Kumanovë jemi me ty!

Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji, njofton të gjithë bashkatdhetarët tanë në Norvegji se kemi ndërmarrë një aksion urgjentë humanitar për grumbullimin e mjeteve financiare që ju dedikohet familjarve të dëmtuar në “Lagjës së Trimave” në Kumanovë.

Mjetet financiare mund të dorëzohen direkt në lokalet e QIKSHN’së në Sverres gate 8, 0562 Oslo ku personi i autorizuar nga QIKSHN’ja z.Metush Bajrami do të pranoj ndihmat financiare ditën e Premte nga ora 12.00 e deri më ora 16.00 ose duke bërë pagesën direkt në këtë llogarin bankare

DNB Bank: 1503.25.27733

Kjo llogari bankare është e hapur që nga ky moment dhe do të mbyllet pas përfundimit të këtij aksioni humanitar.

Vëretje! I autorizuar për të grumbulluar ndihma financiare për këtë aksion është vetëm z.Metush Bajrami dhe prandaj ju bëjm me dije që të mos i dorzoni ndihmat tek askush tjetër përveç personit të autorizuar.

Kontakt telefonat: Metush Bajrami, mob.: 977 141 59 ose qendrën e QIKSHN’së, tel.: 22 35 33 72 dhe mob.: 974 66 371

Ndihma do të tubohen edhe nga xhemati i QIKSHN’së ditën e Premte, mbas namazit të xhumasë!

Banorët e “Lagjës së Trimave” ditë më parë u terrorizuan nga forca të mëdha policore ushtarake dhe nga ajo luftë që zgjati mbi 30 orë gati dy rrugë të tëra mbeten pa kulm mbi kokë, ju shuan kujtimet më të mira të jetës banorëve të kësaj lagjeje e sidomos fëmijëve!

Ata edhe sot janë të traumatizuar dhe kanë nevojë për mbështetje morale e financiare sepse tani janë momentet më të vështira të jetës së tyre, se më vonë do rregullohet çdo gjë dhe dëmet materiale do të sanohen, por tmerri dhe ky horror i paparë që i kaploi banorët e “Lagjes së Trimave” do të mbahet mend dhe do të hynë në historinë e njerëzimit.

Andaj vëllezër dhe motra, të solidarizohemi me familjet tona në vendlindje.

O sot o kurrë!

Aksioni u ndërmor nga QIKSHN dhe u përkrah edhe nga Shoqata Kulturore Shqiptare Rilindja në Oslo!

Me respekt
QIKSHN, Oslo/13. Maj 2015

Print Friendly, PDF & Email