Iftar i përbashkët i motrës muslimane!

Dje me datë 02.07.2014 sektori i motrës muslimane e cila vepron pran QIKSHN organizoi iftar të përbashkët për motrat muslimane.

Iftari u organizua ne objektin e  QIKSHN-së në katin e dytë të objektit, ku më pastaj falen namazin e akshamit duke vazhduar pastaj në faljen e namazit të Teravive me Imam në pjesën e cila është e ndarë posaçërisht për faljen e namazit për gjininë femërore.

Sikurse në të kaluarën edhe në të ardhmen sektori i motrës muslimane do të vazhdoj me aktivitetin e tyre për të avancuar edukimin e gjeneratave të reja në frymën islame.

Print Friendly, PDF & Email