Abdesi

All-llahu xh.sh. e ka bërë abdesin kusht kryesor për faljen e namazit. Këtë mund ta vërtetojmë me ajetin kur’anor në suren El-Maide (ajeti/6) ku All-llahu xh.sh. thotë: «O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë». Po ashtu në këtë rast mund ta përmendim edhe fjalën e Pejgamberit a.s. ku thotë: «Nuk e pranon Allahu namazin e ndonjërit nga ju deri sa ai të merë abdes». 

FARZET E ABDESIT

  • Larja e fytyrës (prej ku nisen flokët e deri në fund të nofullës, nën mjekër dhe prej veshit deri në veshin tjetër).
  • Larja e duarve deri mbi bërryla.
  • Mes-hi, një e katërta e kresë të fshihet me duar të lagët, duke filluar prej pjesës së përparshme të kresë.
  • Larja e këmbëve deri mbi nyje.

Për të qenë abdesi i rregullt duhet të plotësohen këto kondita:

  • Të mos pengohet depërtimi i ujit deri në lëkurë, p.sh. trupi të mos jetë i lyer me materie të yndyrshme, ose me llak që lyhen thonjtë.
  • Uji që pastrohemi duhet ta përshkojë edhe pjesën më të vogël të trupit, në veçanti ata të cilët mbajnë unaza duhet ta rrotullojnë atë që të depërtojë uji nën të.
  • Para se të marrim abdes, duhet t`i largojmë nga trupi të gjitha ato pengesa që e prishin abdesin, p.sh. në qoftë se të ka rrjedhur gjak, duhet të presim derisa të ndërpritet mirë gjaku, ose kur e kryen nevojën duhet të presim që të largohet mirë ndyrësia. E larë për abdes konsiderohet pjesa e trupit, kur nga ajo gjatë larjes pikojnë disa pika ujë.
SUNNETET E ABDESIT DHE SHPJEGIMI I MARJES SË ABDESIT

Sunnetet e abdesit janë teprica mbi farzet që i ka bërë Pejgamberi a.s. dhe ka lypur prej nesh që t’u bashkangjitemi veprave të tij.

Ato janë:

  • Të përmendurit emrin e Zotit në fillim (të thuhet bissmilah).
  • Nijeti (vendosja) për abdes.
  • Lajmë duart rreth shuplakës tri herë duke fërkuar mire deri në kyçe (foto 01)
  • Shpërlajmë gojën tri herë (foto 02)
  • Shpërlajmë hundën tri herë (foto 03)
  • Pastrojmë fytyrën gjithashtu tri herë «pastrimi të jetë i plotë, deri poshtë gushës». Mjekra e dendur të fërkohet me gishta që të depërtojë uji në lëkurë (foto 04)
  • Pastrojmë dy krahët, gjithashtu deri në pjesën e sipërme të bërrylit duke filluar prej të djathtës, të njëjtën gjë e bëjmë edhe me krahun e majtë (foto 05) 
  • Tërë kafkës(kresë) t’i japim mes-h, një herë (foto 06)
  • Veshët të fshihen me duar të lagët. Pastrimin e veshëve e bëjmë duke prekur me gishtin tregues brendinë e tyre e me të madhin pjesën e jashtme të veshëve (foto 07)
  • Qafës i japim po ashtu mes-h, një herë (foto 08)
  • Pastaj pastrojmë dy këmbët deri mbi kyçe duke pasur kujdes që të mos lëmë asnjë pjesë pa lagur «fillojmë me të djathtën dhe më pas të majtën» (foto 09) 
  • Pas marrjes së abdesit themi Elhamdulilah (Falënderimi i qoftë Allahut) 

MUSTEHABET E ABDESIT

(Çka është e lavdëruar të veprohet gjatë abdesit)
  • Të lahet e djathta para të majtës.
  • Të kryhet larja e abdesit sipas rregullave.
  • Të vazhdojë mes-hi deri te qafa.
  • Të mos flitet gjatë abdesit, (përpos disa lutjeve që lexohen).
  • Gjat larjes së hundës, uji të merret me dorën e djathtë ndërsa ta nxjerrim me të majtën.
  • Më në fund të kthehet nga Kibla, të shqiptojë shehadetin e të thotë: O Zot më bën si ata, të cilët bëjnë taube (pendim) dhe nga ata të cilët rregullisht pastrohen. Duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit a.s. ku thotë:» Kush merë abdes e pastaj thotë Esh-hedu en lailahe il-lallah ve esh-hedu ene Muhammeden abduhu veresuluhu, i hapen atij tetë dyert e xhenetit, hyn në cilën derë dëshiron.

MEKRUHET E ABDESIT

  • Të derdhurit ujë pa masë.
  • Të përplasurit e ujit gjatë marrjes së abdesit.
  • Të bisedohet gjatë marrjes së abdesit.
  • Të kërkohet ndihmë nga dikush tjetër.
ÇKA E PRISH ABDESIN
  • Kryerja e nevojës (të madhe ose të vogël), ose dalja e ndonjë gazi.
  • Nëse të rrjedh gjak, limfë ose qelbë.
  • Nëse vjell me gojën plot përnjëherë.
  • Nëse pështyn gjak, apo ndryshohet ngjyra e pështymës në të kuqe.
  • Nëse flenë i mbështetur.
  • Nëse gjatë faljes së namazit qesh me zë.
  • Nëse humbë vetëdija të bie të fiktë, dhe të çmendurit

UJI ME TË CILIN MERRET ABDES

  • Duhet të jetë i pastër.
  • Nuk lejohet që të merret abdes me ujë të ndotur. 
  • Nuk lejohet të merret abdes me ujë në të cilin ka pire derri apo kanë ndotur kafshët.
  • Uji i detit, liqenit, lumenjve apo vendeve që uji qarkullon është I LEJUAR. 
  • Uji është i lejuar kur nuk vjen erë (ndotjeje), është pa ngjyrë (dmth. nuk ka pisllëk në te).

MES-HI MBI FASHË – (lidhëz)

Në qoftë se kemi ndonjë varrë, plagë ose dregëz, të cilën nuk guxojmë ta lagim me ujë, dhe plaga gjendet në ato vende të cilat duhet larë gjatë abdesit, atëherë në vend të larjes do të marrim mes-h (me dorë të lagur e fshijmë plagën dhe kudo që larja shkakton dëme mund të zëvendësohet me mes-h. Në qoftë se plaga gjithnjë pikon (rrjedh) atëherë për çdo kohë të namazit duhet marrë abdes të ri; gjatë kohës së atij namazi mund të falen shumë namaze tjera edhe pse plaga pikon.

MES’HI MBI MESTE

Islami si fe tolerante e ka lehtësuar për myslimanët, që në rastin e abdesit mund të mos i lajnë këmbët po të mbathin meste, sipas dëshirës. Ky është një lehtësim për njeriun dhe arsyetohet meqë këmba me meste më pak bie në kontakt me ndyrësirën. Ky lehtësim vlen sidomos në stinën e dimrit kur klima është e ftohtë dhe ata për të cilët punojnë tërë ditën; dhe janë të lejuar të mbathin meste, po ashtu mund të mbathin meste edhe të tjerët në qoftë se i plotësojnë kushtet e parapara. Farz : është që mes-hi mbi meste t`a përfshij pjesën e përparme të këmbës, fillon prej gishtave e përpjetë, me dorën e djathtë, pasi e kemi lagur e fshijmë këmbën e djathtë, dhe me dorën e majtë e fshijmë këmbën e majtë. Nuk pranohet që mes-hi të jetë anash ose nën këmbë.
KONDITAT E MESTEVE (shartet)
  • Mestet t’i mbulojnë nyjet e këmbëve.
  • Të mbathen pasi që të marrim abdes.
  • Të mos jenë të grisura deri në masën e caktuar (që të duken tre gishta).
  • Pa lidhur të rijnë të pëlqyera për këmbe.
  • Që të mund të ecë me to, një largësi deri mbi gjashtëmijë metër (6 km).
  • Të jenë të forta të mos depërtojë uji në to, dhe të jenë prej lëkure..etj.

Koha që mestet mund të mbahen të mbathura: Ata që gjinden në shtëpitë e tyre, për ata mes-hi vazhdon një ditë e një natë (24 orë) prej kohës që e prish abdesin që e ka marrë në fillim të mbathjes së mesteve. Ndërsa për udhëtarin, koha e mes-hit vazhdon deri në tri ditë (72 orë). Udhëtarë sipas ligjit të Sheriatit islam konsiderohet ai njeri i cili e kalon një largësi prej (81 km) e më shumë larg vendit që jeton.

 
ÇKA E PRISH MES-HIN MBI MESTE
  • Gjithçka që e prish abdesin e prish edhe mes-hin.
  • Të qenit xhunub (gjendja kur njeriu është i obliguar të lajë tërë trupin.
  • Nxërja e këmbës nga mestet, ose një pjesë më të madhe të këmbës.
  • Mbarimi i kohës së mes
Ktheu në krye të faqesKtheu në krye të faqes

Festat e ardhëshme

Kalendari

august 2017
mandag tirsdag onsdag torsdag fredag lørdag søndag
31.07.2017 01.08.2017 02.08.2017 03.08.2017 04.08.2017 05.08.2017 06.08.2017
07.08.2017 08.08.2017 09.08.2017 10.08.2017 11.08.2017 12.08.2017 13.08.2017
14.08.2017 15.08.2017 16.08.2017 17.08.2017 18.08.2017 19.08.2017 20.08.2017
21.08.2017

Kategori: GeneralFillimi i vitit shkollor 2017/2018

Fillimi i vitit shkollor 2017/2018

Kategori: GeneralFull måne - [Hëna e plotë]

Full måne - [Hëna e plotë]
22.08.2017 23.08.2017

Kategori: Festat islame01. Dhul-Hixhxhe 1438 H

01. Dhul-Hixhxhe 1438 H
24.08.2017 25.08.2017 26.08.2017 27.08.2017
28.08.2017 29.08.2017 30.08.2017 31.08.2017

Kategori: Festat islame09. Dhul-Hixhxhe 1438 H - Dita e Arafatit

09. Dhul-Hixhxhe 1438 H - Dita e Arafatit
01.09.2017

Kategori: Festat islame10. Dhul-Hixhxhe 1438 H - Kurban Bajrami

10. Dhul-Hixhxhe 1438 H - Kurban Bajrami
02.09.2017 03.09.2017

Festat e ardhëshme

  • , 22.06.2017 – Fillimi i pushimit veror
  • , 24.06.2017 – Full måne - [Hëna e plotë]
  • , 25.06.2017 – 01. Shevval 1438 H - Fitër Bajrami
  • , 23.07.2017 – Full måne - [Hëna e plotë]
  • , 25.07.2017 – 01. Dhul-Ka'de 1438 H
  • , 21.08.2017 – Fillimi i vitit shkollor 2017/2018
  • , 21.08.2017 – Full måne - [Hëna e plotë]
  • , 23.08.2017 – 01. Dhul-Hixhxhe 1438 H
  • , 31.08.2017 – 09. Dhul-Hixhxhe 1438 H - Dita e Arafatit
  • , 01.09.2017 – 10. Dhul-Hixhxhe 1438 H - Kurban Bajrami