Informim për muajin Ramazan – 2020/H1441!

Anëtar të nderuar,

Es-selamu Alejkum we rahmetull-llahi we berekatuhu. Paqa dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi ju.

Ju informojmë se muaji agjërimit “Ramazanit” fillon me datë 24.04.2020 (E Premte) dhe mbaron me datën 23.05.2019 (E Shtunë)*

Dita e festës së Fitër Bajramit do të jetë më datë 24.05.2020 (E Diel).

Për çdo ndryshim që mund të ndodhë do të njoftoheni, nëpërmjet webfaqes sonë dhe facebook.com/qikshn. Ju lutemi na vizitoni!

SADAKATUL FITRI (KONTO 1503 25 27733 ose Vipps 10532)

Agjërimi i Ramazanit është i ndërlidhur me dhënien e sadakatul-fitrit. ”I Dërguari i Allahut e obligoi Sadakatul-Fitrin për çdo të madhë dhe të vogël prej muslimanëve”. Dhënia e sadakatul-fitrit është vaxhib. Besimtari është i obliguar ta jepë atë për vehte dhe për ata për të cilët kujdeset (fëmijët, bashkëshorten, prindërit, shërbetorin e të tjerë).

Koha e dhënies së sadakatul-fitrit: është që nga dita e parë e Ramazanit e deri para faljes së namazit të Bajramit. Megjithatë, koha më e preferuar është gjatë dhjetë ditëve të fundit të këtij muaji dhe gjatë ditëve tek (dita 21, 23, 25, 27, 29), dhe sidomos e preferuar është dita e 27, Nata e Kadrit. Sasia e sadakatul-fitrit, është caktuar dhe vendosur që të jetë sipas këtyre kategorive: kategoria e parë kr. 200, kategori e dytë kr. 150 dhe kategoria e tretë kr. 100.

Pagesa mund të bëhet nëpërmjet xhirros 1503 25 27733 ose Vipps 10532. Shuma e pagesës llogaritet sipas numrit të anëtarve në familje.

ZEKATI (KONTO 1503 25 27725 ose Vipps 10532)

Çdo musliman, qoftë mashkull apo femër, që në fund të vitit ka vlerë të hollash në mbi tetëdhjetë e pesë (85) gramë ari, të gatshme apo në formë artikujsh tregtarë, duhet të japë zeqatë me një sasi minimale prej 2.5 për qind nga ajo pasuri. Shembull: (2,5% prej kr. 10 000 NOK= 250 NOK ).

Koha e dhënies së Zekatit: është i tërë viti, por pasiqë muaji Ramazanit është muaji më i vlefshëm i tërë vitit, atëherë mirë është që të jepet gjatë këtij muaji. Zekati është farz dhe shtyllë e Islamit, kush nuk e jep ka mëkat të madh.

Pagesa mund të bëhet nëpërmjet xhirros 1503 25 27725 ose Vipps 10532.

Kujt i takon Zekati dhe Sadakatul-Fitri?

Sikurse zekati dhe lëmoshat tjera, po ashtu edhe sadakatul-fitri u jepet fondeve të përmendura në ajetin që vijon.

 All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj.) t’ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve atyre që duhet përfituar zemrat (të dobtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve), në rrugën e All- llahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet. (Et Tevbeh, 60).

Pagesa mund të bëhet nëpërmjet xhirros ose Vipps 10532. Për çdo aktivitet gjatë këtij muaji dhe çdo lloj ndryshimi ju lutemi vizitoni webfaqen ose kontaktoni në numrin e telefonit 22 35 33 72.

Zoti ua pranoftë agjërimin, zekatin dhe sadakatul-fitrin!

Me respekt

Kryesia e QIKSHN’së

Print Friendly, PDF & Email