Informim për muajin Ramazan 1435/2014

Anëtar i nderuar,

Es-selamu Alejkum we rahmetull-llahi we berekatuhu. Paqa dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi ju.

Ju lajmërojmë se muaji agjërimit “Ramazani “ (sipas parashikimeve) fillon me datë 29.06.2014 (E Diel) dhe mbaron me datën 27.07.2014 ( E Diel)*

Dita e festës së Fitër Bajramit është me datë 28.07.2014 (E Hënë). Namazi i Fitër Bajramit do të falet në ora 06.00 min.*

*Këto data janë sipas parashikimeve të Bashkësis Islame në Norvegji. Për çdo ndryshim që mund të ndodhë do të njoftoheni, nëpërmjet faqës elektronike www.qiksh.no dhe facebook.com/qikshn. Ju lutemi na vizitoni!!!

 

SADAKATUL FITRI (KONTO 1503 25 27733)

Agjërimi i Ramazanit është i ndërlidhur me dhënien e sadakatul-fitrit. Muhamedi a.s. ka thënë ”Agjërimi i Ramazanit qëndron pezull në mes qiellit dhe Tokës, ai nuk ngrihet lartë përveç se me dhënien e sadakatul-fitrit”.

Dhënia e sadakatul-fitrit është vaxhib. Besimtari është i obliguar ta jepë atë për vehte dhe për ata për të cilët kujdeset (fëmijët, bashkëshorten, prindërit, shërbetorin e të tjerë). 

Koha e dhënies së sadakatul-fitrit – është që nga dita e parë e Ramazanit e deri para faljes së namazit të Bajramit. Megjithatë, koha më e preferuar është gjatë dhjetë ditëve të fundit të këtij muaji dhe gjatë ditëve tek (dita 21, 23, 25, 27, 29), dhe sidomos e preferuar është dita e 27, Nata e Kadrit. Sasia e sadakatul-fitrit, është caktuar dhe vendosur që të jetë sipas këtyre kategorive: Kategori e parë kr. 150,- dhe Kategori e dytë kr. 100

Pagesa mund të bëhet nëpërmjet xhirros 1503 25 27733 apo drejtpërdrejt në lokalet e qendrës në Oslo. Shuma e pagesës llogaritet sipas numrit të anëtarve në familje. 

zekati

ZEKATI (KONTO 1503 25 27725)

Çdo musliman, qoftë mashkull apo femër, që në fund të vitit ka vlerë të hollash në mbi tetëdhjetë gramë ari, të gatshme apo në formë artikujsh tregtarë, duhet të japë zeqatë me një sasi minimale prej 2.5 për qind nga ajo pasuri. Sasia e pasurisë minimale që duhet të nxirret Zekati është prej 10 000 kruna e më shumë. P.sh. ( 2,5% prej kr. 10 000 NOK= 250 NOK )

 

Koha e dhënies së Zekatit 

Koha e dhënies së Zekatit është i tërë viti, por pasiqë muaji Ramazanit është muaji më i vlefshëm i tërë vitit, atëherë mirë është që të jepet gjatë këtij muaji. Zekati është farz dhe shtyllë e Islamit, kush nuk e jep ka mëkat të madh.

Pagesa mund të bëhet nëpërmjet xhirros 1503 25 27725 apo drejtpërdrejt në lokalet e qendrës në Oslo.

 

KUJT I TAKON ZEKATI DHE SADAKATUL-FITRI? 

Sikurse zekati dhe lëmoshat tjera, po ashtu edhe sadakatul-fitri u jepet fondeve të përmendura në ajetin që vijon.

All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj.) t’ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve atyre që duhet përfituar zemrat (të dobtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve), në rrugën e All- llahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet. (Et Tevbeh, 60).

Pagesa mund të bëhet nëpërmjet xhirros apo drejtpërdrejt në lokalet e qendrës në Oslo. 

Për çdo aktivitet gjatë këtij muaji dhe çdo lloj ndryshimi ju lutemi vizitoni webfaqen tonë www.qiksh.no, facebook.com/qikshn ose kontaktoni në numrin: 22 35 33 72

Zoti ua pranoft agjërimin dhe sadakatul-fitrin!

 

Me respekt

Kryesia e QIKSHN-së

Print Friendly, PDF & Email