KUMANOVË JEMI ME TY

Sot ne xhaminë e Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare në Oslo, u grumbulluan të holla për t’i dalë në ndihmë «Lagjës së Trimave» në Kumanovë!

Para se te thirret ezani, imami i xhamis i dha fjalen z.Metush Bajramit, udheheqës i shoqatës Rilindja në Oslo dhe aktivist i dalluar në Norvegji!

Metushi dha shpjegim rreth situatës aktuale në vendlindje e përkatesisht për «Lagjen e Trimave» prej nga edhe vjen vet ai!

Falenderoj nga zemra kryesinë e QIKSHN-së, që para dy ditve me ftuan në mbledhje ku së bashku me anëtarët e kryesisë, unanimisht u vendos që te perkrahet akcioni per ti dal ne ndihme Kumanovës, gjegjësisht banoreve te prekur nga tmerri luftarak ne Lagjen e Trimave!

Un sot nga kjo foltore dhe faltore e Allahut po ju bëj nje pershkrim te shkurter rreth asaj se si banoret e lagjes time perjetuan tmerrin, masakren shpirterore te shtunen e 9 maj, it!

Sot vellezer te dashur edhe pas 6 diteve te kaluara nga ajo tragjedi e njerezimit, te prekurit e te traumatizuarit e lagjes time ende nuk po mund t`i besojne asaj qe ju ndodhi!

Ajo lagje per 5 dite te tera eshte shëndrruar në një vend peligrinazhi, dhe po vizitohet nga shqiptarë e nacionalitete të tjera, po vizitohet nga gazetarë vendor e nderkomtarë, shtepi mediatike po pergadisin reportazhe filmike!

Ato kulla te rrenuara rezistence te cojne mallin e Vukovarit dhe kullave te Jasharajve ne Prekaz!

Me at lagje per 5 dite me radhë po solidarizohen shum organizata bemirese dhe humanitare!

Shum afariste po sjellin gjithçka qe eshte e mundur, keshtu qe edhe ne sot po grumbullojme mjetet tona per ti dal ne ndihme «Lagjes se Trimave!»

Ne fotot ne vazhdim (Facebook) mund ta shihni seriozitetin e bashkatdhetarëve tanë, te cilet me shum vemendje po i percjellin ngjarjet ne vendlindje dhe njëkohësisht humanitetin e tyre për ti dalë në ndihmë Lagjës së Trimave!

Ne ju jemi shum mirenjohes per aksionin e radhes ku dhe u tubuan:

49.500 korona norvegjeze

120 euro dhe

20 franga zvicerane.

Tek parat qëndruan: haxhi Ziber Deari, haxhi Florim Sulejmani, Ramadan Abedini, Nuriman Zekir dhe Metush Bajrami!

Plakatat e informimit e pregaditi, Jetmir Rustemi

Veni re! Akcioni vazhdon edhe gjate vikendit ku te henen do te shihen edhe te dhenat reale nga xhirollogaria bankare!

Edhe njeherit falemenderit bashkatdhetar dhe xhemati ynë i ndershem dhe human!

Metush Bajrami,

Oslo, 15. Maj 2015

Print Friendly, PDF & Email