Njoftim për aktivitetet gjatë muajit Ramazan 2018!

Shprehim nderin që të gjithë besimtarëve të fesë islame dhe anëtarëve të QIKSHN’së t’ju urojmë muajin e Kur’anit dhe muajin e agjërimit dhe lutim Zotin të na e pranoj agjërimin.

Gjatë muajit të agjërimit në xhaminë e QIKSHN-së (Sverres gate 8, 0652 OSLO) në falje të teravive dhe të ligjëratave imam do të jetë hoxhë Sulejman Shaqiri.

QIKSHN ju njofton se gjatë muajit të Ramazanit orari i ligjëratave, namazeve do të jetë me sa vijon:

 

  1. Teravia e parë do të falet në ora 22:48 min me datën 16. Maj 2018, dita e Mërkurë.
  1. Fillimi i agjërimit do të jetë në ora 03:28, dita e Enjte, më datën 17. Maj 2018. Pra përfundimi i syfyrit dhe fillimi agjërimit.
  1. Çdo ditë përveç ditës së Premte para namazit të drekës do të ketë lexim Kur’ani (mukabele).
  1. Më 02. Qershor 2018, dita e Shtunë ose më 17 Ramazan parashikohet të jetë Dita e Bedrit.
  1. Më 11. Qershor 2018, dita e Hënë ose më 26 Ramazan parashikohet të jetë Nata e Lejl. Kadrit.
  1. Më 15. Qershor 2018, dita e Premte në ora 06:30 do të bëhet falja e Fitër Bajramit në lokalin e QIKSHN-së në Sverres gate 8, 0652 OSLO. 

Nëse keni ndonjë propozim apo ndonjë ide gjatë muajt Ramazan ju lutemi mos nguroni të na kontaktoni në tel.: 22 35 33 72 ose na shkruani në e-post adresën adm@qiksh.no.

Jemi të gatshëm që së bashku të japim angazhimin për gjëra që janë në dobinë e të gjithëve.

Imsakijen (kohoren e Ramazanit) mund ta shkarkoni këtu…

QIKSHN ju dëshiron agjërim të pranuar, iftar të këndshëm, adhurim dhe devotshmëri gjatë këtij muaji të bekuar.

 

Print Friendly, PDF & Email