Pastërtia

Definicioni: Të pastruarit e trupit dhe petkut nga çdo gjë që është e papastër quhet «Taharet». All-llahu xh.sh. na dalloi me Fenë Islame e cila fe është më e pastër dhe universale, e cila i përmbledh të gjitha të mirat e kësaj dhe asaj bote. Një nga të mirat që i posedon Feja Islame është edhe pastërtia, ku në shumë ajete të Kur’anit dhe në shumë hadithe të Pejgamberit a.s. kemi porosi që t’i përmbahemi kësaj rregulle islame. Në suren El-bekare, ajeti/222 All-llahu xh.sh. thotë: «All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta (dhe All-llahu i do të pastrit)». Në ajetin tjetër në suren Tevbe ajeti/108 thuhet» Aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e All-llahu i do të pastrit. » Ndërsa Pejgamberi a.s. në një hadith thotë. «Pastërtia është pjesë e Imanit e besimit». Në qoftë se hedhim një vështrim mbi mësimet e Sheriatit islam, do të vërejmë se sa rëndësi të madhe i është kushtuar pastërtisë, p.sh. para se të falim namazin jemi të detyruar të marrim abdes, e kur të merr njeriu abdes pesë herë në ditë, e ti lajë duart, fytyrën, krahët, dhe këmbët, çfarë pastërtie mund të ekzistojë më e madhe se kjo. Jo vetëm kaq por në disa raste të veçanta jemi të urdhëruar që të lajmë tërë trupin, sic janë ditët e premte, festat fetare etj.

Pastërtia (tahareti) është në dy lloje: Tahareti-hakikije dhe Tahareti hukmije.

1. Tahareti-HAKIKIJE: Papastërtia e vërtetë është kur trupi, vendi ku do të falet, apo petku i njeriut është i ndyre me ndyrësi të njeriut apo të kafshës, me shur apo ndyrësira të tjera. E ky njeri nuk mund ta kryejë obligimin e të falurit derisa nuk i ka të pastra këto që i përmendëm. E në qoftë se falet me petk të zhytur, namazin nuk e ka të plotë.

Diç për ujërat: Ujërat me të cilët mund të pastrohemi janë : Uji i detit, uji i shiut, uji i lumit, uji i pusit, uji i kroit, uji i breshëritë, uji i borës. Ujërat ndahen në tre lloje :

  • Uji i pastër dhe ka cilësi pastruese, p.sh. uji i shiut, uji i kroit, etj.
  • Uji i pastër që nuk ka cilësi pastruese, nuk pastron, p.sh. uji që kemi mare abdes, nuk mund të marrim abdes përsëri me atë ujë. Në këtë lloj të ujit hynë edhe lëngjet e pemëve dhe të luleve, këta janë të pastër, por nuk kanë cilësi pastruese.
  • Uji i ndytë është ai ujë në të cilin ka rënë ndyrësi dhe është në sipërfaqe të vogël e nuk ecën.

2. Tahareti-HUKMIJE: Të pastruarit të vet trupit të njeriut, nëse dëshiron të falë namaz, sepse sipas dispozitave të sheriatit, trupi i njeriut konsiderohet i papastër, p.sh. njeriu nuk ka abdes, ose është xhunub, ose femra në kohën e hajzit (menstruacionit) dhe të nifasit(pas lindjes) dhe si të këtillë nuk mund të lidhen në namaz. Gjendja kur ne jemi të papastër quhet «hadeth».

Hadethi ndahet në hadeth të vogël, dhe hadeth i madhe:

a) Hadethi i vogël është kur njeriu nuk ka abdes, e nëse dëshiron të falet duhet të marrë abdes.

b). Hadeth i madh është kur njeriu është xhunub, e për të qenë i pastër ky njeri duhet të lajë tërë trupin, ose femra pas menstruacionit. Në këtë lloj të pastrimit (taharetit) hynë: Abdesi, Gusli dhe Tejemmumi.

Print Friendly, PDF & Email
Ktheu në krye të faqesKtheu në krye të faqes

Festat e ardhëshme

Kalendari

< 2017 >
Desember
MaTiOnToFr
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Festat e ardhëshme

< 2017 >
Desember
  • Ingen Arrangementer