Ditë aktivitetesh në Sprett-Rygge

Sot u realizua me sukses aktivitetit i paraparë me nxënësit e dy shkollave në Sprett-Rygge.

Në kuadër të plan programit mësimor ishte e paraparë edhe kjo ditë me aktivitete jasht bankave shkollore për nxënësit tanë gjë që u realizua me sukses dhe fëmijët u ndanë shum të kënaqur.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve sportive nxënësit patën mundësinë të kërcejnë në trampoline, të rrëshqasin e të ngjiten, e shum aktivitete të tjera akrobatike.
Aktivitetit tone ju bashkangjiten diku 80 % e nxënësve duke falenderuar edhe stafin mësimdhënës, këshillin e prindërve, gjithashtu anëtarët e kryesisë së QIKSHN-së, njëherit janë mbeshtetësit kryesorë të këtij aktiviteti të sotshëm.

Kryesia e QIKSHN-së u është mirënjohëse gjtihë prindërve për mirëkuptim dhe besimin dhëne qendrës tonë dhe arsimtarëve tanë që fëmijët tuaj të jenë pjesë e aktiviteteve arsimore që ne po zhvillojmë tani për 3 dekada.

Ne do të vazhdojmë të jemi me aktivitete të shumta rinore derisa slogani ynë është I drejtuar ardhmërisë së tyre!

Print Friendly, PDF & Email