Njoftim për aktivitetet gjatë muajit Ramazan-2017!

QIKSHN të gjithë besimtarëve dhe anëtarësisë ju uron muajin e Kur’anit dhe muajin e agjërimit dhe lut Zotin të ju pranoj agjërimin.

Gjatë muajit të agjërimit në xhaminë e QIKSHN-së (Sverres gate 8, 0652 OSLO) në falje të teravive dhe të ligjëratave imam do të jetë hoxha Burhan Ramani.

QIKSHN-i ju njofton se gjatë muajit të Ramazanit orari i ligjëratave, namazeve do të jetë me sa vijon:

  • Teravia e parë do të falet në ora 23:05 min me datën 26.05.2017, dita e Premte.
  • Fillimi i agjërimit do të jetë në ora 03:14, dita e Shtunë, më datën 27.05.2017. Pra përfundimi i sifirt dhe fillimi agjërimit.
  • Çdo ditë përveç ditës së premte para namazit të drekës do të ketë lexim Kur’ani (mukabele).
  • Për dallim nga vitet e kaluara. Për shkak kohës së ngushtë, ligjëratat do të mbahen para Taravive vetëm ditën e Premte dhe të Shtunë. Mirëpo nëse do të ekzistoj kërkesa nga ana e xhematit mund të ketë ndryshime.
  • Më 12. Qershor 2017, dita e Hënë ose më 17 Ramazan parashikohet të jetë Dita e Bedrit
  • Më 21. Qershor 2017, dita e Mërkur ose më 26 Ramazan parashikohet të jetë Nata e Lejl. Kadrit.
  • Më datën 25. Qershor 2017 në ora 06:30 do të bëhet falja e Fitër Bajramit në lokalin e QIKSHN-së në Sverres gate 8, 0652 OSLO.

Nëse keni ndonjë propozim apo ndonjë ide gjatë muajt Ramazan ju lutemi mos nguroni të na kontaktoni në tel.: 22 35 33 72 ose na shkruani në e-post adresën [email protected].

Jemi të gatshëm që së bashku të japim angazhimin për gjëra që janë në dobinë e të gjithëve.

Imsakijen (kohoren e Ramazanit) mund ta shkarkoni këtu…

QIKSHN-së ju dëshiron agjërim të pranuar, iftar të këndshëm, adhurim dhe devotshmëri gjatë këtij muaji të bekuar.

Me respekt

Kryesia e QIKSHN’së

Print Friendly, PDF & Email