Hapat e shejtanit!

Shejtan do të thot i larguar dhe i dëbuar nga mëshira e Allahut, me fjalë tjera shejtani është i mallkuar.

Dy cilësi kanë ndikuar që shejtani të jet i mallkuar dhe i dëbuar nga mëshira e Zotit:

E para: kryelartësia dhe

E dyta: xhelozia.

Kur Zoti i Lartmadhëruar i tha shejtanit bjeri në sexhde Ademit ai i tha: Une jam më i mirë se ai, sepse atë e ke krijuar prej dheu ndërsa mua më ke krijuar prej Zjarri. Pra xhelozia ndaj Ademit ka ndikuar që ai të tregoj kryelartësi dhe nuk i ka ra ne sexhde Ademit.

Pastaj Shejtani i ka thënë Zotit të Lartmadhëruar se njerëzit do ti humb nga rruga e drejtë, përpos besimtarëve të sinqert. Dhe me jep afat deri në ditën e ringjalljes.

Zoti  i jep rast që deri në momentin e ringjalljes të jetoj aty ku jeton njeriu dhe që të tentoj të i largoj njerëzit nga rruga e drejt por ai nuk do të mund të i largoj besimtarët e sinqert nga rruga e drejt sepse specifikë e shejtanit është qe me mashtrime ti largoj njerëzit nga rruga e drejte,  e besimtarët e sinqert nuk bien pre e kurthave të shejtanit.

Shejtani i shkon njeriut nga para,

  • nëse është i pasuksesëshëm i shkon nga mprapa,
  • nëse është i pasuksesëshëm i shkon nga ana e djathtë,
  • nëse nuk është i suksesëshëm i shkon nga ana e majta.

Shejtani nuk i shkon njeriut nga poshtë sepse në këtë anë njeriu bie në sexhde, poashtu shejtani nuk i shkon nga lart, se njeriu i ngrit duar lart e lut dhe e përkujton Zotin e Madhëruar, pra sexhdeja dhe përkujtimi ndaj Zotit e largon shejtanin nga njeriu.

Shejtani ndonjëher e sulmon njeriun, nëse nuk arrin të ket sukses me sulm ai i pregadit kurtha, nëse e sheh se njeriu nuk bie në kurthat e tij  fillon ta mashtroj,  e nëse nuk mundet ashtu, tenton ta frikësoj e nëse nuk mundet ashtu, fillon ta vë në dyshime, nëse nuk mundet ashtu, ai veprat jo të mira ia zbukuron kinse janë vepra të mira, e nëse nuk mundet ashtu  fillon ti paraqitet njeriut se është një këshilltarë i mire e i sinqert dhe se ia do të mirën njeriut, por përkundrazi shejtani qëllimin kryesor e ka që njeriun ta bëjë pabesimtarë dhe të digjet sbashku në zjarr me te.

Zoti i Lartmadhëruar na ka urdhëruar që mos ta dëgjojm dhe të mos shkojm hapave të shejtanit,  të mos  biem në grackat dhe mashtrimet e shejtanit sepse ai është armik i perbetuar dhe i hapur i njeriut, ai ka larguar nga rruga e drejtë turma të mëdha të njerëzëve. Ne duhet të logjikojm të analizojm dhe të mësojm që të mos biem në kurthat e shejtanit, sikurse  po e tregoj tregimin në vijim se në çfar hapa dhe çfar metoda shkon shejtani deri sa ta shtie njeriun në pabesim:

 

JA, HAPAT TE CILAT I PËRDORË SHEJTANI

Ka qenë një beni israil, i cili ishte ndër më të devotshmit në kohën e tij. Në atë kohë jetonin tre vëllezër, ata kishin një motër virgjëreshë dhe nuk kishin motër tjetër, pos saj.

Të tre vëllezërit ishin emëruar vullnetarë në luftë në rrugën e Allahut. Nuk dinin se në përkujdesjen e kujt ta linin dhe ku ta vendosnin  motrën e tyre, sepse nuk kishin besim te askush. Të gjithë së bashku u pajtuan që ta dërgojnë te një mistik beni israil që të përkujdesej për te, sepse vetëm  tek ai u pushonte zemra.

Shkuan dhe e pyetën që motrën e tyre ta lënë në përkujdesje të tij derisa të kthehen, por ai thotë: “Më ruaj o Zot! Unë kurrë nuk mund ta pranoj”.

Ata vazhdimisht insistonin derisa e bindën, dhe pranoi por me një kusht: që të banojë në një shtëpi përballë faltores së tij.

Ato pajtohen dhe e dërgojn motrën e tyre te ajo shtëpi dhe shkojnë.

Një kohë të gjatë, derisa ajo banonte aty, ai ia përgatiste ushqimin, zbriste te dera e faltores, pastaj e thërriste; ajo dilte nga shtëpia e saj dhe e merrte ushqimin që ia përgatiste.

HAPI I PARË

Shejtani shkon me butësi te mistiku dhe e këshillonse ai duhet të punojë punë të mirë, ai duhet të fitojë shpërblim më të madh, dhe se kur  ajo vajza del nga shtëpia e saj ditën, e shohin të tjerët dhe mund të keqkuptojnë, por më mirë është që  të shkonte me ushqim te shtëpia e saj dhe ta vendoste ushqimin te pragu i shtëpisë, kështu do të fitonte shpërblim më të madh.

Ai pranon atë këshillë dhe  vazhdon t’ia përgatis ushqimin dhe t’ia dërgonte te pragu i shtëpisë së saj, por  nuk fliste me të fare.

HAPI I DYTË

Kaloi një kohë, pastaj i shkon Iblisi e i thotë në vesh“Ti duhet të fitosh shpërblim edhe më të madh”, dhe e nxistevazhdimisht duke i thënë: “Sikur të flisje më të do të çmallej, sepse ajo është e përmalluar për vëllezërit e saj”.

Kështu Iblisi vazhdimisht e këshillonte, derisa prej faltorës së tij filloi të bisedojë me të.

HAPI I TRETË

Pastaj i shkon Iblisi e i thotë“Sikur të shkoje te dera, të ulesh  pranë faltores, e ajo pranë shtëpisë së saj e të bisedonit, do të kishte qenë më mirë për të”.

Kështu ai nuk ndalej, derisa zbret dhe ulet para faltores, e ajo vajza ulej para derës së shtëpisë ku banonte dhe bisedonin nga larg.

Një kohë kaloi kështu,

HAPI I KATËRT

Pastaj i shkon Iblisi e i thotë: “Ti duhet të fitosh shpërblim më të madh, duke u sjellë më mirë me të. Pra, shko prej faltores tënde dhe ulu në prag të shtëpisë së saj e bisedo me të, sepse më mirë është për të”.

Ai vazhdimisht e këshillonte kështu, derisa edhe ashtu veproi për një kohë.

HAPI I PESTË

Pastaj shkon Iblisi e i thotë:Nëse dëshiron shpërblim më të madh, shko dhe hyr në shtëpinë e saj, bisedo më të brenda që mos t’ia shohin të tjerët  fytyrën, se kjo është më mirë për ty dhe shpërblimi është më i madh”.

Kështu vazhdimisht e këshillonte Iblisi, derisa filloi të hyjë në shtëpinë e saj, bisedonte me të ditën, e kur kalonte dita shkonte në faltoren e tij.

HAPI I GJASHTË

Pastaj i shkon Iblisiia zbukuron fytyrën e asaj vajze para tij, derisa ai e prekë në trup dhe e puthë.

HAPI I SHTATË

Iblisivazhdimisht ia zbukuronte fytyrën e saj, derisa e shtyn të kontaktojë seksualisht me të, e lë shtatzënë, e ajo pastaj lind fëmijë.

HAPI I TETË

Pastaj i shkon Iblisi e i thotë“Çka mendon nëse vijnë vëllezërit e saj e ta shohin se ajo ka fëmijë me ty, si do tëvepronin me ty? Nuk ka shpëtim prej tyre, andaj shko, merrja fëmijën, mbyte dhe varrose, se ajo frikësohet prej vëllezërve tësaj, e do ta mbajë sekret atë se ti ke kontaktuar seksualisht me të”.

Ai edhe ashtu veproi dhe e mbyti foshnjën.

HAPI I NËNTË

Pastaj i thotë Iblisi“Mbyte edhe vajzën dhe varrose me tbirin e saj, sepse a mendon dhe a ke besim se ajo mund ta mbajë sekretin?”

Kështu ai e mbyt edhe vajzën,e merr vajzën dhe fëmijën dhe i dërgon në një gremine, i varrosë aty dhe mbi varr vendos një guri të madh.

Shkon te faltorja e tij dhe fillon të lutet një kohë të gjatë, deri sa kthehen vëllezërit e saj nga lufta.

Kur kthehen vëllezërit nga lufta e pyesin për motrën e tyre. Ai i ngushëllon dhe u thotë: “Zoti e mëshiroftë” dhe fillon të qajë para tyre, e u thotë: – Nuk ka pasur vajzë më të mirë, por ajo ka vdekur, ja ku e ka varrin.

Vëllezërit shkojnë dhe e shohin varrin, aty qajnë për motrën e tyre, qëndrojnë disa ditë te varri i saj dhe kthehen në shtëpi të tyre.

HAPI I DHJETË

Kur bien vëllezërit për të fjetur u paraqitet shejtani në ëndërr në formë të një njeriu udhëtar dhe fillon prej vëllait më të madh, duke e pyetur për motrën e tyre, e ai i tregon ashtu siç ka treguar mistiku për vdekjen e motrës së tyre, se si kanë shkuar tek varri i saj. Mirëpo shejtani i thotë: “Kjo është gënjeshtër”, dhe u thotë që të mos i besojnë fjalëve të tij, sepse ai e ka lënë shtatzënë motrën e tyre, pastaj ajo ka lindur djalë, kurse ai e ka mbytur motrën tuaj së bashku me fëmijën e saj, ngase është frikësuar nga ju; e ka futur në një gropë, të cilën e ka çelur vetë pas shtëpisë në anën e djathë, në të cilën ka qenë e vendosur. Shkoni te shtëpia në të cilën ka qenë e vendosur, dhe kur të hyni do ta shihni se është ashtu si po u them juve.

Pastaj i paraqitet Iblisi në ëndërr vëllait të dytë dhe ia tregon të njëjtat gjëra,

Pastaj i shkon edhe vëllait të vogël, duke iu paraqitur në ëndërr gjithashtu.

Kur u zgjuan  në mëngjes u ulën të bisedonin mes vete.

Njëri thotë: “Mbrëmë kam parë një ëndërr të çuditshme” dhe ua tregon

Edhe tjetri thotë se kishte parë po të njëjtën ëndërr!

Vëllai i madh thotë: “Po ajo është vetëm ëndërr e asgjë tjetër, lëreni këtë punë, harrojeni.”

Më i vogli thotë: “Për Zotin, nuk e lë pa shkuar te ai vend dhe të shikoj se çka ka.”

Shkojnë te shtëpia ku ka banuar motra e tyre, e hapin derën dhe kërkojnë vendin, të cilin ua kishte treguar njeriu (shejtani) në ëndërr, dhe e gjejnë motrën e tyre dhe fëmijën e saj të mbytur.

E pyesin mistikun, e ai u thotë se kjo është e vërtetë.

Atëherë ata e padisin te qeveritari  i asaj kohe. E marrin mistikun prej faltores së tij dhe e dërgojnë për ta dënuar me vdekje.

HAPI I NJËMBËDHJETË

Kur ia lidhin duart për ta ekzekutuar, shkon Iblisi e i thotë: “Unë jam shoku yt, i cili të ka sprovuar me atë vajzë, të cilën e ke lënë shtatzënë, pastaj e ke mbytur ate me fëmijën e saj. Nëse sot më dëgjon dhe e mohon Allahun, i Cili të ka krijuar dhe të ka dhënë formën, atëherë unë do të shpëtoj prej vdekjes.”

Ai e dëgjon dhe e mohon Allahun.

Kur e mohon Allahun, shejtani largohet prej tij dhe atë e ekzekutojnë.

Për këtë ka zbritur ajeti:

“Njësoj, sikurse shejtani kur t’i thotë njeriut: “moho”,e ai kur të mohojë thotë (shejtani): ”Unë largohem prej teje,unë i frikohem Allahut – Zotit të botëve”. Dhe përfundimi i të dyve është se ata do të jenë në zjarr përgjithmonë. Ky është dënimi për kriminelët”  ( Hashr , 16, 17)

Dr. Musli Vërbani

Print Friendly, PDF & Email
Vi ønsker at du skal være trygg når du bruker dette nettstedet. Vi benytter cookies for å sikre at du får en best mulig brukeropplevelse og for å hente inn statistikk slik at vi kan analysere hvordan nettstedet benyttes. Vi bruker også cookies for å kunne tilpasse innholdet til deg, og for å kunne målrette annonser til deg.  Trykk «Vis mer» for å lese mer om dette. Vis mer
Accept