Dita e Betejës së Bedrit!

Të nderuar anëtarë,

Kryesia e QIKSHN, ju uron ditën e betejës së Bedrit e cila parashihet të jetë nesër e Hënë më 18.04.2022.

Lufta e Bedrit ishte në vitin e dytë pas hixhretit, shkaku i saj ishte se Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- u njoftua për një karvan të kurejshëve që e udhëhiqte Ebu Sufjani u kthente nga Siria për në Meke, përgatiti shokët e tij shpejt që t’i dalin përpara dhe ta merrnin sepse kurejshët lejuan nxjerrjen e Pejgamberit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- dhe shokëve të tij nga shtëpitë e pasuritë e tyre, e nuk kishin mes tyre dhe Pejgamberit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- marrëveshje e as armpushim-. Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- doli për të kapur karvanin e tyre, dhe kishte me vete pak veta treqin e ca burra, sepse nuk donin që të luftonin, porse donin vetëm të merrnin karvanin dhe kishin me vete shtatëdhjet deve pas tyre dhe vetëm dy kuaj.

Kurse Ebu Sufjani që udhëhiqte karvanin pasi mori vsh lajmin dërgoi për të kërkuar ndihmë në Meke dhe t’i nxiste ato që të mbronin karvanin e tyre nga Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-. Banorët e Mekës dolën me gjith çfare kishin e me mendjemadhësinë e tyre, dolën ashtu siç i përshkruajti Allahu në fjalën e Tij:

“… ata që dolën prej shtëpive të tyre sa për krenari e për t’i parë bota, e që pengonin nga rruga e All-llahut. All-llahut nuk mund t’i shpëtojnë me atë veprim të tyre.” (Enfal: 47.)

Gjatë rrugës i erdhi lajmi atyre që Ebu Sufjani shpëtoi bashk me karvanin e tij nga Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-, dhe filluan të shkëmbenin mendimet me njëri-tjetrin a me vazhdu apo mos me vazhdu, tha Ebu Xhehli –ishte prijësi i tyre- pasha Zotin nuk kthehemi derisa të arrijmë në Bedër e të qëndrojmë në të tre ditë, të therim aty deve e të pijmë alkol, e të kërcejnë valltaret, e të dëgjojnë arabët për ne, kështu që do na kenë frikë përgjithmonë.

Këto fjalë tregojnë për mendjemadhësi e arrogancë, e vendosshmëri në të kotë që të mposhti të vërtetën.

U konfrontun me Pejgamberin -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- me gjith fuqinë e mendjemadhësinë që kishin, e numri i tyre arrinte nga nëntëqind deri në një mijë, kurse Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- ishte me treqind e ca burra.

U konfrontuan dy ushtritë, ushtria e Allahut të Lartësuar dhe ushtria e shejhtanit, e përfundimi ishte fitorja e ushtrisë së Allahut. U vranë nga Kureshët shtatëdhjet veta nga prijësit, pasanikët, e njerëzit me pozitë, e u zunë rob shtatëdhjet prej tyre, dhe qëndroi Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- tre dit ne fushë-betejë siç e kishte zakon, pasi fitonte e triufonte, e në ditën e tretë i hypi devesë derisa qëndroi në pusin e Bedrit ku ishin hedhur në të njëzet e katër nga prijësat e Kurejshëve, qëndroi pranë pusit duke i thirrur me emraat e tyre e emrat e baballarëve të tyre duke thënë: “O filan i biri filanit a e gjete të vërtetë atë që ju premtoj Zoti juaj, sepse unë e gjeta të vërtetën që më premtoi Zoti im” i thanë: O i Dërguari i Allahut, si u flet njerëzve që janë të tharë (vdekur)?! Tha: “Ju nuk i dëgjoni fjalët e mia më mirë se ata, porse ata nuk kanë mundësi të përgjigjen”.[2]

Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- më pas u kthye në Medine, e për këtë falenderimi i takon vetëm Allahut.

Print Friendly, PDF & Email