Mbledhje e përgjithëshme!

Dje në lokalet e Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji me seli në Sverres gate 8 në Oslo, kryesia e kësaj qendre mbajti mbledhjen e përgjithshme me anëtarë të kësaj qendre!

Të pranishëm ishin gjithë stafi i kryesisë për dy anëtarëve nderi, kurse pjesmarrja e anëtarëve të kësaj qendre ishte në numër jo edhe aq të volitshëm por kryesia u dakordësua që çdo pikë e rendit të ditës të realizohet me këta të pranishëm. Totali i të pranishmëve në sallë ishte 62 anëtarë, prezent ishin edhe kryesia e Shoqatës Rilindja, Radio Rilindja dhe Shkolla Shqipe.Kryesia shpalosi raportin vjetor, duke filluar nga kryetari Muhamet Murat, ku prezantoi gjendjen momentale të kredisë, bartja e borxhit apo konvertimi i borxhit të objektit nga borxh ndertimi në borxh perdorimi me një kamatë lëvizëse prej 3.85 % ku më parë ishte 8.0%. Shuma totale e borxhit arrin ne 35.550.000 kr. me një kohëzgjatje për pagesë në 25 vite.

Djetuesi administrativ Femi Baftii shpalosi para të pranishmë procesin e punëve admistrative të kryera gjatë vitit e deri më tani, duke cekur rregullimin e dokumentacionit të objektit dhe futjen e saj ne përdorim!

Jetmir Rustemi përgjegjes admistriativ i anëtarëve të kësaj qendre, paraqiti numrin e anëtarëve të kësaj qendre ku dhe deri më tani janë 5339 të anëtarësuar në këtë qendër. Gjatë kësaj kohe eshte shtuar numri me 203 anëtarë të rinj, kurse një numër anëtarësh qëndron të jetë problematik deri sa janë të regjistruar në disa xhami. Në këtë drejtim po këta anëtarë sidomos qendrat fetare pësojnë humbje në ndihma, sepse asnjëra qendër për këta anëtarë nuk mundë t`i merrë ndihmat materiale nga shteti. Numri i tyre diku 779 anëtarë, por kryesia e kësaj qendre po mundohet të bashkëpunojë me qendrat tjera që këtë problemë ta rregullojmë në formë legjitime e jo në formë të tjera se si po tentohet nga ana e kryesuesve të qendrave të tjera.
Poashtu Jetmiri, informojë masën e gjërë për përdorimin edhe të mundësive të tjera për regjistrimin e anëtarëve të rinjë, ndryshimet në familje dhe në vendbanim duke përdorur listen aplikuese elektronike, ku dhe per të rriturit mbi moshë 18 vjeçare çdo secili ne form vetanake duhet te regjistrohen.
Poashtu edhe avancimi i webfaqes www.qiksh.no është në rritje dhe vizitat ditore arrinë të kalojë në mbi 200 hyrje.

Rija Neziri prezantoi gjendjen momentale në fondin e kufomës, ku raste vdekje kishim 5 persona, ku përveç anëtarëve tanë që ishin 3 persona, kishim edhe dy shqiptarë të përkatësisë fetare katolike e njeri orthodokse dhe ne permes biros se varrimit ju mundsuam apo ju dulëm në ndihmë. Në xhirollogarinë e këtij fondi gjendja momentale është 276.950 kr. Në vitin 2015 kanë paguar 554 anëtarë nga 1332 fatura të derguara tek anëtarët.
Rijau dhe disa shpjegime rreth fondit pasi qe u kerkua nga te pranishmit ne sallë, te dijnë dhe se cka mbulon fondi në një rastë vdekje, dhe se si shkon puna për dërgimin e kufomave në vendlindje. Poashtu nga të pranishmit u propozua që të kontaktohet ndonje kompani sigurimesh por Rijau ishte i qarte se kompanitë për sigurime njerëzore nuk marrin persiper raste te tilla, prandaj duhet të vazhdohet ne kete forme duke paguar ne fondin qe kemi valid deri me tani.

Azizi, anëtarë i kryesisë dhe përgjegjës në dy shkollat paraqiti numrin total te vëzhgimit dhe mbarëvajtjes të mësimit ku dhe numri eshte 30 -35 nxënës në shkollen shqipe dhe 60 – 65 ne mesim besim. Poashtu Azizi kërkoi që interesi te jetë më i madhë nga ana e prinderve qe kur ti sjellin femijet le te hyjne brenda me femijet e jo ti leshojne nga trotuari, sepse ne shumicen e rasteve kemi nevoje ti informojme per çdo send te nevojshëm edhe ata. U kerkua qe te thirret nje mbledhje prindore.
Berat Rexhepi i angazhur ne aktivetete kulturore fetare ne qender, u prezantoi te pranishmeve te arriturat e realizuara deri me tani dhe propozimet per ne te ardhmen ner realizimin e festave fetare dhe kombetare ne kuader te QIKSHN-së.

Kujtim Elezi i cili po vazhdon ne forme vullnetare t`i ndihmojë qendres paraqiti buxhetin vjetor para te pranishmeve ne salle.
Bilanci për kete vite mbetet pozitiv me nje diferencë pre 3.662,154 kr. Kujtimi u bënë me dije se harxhimet do te rriten nga viti 2017 pasi qe do te fillohet te paguhet nga borxhi sepse deri me tani kemi paguar vetëm kamatë (renter).

Në këtë mbledhje u arritë që me hudhjen ne votë të ndryshohet ligji i nënshkrimit ku tani unanimisht vendoset që të nënshkruhet nga 3 persona e jo sikurse qe ishte më parë nga gjithë kryesia e 11 anëtarëve.

Para se të votohet per anëtarë të rinjë në kryesi u bisedua rreth punësimit të një imami në qender ku dhe kryesia e tanishme kishte pergaditur nje mundesi te mundshme per aplikimim e imameve te rinj ku dhe u vendos qe vete xhemati te vendos per hoxhe permanent ne nje vite apo me shumë vite.

Nga xhemati u kerkua që të punësohet edhe hoxhenicë, por te mendohet mire qe ekonomikisht te mos pesojme ne buxhetë. Kjo mundë te arrihet qe hoxhenica te paguhet vetem per honorare.

Në piken e fundit për zgjedhjen e anëtarëve të rinjë në kryesi, u formua nga xhemati komisioni zgjedhor të cilët me pastaj edhe pergaditen procesin zgjedhor. Komisioni ishte i perbere nga Metush Bajrami, Rija Neziri, Sali Sopa, Jetmir Rustemi dhe Bashkim Idrizi.

U votua me votoa të fshehta për 4 anëtarë të rinjë. 2 persona kishin aplikuar vetë nga me heret kurse edhe 5 persona u propozuan nga te pranishmit ne mbledhje.

Ata ishin: Rexhep Jonuzi, Gëzim Mislimi, Nakil Latifi, Kujtim Elezi, Nasir Jahiji, Qazim Rexhepi dhe Gazmend Paloja.

Në raundin e parë u votua per 4 persona nga lista me 7 anëtarë ku me vota te mjaftueshme u zgjodhën vetëm tre anëtarë edhe atë: Nakil Latifi, Gëzim Mislimi dhe Kujtim Elezi kurse per nje tjeter u votua edhe njeherë pasi ne votimin e par arritren qe Nasir Jahiji, Qazim Rexhepi dhe Gazmend Paloja te kenë votat me numer te njejte dhe prandaj ne raundin e dytë nga tre personat arriti të marrë vota më se shumti Nasir Jahiji. Kështu që kryesia u kompletua me 4 anëtarë të rinjë, duke i zëvendësuar, Fehmi Baftii, Muhamet Murat, Gazmend Paloja, Rijan Neziri dhe Bashkim Idrizi.

M.Bajrami, Oslo

Print Friendly, PDF & Email