Deklaratë e përbashkët për fillimin e Ramazanit 1438H (2017)

Komisioni i imamëve pranë Bashkësisë Islame të Norvegjisë (IRN) zhvilloi një takim më 24.04.2017 në xhaminë Jamat-e-Ahl-e-Sunnat.

Komisioni i imamëve pranë Bashkësisë Islame të Norvegjisë (IRN) e ka për detyrë zbatimin e “Marrëveshjes së Hijri-kalendarit” në Norvegji. Sipas kësaj marrëveshjeje, komisioni i imamëve është përgjegjës për përcaktimin dhe shpalljen e fillimit të muajit të Ramazanit dhe festave islame për muslimanët në Norvegji.

Komisioni i imamëve deklaron se 1. Ramazan 1438H në Norvegji sipas të gjitha mundësive do të filloj më 27.05.2017.

Ky vendim është marrë në bazë të metodës së përcaktuar në “Marrëveshjen e Hijri-kalendarit”, pasi që të gjitha kriteret kryesore të marrëveshjes janë përmbushur.

Lexo më tepër këtu

Print Friendly, PDF & Email