Debat: Si t’i qasemi radikalizmit në komunitetin tonë?

Radikalizmi i të rinjeve shqiptare dhe angazhimi i tyre në grupe ekstreme, është një fenomen në rritje. Rreth 300 shqiptare thuhet se i janë bashkangjitur grupeve terroriste në Siri, si ISIL dhe Al-Nusra, të cilat kane lidhje më al-Qaiden dhe kane për qellim krijimin e një kalifati islamik.

Radikalizmi në viset shqiptare reflektohet edhe në mesin e diasporës sonë. Vetëm nga Norvegjia i kemi dy shqiptare të vrare ne Siri. Njeri prej tyre është Egzon Avdyli, i cili ishte zëdhënës i grupit ekstrem «Profetens Ummah» dhe i njohur për publikun Norvegjez. Dy shqiptare të tjerë janë arrestuar në Norvegji për planifikim të akteve terroriste se bashku me një somalez.

Këto janë fakte të hidhura, por reale, me te cilat komuniteti ynë në Norvegji duhet te ballafaqohet. Prandaj ne kemi marre iniciativën për një tubim të hapur për të diskutuar se si t’i qasemi rritjes se ekstremizmit ne komunitetin tone dhe si ti reduktojmë konsekuencat negative për imazhin tonë në Norvegji dhe Evropë.

Data: E diele, më 15 qershor 14
Koha: 14:00 deri në 17:00
Vendi:
Albansk Islamsk Kultursenter i Norge
Sverres gate 8, 0652 Oslo

Programi:
14:00 – 14:15 Fjala hyrëse Nuhi Peci, kryetar i Diaspora Prosjekt Gruppen

14:15 – 14:35 Prezantim rreth fenomenit të radikalizmit dhe qasja nga ana e Norvegjisë Sylo Taraku, sekretar gjeneral në LIM

14:35 – 14:55 Prezantim rreth fenomenit të radikalizmit dhe qasja nga ana e Kosovës z. Ilir Dugolli, ambasador i Republikës së Kosovës ne Suedi

14:55 – 15:15 Prezantim rreth fenomenit të radikalizmit dhe qasja nga ana e Maqedonisë z. Enver Abdullahi, ambasador i Republikës së Maqedonisë ne Norvegji

15:15 – 15:30 Pauzë

15:30 – 17:00 Diskutim në panel dhe diskutim i hapur më të pranishmit

Paneli përbehet nga këta persona/institucione:
– ALBANSK ISLAMSK KULTURSENTER I NORGE
– ALBANSK TROSSAMFUNN OG KULTURSENTER I NORGE
– DET ALBANSKE KULTUR OG TROSSAMFUNN I NORGE
– ALBANSK UNGDOM OG STUDENTFORENING

Moderues i diskutimit do të jetë Nuhi Peci dhe Flamur Mavraj.

Ky debat organizohet nga:
Diaspora Prosjekt Gruppen
LIM (Likestilling, Integrering og Mangfold)
Albansk Islamsk Kultursenter i Norge

Mirë se vini!

Print Friendly, PDF & Email