Njoftim për aktivitetet gjatë muajit Ramazan 2020/H1441!

Shprehim nderin që të gjithë besimtarëve të fesë islame dhe anëtarëve të QIKSHN’së t’ju urojmë muajin e Kur’anit dhe muajin e agjërimit dhe lutim Zotin të na e pranoj agjërimin.

Gjatë muajit të agjërimit në xhaminë e QIKSHN-së (Sverres gate 8, 0652 OSLO) në falje të teravive dhe të ligjëratave imam do të jetë Ekrem ef. Hasani në qoftë se xhamija do të hapet pas pandemisë së Koronavirusit.

QIKSHN ju njofton se gjatë muajit të Ramazanit orari i ligjëratave, namazeve do të jetë me sa vijon:

  • Teravia e parë do të falet në ora 22:04 min me datën 23. Prill 2020, dita e Enjte.
  • Fillimi i agjërimit do të jetë në ora 04:10, dita e Premte, më datën 24. Prill 2020. Pra përfundimi i syfyrit dhe fillimi agjërimit.
  • Para çdo namazi të teravis do të ketë ligjëratë të shkurtë në qoftë se xhamija do të hapet pas pandemisë së Koronavirusit.
  • Më 10. Maj 2020, dita e Diel ose më 17 Ramazan parashikohet të jetë Dita e Bedrit.
  • Më 19. Maj 2020, dita e Martë ose më 26 Ramazan parashikohet të jetë Nata e Kadrit.
  • Më 24. Maj 2020, dita e Diel në ora 06:30 do të bëhet falja e Fitër Bajramit në lokalin e QIKSHN-së në Sverres gate 8, 0652 OSLO.

Nëse keni ndonjë propozim apo ndonjë ide gjatë muajt Ramazan ju lutemi mos nguroni të na kontaktoni në tel.: 22 35 33 72 ose na shkruani në e-post adresën adm@qiksh.no.

Jemi të gatshëm që së bashku të japim angazhimin për gjëra që janë në dobinë e të gjithëve.

QIKSHN ju dëshiron agjërim të pranuar, iftar të këndshëm, adhurim dhe devotshmëri gjatë këtij muaji të bekuar.

Imsakijen (kohoren e Ramazanit) mund ta shkarkoni këtu…

Me respekt

Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji

Kryesia e QIKSHN’së

Print Friendly, PDF & Email