Deklaratë e përbashkët për fillimin e Ramazanit 1439H (2018)

Komisioni i imamëve në Norvegji zhvilloi një takim më 14.04.2018 në xhaminë World Islamic Mission.

Komisioni i imamëve në Norvegji e ka për detyrë zbatimin e «Marrëveshjes së Hijri-kalendarit» në Norvegji. Sipas kësaj marrëveshjeje, komisioni i imamëve është përgjegjës për përcaktimin dhe shpalljen e fillimit të muajit të Ramazanit dhe festave islame për muslimanët në Norvegji.

Komisioni i imamëve deklaron se 1. Ramazan 1439H në Norvegji sipas të gjitha mundësive do të filloj ditën e Enjte më 17.05.2018.

Ky vendim është marrë në bazë të metodës së përcaktuar në «Marrëveshjen e Hijri-kalendarit», pasi që të gjitha kriteret kryesore të marrëveshjes janë përmbushur.

Lexo më tepër këtu

Print Friendly, PDF & Email