Kur’ani dhe përpilimi i ligjeve nga fjalët e Kur’anit!

Argumenti,burim i të cilit është Zoti i Lartëmadhëruar,që e ka zbritë në mënyrë të drejtëpërdrejtë është Kur’ani.

Kurani është argumenti i parë dhe kryesorë,te i cili mbështeten të gjitha argumenetet tjera.

Kuran do të thotë tubim dhe lexim.

Definicioni i Kuranit:

Kur’ani është fjalë e Allahut në gjuhën arabe

-i zbritur te Muhamedi s.a.v.snëpërmjet xhibrilit

-i shkruajtur në mushaf

-i transmetuar përpikërisht

-leximi i të cilit llogaritet ibadet(adhurim)

-i filluar me suretu el Fatiha dhe i përfunduar me suretu en Nas.

Kurani quhet edhe kitab që do të thotë libër.Për këtë Zoti i Lartëmadhëruar thotë:

Ha Mimë.Pasha librin e kjartë”. (ed Duhan,1-2)

Pasi që Xhibrili e mësonte Muhamedin a.s që ajetet ti vendoste në vende të caktuara dhe ti rradhiste ne vende të caktuara,Muhamedi a.s.ju thonte sehabeve që ta shkruanin ,pastaj Ebu Bekri Siddikë në kohën kur ishte halife e ka përmbledhur dhe e ka ruajtur, pastaj Othmani r.a mus-hafin e ka shumëzuar dhe e ka shpërnda nëpër qendra Islame.

Përmbledhja e Kuranit ne mes të dy koprtinave quhet Mus’haf.

Për Kuranin Kur’anin Zoti i Lartëmadhëruar thotë:”Vërtetë Në e kemi zbritur Kur’anin dhe Ne do ta ruajmë atë”. (el Hixhr,9)

Tematika e dietarëve të Usulit në Librin e Allahut është fjala e Kuranit, sepse fjala është ajo e cila tregon qëllimin dhe kuptimin të cilin ka dashur Zoti i Lartëmadhëruar ta thotë.

Nga 6236 ajete sa janë në Kuran,numri i ajeteve të fikhut në Kur’an arrin shifrën në 500 ajete.

Tekstet e Kuranit

 

Të gjitha tekstet e Kur’anit janë të sigurta dhe janë argumente të sigurta,vetëm se për nga tregueshmëria tekstet e kur’anit klsifikohën në:

1. Tregueshmëri të prerë dhe të saktë dhe

 2.Tregueshmëri jo të prere dhe jo të sigurt

Shihet se këtu nuk bëhet fjalë për tekstin e Kur’anin si tekst, por për trgueshmërinë e tekstit

 

1.Tregueshmëri të prerë dhe të saktë

Shembull:

Ajeti kuranorë:”Dhe juve ju takon gjysma e asaj çka kanë lënë gratë e juaja”është fjalë e prerë dhe e saktë

Fjala”gjysmë” është trgueshmëri e sigurtë dhe e saktë dhe nuk le hapsirë për të qenë as më pak e as më shumë se gjysma.

 

2.Tregueshmëri jo të prerë dhe jo të sigurtë

Shembull:

Ajeti kur’anorë:”ju është ndaluar juve coftina dhe gjaku”.Fjala “coftinë” është fjalë jo e prerë dhe jo e sigurtë.

Fjala “coftinë” është fjalë e përgjithëshme që përgjithëson çdo coftinë,pa marrë parasyshë a është coftinë e tokës apo e detit,mirpo kjo fjalë mund të specifikohët, e specifikimi saj është se:

çdo coftinë është e ndaluar përpos coftinës së detit”

 

Ligjet e Kur’anit

Llojet e ligjeve për të cilat ka zbritë kur’ani janë:

 

1.Ligjet e besimit.Janë ligjet të cilat kanë të bëjnë me :besimin në Zotin;besimin në melaqet e Zotit;besimin n ë të dërguarin e Zotit;dhe besimin në ditën e kijametit.

-Me këto ligje mirret shkenca e besimit(tevhidit)

 

2.Ligjet e moralit.Janë ligjet që kanë të bëjnë me përssosjen e moralit dhe largimin e imoralitetit nga njerëzit

-Me këto ligje mirret shkenca e etikës dhe e moralit

 

3.Ligjet praktike.Janë ligjet që kanë të bëjnë me fjalët,veprat kontratat dhe të gjitha aktivitetet praktike të njeriut

-Me këto ligje mirret shkenca e fikhut

Kuptimi i ligjeve të llojit të tretë,pra kuptimi dhe perceptimii ligjeve praktike quhet fikh,ndërsa për të arritur deri te fikhu i kur’anit nevojitet shkenca e usuli fikhut

 

Ligjet praktike të Kur’anit

Ligjet praktike të kur’anit janë dy llojesh:

1.Ligjet e adhurimit(ibadat)

2.Ligjet e marëdhenieve rciproke në mes të njerëzëve(muamelat).

 

1.Ligjet e adhurimit(ibadat)janë ligjet të cilat  rregullojn marredheniet e njeriut me Zotin e tij.Në këto ligje bëjnë pjesë;

1.Ligjet e namazit.

2.Ligjet e agjerimit.

3.Ligjet e zekatit.

4.Ligjet e haxhit.

5.Ligjet e përbetimit në zotin, e të ngjajshme

Ligjet e adhurimit nuk ndryshojn me ndryshimin e individëve,të vendeve apo të kohëve.Në këto ligje nuk mund të ndërhyjë logjika e njeriut,këto ligje nuk ndryshohen dhe nuk reformohen asnjëherë.

 

2.Ligjet e marrëdhënieve reciproke mes njerzve janë ligje të cilat rregullojnë raportet e individin me individin, raportet e individit me shoqërinë,apo raportet e  një shoqërie me një shoqëri tjetër.

Në këto ligje kur’ani i definon rregullat e përgjithshme dhe parimet bazë. Këto ligje ndryshojn me ndryshimin e kohërave dhe rrethanave, për këtë arsye Kur’ani shumë rrallë i ka sqaruar në menyrë strikte.Në këto ligje bëjnë pjesë;

-E drejta familjare,

-e drejta qytetare,

-e drejta penale,

-e drejta administrative etj.

 

Fjalët e Kur’anit

Fjala është mjeti me të cilin kuptohët libri(Kur’ani),pra është mjeti i cili sqaron librin (Kur’anin).

Nëse fjala nuk kuptohet dhe nuk perceptohët, atëher edhe ligji nuk mund të nxirret prej asaj fjale, nëse muxhtehidi nuk e kupton shkëndinë dhe udhëzimin e fjalës ai nuk mund të sqaron dispozitën.

Dietarët e kanë vërejtur se fjala:

-ndonjëher përdoret në kuptim rrënjësor të saj

-ndonjëher nuk përdorët në kuptimin e drejtë të saj

-ndonjëher  është e fshehur dhe jo e qartë

-ndonjëher është eqartë

Për këtë arsye kanë vendosur bazat dhe rregullat të cilat janë të bazuara në natyrshmërinë e gjuhës arabe.

Dietarët e usulit, fjalët e kur’anit i kanë klasifikue në pesë grupe,pastaj secilin  grup e kanë klasifikue edhe në katër nëngrupe që do të thotë në përgjithësi fjalen e kanë klasifikue dhe e kanë nënklsifikue në 20 lloje.

 

1.Klasifikimi në bazë të përdorimittë fjalës ku bëjnë pjesë:1)Fjala specifike; 2)Fjala gjenerale;3)Fjala shumëkuptimëshe dhe 4)Fjala interpretuese.

 

2.Klasifikimi në bazë të qartësisë së kuptimit të fjalësku bëjnë pjesë:1)Fjala e qartë;2)Fjala tekstuale;3)Fjala vetinterpretuese dhe 4)Fjala eksplicide.

 

3.Klasifikimi në bazë të fshehtësisë së kuptimit të fjalësku bëjnë pjesë:1) Fjala e fshehtë;2) Fjala mëdyshëse;3)Fjala globale dhe 4)Fjala e pakuptueshme.

 

4.Klasifikimi në bazë të qëllimit të përdorimit të kuptimit ku bëjnë pjesë:1)Fjala në kuptim të drejtë;2)Fjala alegorike;3)Fjala pseudonuse dhe 4)Fjala e qartë.

 

5.Klasifikimi në bazë të qëllimit përdorues.ku bëjnë pjesë 1)tekst shprehimor;2) teksti sinjalizues;3) teksti  tregues dhe 4) teksti mbështetës.

 

Klasifikimi në bazë të përdorimit

Në bazë të përdorimit,fjala klasifikohët në:

1.fjalë specifike;

2.fjalë gjenerale;

3.fjalë shumëkuptimëshe dhe

4.fjalë interpretuese.

 

1.Fjalë specifikeështë fjalë e cila përdoret për të treguar vetëm një kuptim në mënyrë të veqantë.Shembull:

Fjala njeri,dituri,një,dy,tre etj.

-Në fjalë specifike bënë pjesë:urdhërori,ndaluesi, e shquara dhe e pashquara

 

2.Fjala gjeneraleështë fjalë e cila përdoret për të treguar tërë bashksinë nëpërmjet një njësie të asaj bashkësie.Shembull:

Fjala” burrat” përfshinë të gjithë njerëzit.

Fjalët ”të gjithë”,”secili” përfhinë të gjitha njësitet dhe secilin e asaj bahskësie për të cilën flitet. etj.etj.

 

3.Fjala shumëkuptimshe  është fjalë e cila përdorët për të treguar dy e më shumë kuptime. shembull:

Fjala “namaz”,ka kuptimin e lutjes së posaqme të namazit,por edhe kuptimin e“lutjes së rëndomtë”

 

4.Fjalë interpretuseështë fjalë dykuptimshe,por që në bazë të faktorëve ka përparsi njëri prej atyre dy kuptimeve.E interpretuara është njëkuptimëshi i fjalës dykuptimëshe e cila e ka marrë kuptimin prioritarë në bazë të fakteve dhe ixhtihadit.  Shembull:

Për të shkurorëzuarat, Zoti i Lartëmadhëruar thotë “…dhe atyre të cilave u janë ndërpre menstruacionet nga gratë e juaja, ideti i tyre është tre muaj”

Fjala”Tre muaj” është zëvendësim për “tre menstruacione” e nuk mund të ket kuptimin e “tri pastrimeve” se veq është interpretuar se fjala “kur’ë” ka kuptimin e menstruacionit e jo të pastrimit

Klasifikimi në bazë të qartësisë së kuptimit të fjalës

Në bazë të qartësisë fjala klasifikohët në:

1.fjalë e qartë                    (e qartë);

2.fjalë tekstuale                (më e qartë);

3.fjalë vetinterpretuese    (edhe më e qartë) dhe

4.fjalë eksplicide.             (shumë e qartë).

 

Fjalë e qartëështë fjalë të cilën lexuesi e kupton pa e analizuar më shumë sepse është e qartë për nga vetvetja.Shembull:

“Zoti e ka lejuar shitblerjen, ndërsa e ka ndaluar kamatën”

– qart shihet se fjala ndalon shitblerjn

– qartë shihet se fjala ndalon kamtën.

 

2.Fjalë tekstualeështë fjalë nënvizuese,dokumentuese për këtë arsye edhe Kur’ani edhe suneti edhe ixhmai quhen tekst,dokumente sepse jan nënvizuar ,pra jan tekstualizuar.Shembull:

“Allahu e ka leju shitblerjen ndërsa ka ndaluar kamtën”           

Fjala tekstuale ka nënvizu dhe ka dokumentue se ka dallim të madhë në mes të shitblerjes dhe kamatës edhe pse në të dy rastet ka këmbim sedesh mes njerëzëve, prap se prap ka dallim të madhë në mes tyre

 

3.Fjalë vetinterpretueseështë fjala e cila nuk ka kurrfar alternative tjetër,përpos për çka përdorët.Shembul:

Falni namazin dhe jepni zekatin”.

Pasi që këto fjalë janë sqaruar prej pejgamberit s.a.v.s. nuk mund të kenë kuptim tjetër. Fjala “namaz” nuk mund të ket kuptimin e lutjes së rëndomt,sepse është inerpretue si namaz.

Poashtu edhe fjala “zekat” nuk mund të ket kuptimin e “pastrimit” por të të dhënjes së pjesës së cakuar të pasurisë e cila është farz.sepse është inerpretuar ashtu.

 

4.Fjalë eksplicide është fjalë aq shum e qartë,bindëse,sa që jo vetëm nuk len të ket kuptim tjetër por as nuk mund të çfuqizohet. Shembull:Fjala “kurrë”.

“Dhe mos pranoni kurrë dëshminë prej tyre.” (Nur 3)

Kjo fjalë(Fjala kurrë) asnjëher nuk mund të çfuqizohët.

Klasifikimi në bazë të fshehtësisë së kuptimit të fjalës

Në bazëtë fshehtësisë fjala klasifikohët në:

1.Fjalë e fshehtë        (e fshëhtë);

2.fjalë medyshëse      (më e fshehtë);

3.fjalë globale           (edhe më e fshehtë) dhe

4.fjalë e pakuptueshme(shumë e fshehtë)

 

1,Fjalë e fshehtëështë fjalë të cilës i fshihet kuptimi,dhe për shkak të ndonjë faktori  të jashtëm dhe nuk kuptohet qëllimi pa i bë ndonjë analizë.Shembull:

Fjala “vjedhje”ka kuptimin e marrjes së pasurisë së tjetrit fshehtas,por fjala tarar-mashtrues është marrje e pasurisë së tjetrit haptazi duke e mashtruar. Dietarët “tararin” e quajnë vjedhës dhe më shumë se vjedhës për këtë arsye janë pajtuar se për  “tararin” vlen dispozita e vjedhësit

2.Fjalë dykuptimësheështë fjala të cilës i është fshehur kuptimi,por kuptimi i saj mund të zbulohet pas një analize të thellë me fjalë të tjera,është fjala e cila ka dy e më shumë kuptime ose që nuk përputhet me ndonjë tekst tjetër.Shembull:

Fjala “kur’ë”(etapë,fazë) ka kuptimin edhe të menstruacionit por edhe të pastrimit

 

3.Fjalë globale është fjala të cilës i fshihet kuptimi nga vet folësi dhe nuk mund të kuptohet deri sa vet folësi ta sqaroj.Shembull:

Fjala “Zekat”  është fjalë globale,nuk mundë të kuptohet deri sa të sqarohet,e pastaj Muhamedi a.s ka sqarue kohën e dhënies, shumën apo sasinë kohën, kur duhet dhënë, dhe sa duhet dhënë zekat

 

4.Fjalë e paqart është fjala globale të cilës nuk i dihet qëllimi dhe kuptimi. Shembull:

Fillimi i sureve me shkronjat e alfabetit “elif.lam.mim.”Ta Ha” “Ja Sinë”etj.

Kuptimi i këtyre shkronjave është ende i panjohur.

 

Klasifikimi në bazë të qëllimit të përdorimit të kuptimit të fjalës

Në bazë të qëllimit t përdorimit të kuptimit fjala klasifikohët në:

1.Fjalë në kuptim të drejtë;

2.Fjalë alegorike;

3.Fjalë pseudonuese dhe

4.Fjalë e qartë.

1.Fjala  kuptimdrejtëështë çdo fjalë e cila përdoret në kuptim të drejtë.Shembull:

Fjala “njeri”përdorët për gjallesën e logjikshme

Fjala “ujk” përdorët për kafshën e egër

Fjala “kafsh” përdoret për kafshët tjera në fytyrën e tokës

 

2.Fjalë alegorikeështë fjalë e huazuar nga diqka që i përshtatet rastit apo për shkak të ndërlidhjes së veqantë.Shembull:

Kam pi “mëkatin”, qëllimi është kam pi alkoolin sepse alkoli është mëkat, që do të thotë kam pi alkoolin i cili me bënë të jem në mëkat.

 

3.Fjalë pseudonuseështë fjalë ku brenda saj fshihet qëllimi dhe nuk mund të kuptohët pa argumentim,pa marrë parasysh qëllimi a është fjalë në kuptim të drejtë apo fjalë alegorike.Shembull:

Thënja gruas “Kalo në idet”me qëllim të shkurorëzimit

“Ideti” quhet shkurorëzim, sepse kuptimi i drejt i saj është ideti dhe llogaritaja e idetit e mund të jet qëllimi për shkurorëzim,për këtë arsyeka kuptimin e shkurorëzimit

 

4.Fjalë e qartëështë fjala e cila për shka të përdorimit të shpeshtë ështëe sqaruar saktësisht pa marrë parasysh a është në kuptim të drejtë apë është fjalë algorike e shpeshtë dhe e skatësuar.Shembull:

“Kam shitë”,”kam ble”,në kuptim të drejtë është shitja dhe blerja.

Poashtu:”kam ngrënë mollën” ka për qëllim pemën mollë e jë trungun mollë

Nuk ha nga kjo hurme” Folësi ka për qëllim: nuk ha frytet e hurmës e jo gjethet dhe trungun e hurmës.

 

Klasifikimi në bazë  të qëllimit të përdorimittë kuptimit  të tekstit

Në bazë tëqëllimit të përdorimit të tekstit fjalaklasifikohët në:

1.Teksti shprehimor;

2.Teksti  tregues;

3.Teksti  sinjalizues dhe

4.Teksti  mbështetës.

1. Teksti shprehimorë:është fjala e cila tregon vet qëllimin dhe kuptimin e saj nëpërmjet rrënjës së saj por edhe nëpërmjet degës së saj.Shembull:

Thënia e Zotit të lartëmadhëruar “Dhe ka lejuar Allahu shit-blerjen dhe ka ndaluar kamatën”.Fjala shpreh dy qështje: e para shpreh ndalimin  e kamatës, e dyta shpreh të lejuarit e shit-blerjes dhe ndalimit të kamtës,sepse ka ardhë si kundërpërgjigje ndaj atyre të cilët kanë thënë se “shit-blerja është njësoj si kamata”.

2.Teksti tregues:Tregueshmëri quhet qëllimi apo shigjeta e lijërimit.Shembull:

“Dhe mos u thuaj as “of”.Shprehimisht dhe qart tregon se është e ndaluar tu thuhet “of” prindërve,ndërsa nëpërmjet tregueshmërisë së fjalës kuptohët se është e ndaluar rrahja,sharja,izolimi ,abuzimi etj,sepse këto janë nënçmime edhe mëtë mëdha se fjala “of”.

3.Teksti sinjalizuese: është kuptimi i fjalës në vetvete i cili është i patjetërsueshëm nga vet kontesti i fjalës.Shembull:

Mbarësia e tij(fëmijës) dhe gjidhënia së bashku tridhjet muaj”shprehimisht tregohet se nëna i jep gji fëmijës, sepse kontesti i ajetit dëshmon këtë, ndërsa në formën sinjalizuese kuptohet se minimumi i shtatzanisë është gjashtë muaj,sepse ajeti tjetër tregon se:”dhe gjidhënia e tij në dy vite”,e perioda e shtazanisë mbetet gjashtë muaj

4.Mbështetësimi i tekstit:është tregueshmëria heshtëse e fjalës në të cilën përqëndrohët vërtëtësia e fjalës.Shembull:

“Dhe pyet qytetin në të cilin keni qenë”.Logjikisht ky tekst do tishte e pavlefshme nëse nuk ia mbështesim tekstit:”Dhe pyeti banorët e qytetit”,sepse qyteti është vend i cili nuk dëgjon por banorët janë ata të cilet dëgjojnë.

Print Friendly, PDF & Email