Festa e Fitër Bajramit!

Të nderuar anëtarë,

Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji ju informon se dita e parë e Fitër Bajramit është dita e Hënë më 02. Maj 2022.

Falja e namazit të Fitër Bajramit do të bëhet në ora 07:00 në lokalet e QIKSHN-së në Sverres gate 8, 0652 Oslo, ndërsa namazi i sabahut do të falet në ora 04:45.

Ju preferojmë që të udhëtoni me transport kolektiv duke e parë parasysh se xhamija nuk posedon vend parkime dhe secili anëtarë është i detyruar që të gjejë vend parkim vetë.

Urime festën e Fitër Bajramit!

Me respekt,

Kryesia e QIKSHN’së

Print Friendly, PDF & Email