Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji

Masa të reja në lidhje me Covid-19 nga dita e Hënë më datë 09.11.2020 nga ora 24:00

Kryesia e QIKSHN’së duke marë parasysh situatën alarmante të përhapjes së Covid-19 dhe masave e reja të ndërmara nga Komuna e Oslo’s dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (FHI) në lidhje me rritjen e numrit të të prekurve nga Covid-19 ditëve të fundit, kryesia e QIKSHN’së në bledhjen e mbajtur më 08.11.2020 ka vendosur që t’ju përmbahet rekomandimeve të ndërmara nga organet përgjegjëse shtetërore norvegjeze.
Kryesia me keqardhje ju informon se nga dita e Hënë, 09.11.2020 nga ora 24:00 xhamija do të mbyllet për një afat të pacaktuar.
Kjo do të thotë se të gjitha kohët e namazeve dhe çdo aktivitet tjetër anulohet.
Kryesia do të ndjek situatën dhe do të vijë me informacion në ditët në vijim.
Kontriboni edhe ju që të mposhtim përhapjen e Covid-19 duke ju përmbajtur masave të ndërmara nga organet kompetente shtetërore që sa më shpejtë ta tejkalojmë këtë pandemi të rënd.
Print Friendly, PDF & Email