Fillimi i vitit shkollor 2023/2024

Të dashur nxënës, mësimdhënës dhe ju prindër të nderuar!
QIKSHN ju informon se viti shkollor 2023/2024 në shkollën shqipe “Naim Frashëri” dhe atë ë mësim-besimit “Urtësia” do të fillon ditën e Diel më 10.09.2023 nga ora 10:00 duke filluar me regjistrimin e nxënësve dhe ata që për herë të par do të regjistrohen në shkollat tona.
Mësimi do të vijoj në lokalet e QIKSHN’së në adresën: Sverres gate 8, 0652 Oslo.
Regjistrimi i nxënësve ka filluar dhe ju mund ti regjistroni fëmijët duke plotësuar formularin elektronik që e gjeni këtu: https://www.qiksh.no/regjistrimi-i-nxenesve ose drejtëpërdrejt në lokalet e QIKSHN ditën e Diel më 11.09.2023.
Të gjithë fëmijët e interesuar mund të regjistrohen  në shkollat tona.
Ju mirëpresim të dashur nxënës!
Na prifshin sukseset gjatë këtij viti shkollorë!
Print Friendly, PDF & Email