Falja e namazit të Kurban Bajramit në xhaminë e re!

Oslo, 15.10.2013

Shqiptarët  e Oslos sot kishin dy gëzime. Gëzimi i parë ishte se pleq, të rinjë e fëmij u tubuan në një vend dhe falën namazin e Kurban Bajramit, dhe gëzimi i dytë ishte se namazi i Kurban Bajramit dhe njëherit namazi i parë me xhematë u falë në xhaminë e re, e cila xhami u ndërtua me djersën dhe mundin e të gjithë bashkëatdhetarëve të cilët jetojn në këtë vend.

Ligjëratën dhe hutben e Bajramit e mbajti imami i xhamisë Dr. Musli Vërbani ndërsa namazin e Kurban Bajramit e fali ef. Fati Abdi i cili njëherit është edhe kryetar i QIKSHN.

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe ambasadori i Maqedonisë në Norvegji, Enver Abdulahi dhe haxhi Femi Bafti i cili ka qenë promotori kryesor për ndërtimin dhe mbarvajtjen e xhamisë.

Vlen të theksohët se xhamia  ka sipërfaqe prej përafërsisht 1 500 meter katror dhe në namaz të  Kurban Bajramit  të pranishëm ishin afër 750 xhemat.

Pas namazit të gjithë besimtarët ia uruan njëri tjetrin xhaminë e re dhe Kurban Bajramin ndërsa QIKSHN të gjithë vogëlushëve të cilët prezentuan në faljen e namazit të Kurban Bajramit ju shpërndau nga një dhuratë modeste.

QIKSHN dhe stafi i webfaqes www.qiksh.no edhe njëher të gjithë besimtarëve u uron festën e  Kurban Bajramit!

Shiqoni fotografit nga falja e namazit të Kurban Bajramit në Facebook profilin e QIKSHN’së duke shtypur këtu…

Ju ftojmë që të na vizitoni përsëri ku do të gjeni edhe risi tjera.

Me respekt

Kryesia e QIKSHN-së

Print Friendly, PDF & Email
Vi ønsker at du skal være trygg når du bruker dette nettstedet. Vi benytter cookies for å sikre at du får en best mulig brukeropplevelse og for å hente inn statistikk slik at vi kan analysere hvordan nettstedet benyttes. Vi bruker også cookies for å kunne tilpasse innholdet til deg, og for å kunne målrette annonser til deg.  Trykk «Vis mer» for å lese mer om dette. Vis mer
Accept