Njoftim për aktivitetet gjatë muajit Ramazan 2022/H1443!

Shprehim nderin që të gjithë besimtarëve të fesë islame dhe anëtarëve të QIKSHN’së t’ju urojmë muajin e Kur’anit dhe muajin e agjërimit dhe lutim Zotin të na e pranoj agjërimin.

Me rëndësi! Sivjet duke ju përmbajtur vendimit të komites së imamëve në Norvegji, MND (Muslimsk Nettverkdialog) dhe IRN (Islamsk Råd Norge) koha e imsakut, koha e namazit të sabahut, lindjes së diellit, namazit të akshamit dhe namazit të jacisë ka ndryshime në krahasim me kalendarin vjetor që ju a kemi dërguar më herët. Prandaj ju sugjerojmë që ti përmbaheni kohëve të cilat janë të shënuara në Imsakijen e Ramazanit.

QIKSHN ju njohfton se gjatë muajit të Ramazanit orari i ligjëratave dhe namazeve do të jetë me sa vijon :

  • Teravia e parë do të falet në ora 21:16 min me datën 01. Prill 2022, dita e Premte.
  • Fillimi i agjërimit do të jetë në ora 04:13, dita e Shtunë, më datën 02. Prill 2022. Pra përfundimi i syfyrit dhe fillimi agjërimit.
  • Para çdo namazi të teravis do të ketë ligjëratë të shkurtë.
  • Më 18. Prill 2022, dita e Hënë ose më 17 Ramazan parashikohet të jetë Dita e Bedrit.
  • Më 27. Prill 2022, dita e Mërkurë ose më 26 Ramazan parashikohet të jetë Nata e Lejl. Kadrit
  • Më 02. Maj 2022, dita e Hënë do të bëhet falja e Fitër Bajramit në ora 07:00 në lokalin e QIKSHN-së në Sverres gate 8, 0652 OSLO.

Nëse keni ndonjë propozim apo ndonjë ide gjatë muajt Ramazan ju lutemi mos nguroni të na kontaktoni në tel.: 22 35 33 72 ose na shkruani në e-post adresën adm@qiksh.no.

Jemi të gatshëm që së bashku të japim angazhimin për gjëra që janë në dobinë e të gjithëve.

QIKSHN ju dëshiron agjërim të pranuar, iftar të këndshëm, adhurim dhe devotshmëri gjatë këtij muaji të bekuar.

Imsakijen (kohoren e Ramazanit) mund ta shkarkoni këtu…

Me respekt,

Kryesia e QIKSHN’së

Print Friendly, PDF & Email