mënjanon cakun dhe qëllimin e përkatësisë kombëtare. Përkundrazi, fetarizimi i tyre do të thotë përmbushje e koncepteve me përmbajtje kombëtare në favor të paqes, të lirisë e demokracisë, të punës e progresit, të mbrojtjes së gjuhës, kulturës dhe vlerave që karakterizojnë dhe dallojnë një komb.

Për besimtarët myslimanë çdo festë fetare, ashtu si edhe kjo që po përkujtojmë tani, duhet të jetë shkas për reagime të sinqerta në drejtim të asaj që është bërë, të asaj që po bëhet dhe të asaj që duhet të bëhet në favor të formimit të personalitetit si besimtar e qytetar e si adhurues, gjithnjë me qëllim të palëkundshëm për të çuar përpara afirmimin e figurës njerëzore drejt qëllimeve më fisnike, duke pasur gjithnjë parasysh porosinë e Krijuesit tonë në fjalën e tij në Kuran, ku thotë: “O ju që besoni, kijeni parasysh frikën ndaj Allahut dhe le të shikojë njeriu se çfarë ka bërë për nesër dhe kijeni frikë Allahun, se nuk ka dyshim se Allahu është në dijeni për çdo detaj të asaj që punoni” (Hashr, 18).

Print Friendly, PDF & Email

Shkollë verore – Ohër 2019

Të nderuar!

Ju njoftojmë se Shkolla Verore e gjuhës amtare që i dedikohet fëmijëve të diasporës, me qëllim të mësimit të gjuhës amtare të cilën Agjencioni për Migracion organizon për çdo vit, mësimi do të mbahet prej më 22-28 korrik të vitit 2019.

Vendosja do të bëhet në hotel në Ohër. 

Shkolla verore i dedikohet fëmijëve të diasporës.

Fëmijët të jenë të moshës prej 12-16 vjeç. 

Mësimi i gjuhës amtare në këtë shkollë do të zhvillohet një here në ditë, paradite në kohëzgjatje prej një orë e gjysëm.

Nxënësit do të jenë të ndarë në dy grupe dhe ato në grupin fillestar dhe të avancuar. 

Përveç mësimit klasik të gjuhës do të mbahet edhe puntori edukative, aktivitete sportive, ekskurzione dhe vizita të vendeve të cilët janë në interes të fëmijëve në qytet.

Udhëtimi deri në Ohër do të jetë në organizim të prindërve. 

Në «Shkollën Verore» mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit, pa selektim paraprak.

Nxënësit duhet të jenë të moshës prej 12-16 vjet.

Ju lutemi për pjesëmarrjen tuaj të paraqiteni në e-post adresën e Agjencisë për Migracion: info@minisel.gov.mk ose nusret@minisel.gov.mk

Për informatat më të hollësishme për programin dhe akomodimin do të ju informojmë në vijim.

Me respekt,

Nusret Kovaçi

Print Friendly, PDF & Email

Kamp sportiv veror – Struga 2019

Të nderuar,
Agjencioni për Migracion i R. së Maqedonisë në pajtim të kompetencës ligjore të saj, kujdeset për mërgimtarët dhe organizatat e mërgimtarëve në mbarë botën.

Në kuadër të Programit vjetor për punën e saj, për vitin 2019, Agjencioni për Migracion i R. së Maqedonisë ka planifikuar edhe Kampin e Sportit dhe shoqërimit në mes sportistëve nga Struga dhe fëmijëve të mërgimtarëve tanë – Struga 2019.

Kampi do të mbahet prej më 5 -10.08.2019, në Strugë. Vendosja e fëmijëve do të bëhet në Hotel me pansion të plotë dhe me ushqim të shëndetshëm (gjithsejt pesë, tre të rregullta dhe dy ndërmjet ushqime), ndërsa shpenzimet do t’i mbulon Agjencia për Migracion.

Udhëtimin deri në Strugë është në organizim të prindërve.

Afati i paraqitjes është deri më 1 maj 2019.

Paraqitjen tuaj mund ta bëni duke dërguar e-post direkt tek z. Nusret Kovaçi në e-post adresën nusret@minisel.gov.mk ose duke dërguar një e-post direkt tek qendra jonë në adm@qiksh.no

Shpresojmë që fëmijët tanë nga mërgata me knaqësi do të marrin pjesë aktive në këtë Kamp.

Programin mund ta shkarkoni këtu…

Me respekt,
Agjencia e Migracionit e R. së Maqedonisë Veriore

Print Friendly, PDF & Email

Tribun Fetare

Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji organizon tribunen fetare të radhës.

Tema: Rinia dhe anomalitë e kohës

Ligjërues: Prof. Mahir Hasani

Lexim Kur’ani: Hf. Ibrahim ef. Alija

Data: 29.12.2018

Dita: E Shtunë

Ora: 17:00

Pjesëmarrës: Tribuna do të jetë e hapur si për burra poashtu edhe për gra.

Ju mirëpresim të gjithëve!

Print Friendly, PDF & Email
Ktheu në krye të faqesKtheu në krye të faqes

Festat e ardhëshme

Kalendari

< 2019 >
Mars
MaTiOnToFr
    123
  • Hele dagen
    03.03.2019

    Nuk ka detaje shtesë për këtë ngjarje.

45678910
11121314151617
181920
  • Hele dagen
    20.03.2019

    Nuk ka detaje shtesë për këtë ngjarje.

21222324
25262728293031
  • Hele dagen
    31.03.2019

    Nuk ka detaje shtesë për këtë ngjarje.

Festat e ardhshme

< 2019 >
Mars
  • 03

    Hele dagen
    03.03.2019

    Nuk ka detaje shtesë për këtë ngjarje.

  • 07

    Hele dagen
    07.03.2019-08.03.2019

    Nuk ka detaje shtesë për këtë ngjarje.

  • 08

    Hele dagen
    08.03.2019

    Nuk ka detaje shtesë për këtë ngjarje.

  • 20

    Hele dagen
    20.03.2019

    Nuk ka detaje shtesë për këtë ngjarje.

  • 31

    Hele dagen
    31.03.2019

    Nuk ka detaje shtesë për këtë ngjarje.