Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji

Nocioni i «Fetvas dhe Muftisë» dhe e drejta e gruas për të dhënë «Fetva» dhe për të qenë «Mufti»

Fetva  është term i cili ka për qëllim gjykimin juridik, me fjalë tjera është term i cili ka për qëllim vendimin legjislativ të cilin e jep juristi i specializuar në Islam për një qështje të caktuar.

Fetvaja zë vend shumë të rëndësishëm në sheriatin Islam dhe dhe ka vlerë të madhe në jetën e besimtarit.

Zakonisht fetvaja i ipet një personi i cili bënë pyetje për të zgjidhur një qështje të fikhut,sepse fikhu Islam përfshinë të gjitha qështjet për të cilat ka nevojë njeriu në këtë botë dhe në botën tjetër pra është qështje e të specializuarit për një qështje fetare duke argumentuar me argumente.

Cdo dietarit që i parashtrohet një pyetje për qështje të legjislacionit Islamdhe ai e di ,e ka pë detyrë të përgjigjet, nëse ai pa kurrfar arsye nuk jep përgjigje ai është mëkatar.

Fetvaja ka të bëjë vetëm me qështjet të cilat nuk janë të precizuara në Kuran.

Personi i specializuar për të dhënë përgjigje quhet Mufti.

Muftiu nuk guxon të flas sipas tekeve të tija,por përgjgjia e tij duhet të jet në përputhëshmëri të plotë me rregullat themelore, në të cilat rregulla bazë mbështetet dhënia e fetvasë sepse Muftiu i shpjegon rregullat e fesë. Nga kjo rezulton se Mufti nuk mund të bëhet cdokush. Për këtë arsye dietarët Islam i kanë parapa kushtet për të pasur të drejt të ipet fetva dhe për të qenurit Mufti, të cilat kushte i kanë nda në kushte të kuptimit shkencorë dhe në kushte të personit fizik .

Kushtet në kuptimin shkencorë janë: Të ket njohuri për Kuranin; Të ket njohuri për sunetin e Muhamedit s.av.s.; Të ket njohuri për Ixhmain; Të jet njohës i mirë i analogjisë; Të jet ekspert i lëmisë së Usuli Fikhut; Të njohë gjuhën arabe; dhe ti njeh qëllimet e përgjthëshme të sheriatit.

Kushtet  e personit fizik të muftisë janë: Të jet besimtarë; Të jet i moshës madhore; Të jet i i drejtë; Të jet i drejt dhe të jet i menqur, që do të thot ti kuptoj gjërat drejt.

Nga të gjitha kushtet të cilat janë të parapara nuk është e parapar që mufti të jet vetëm mashkulli, por ka të drejt edhe femra.

Gjatë tërë historisë Islame femra ka qenë aktive në lëmitë shkencore, e poashtu edhe në shkencën e fikhut, ajo ka punuar në të gjitha veprimtarit e e jetës, ka qenë juriste me fjal tjera ka qenë mufti sepse ka dhëne fetva sepse duhet ditur se nocioni mufti nuk ka të bëje me pozitën udhëheqëse por ka të bëjë me legalitetin për të dhëne mendim të specializuar në sheriatin Islam. Gjithashtu nuk ka argument të qart në sheriatin Islam për të mos qenë femra prokurore

Në suretu Tevbe Zoti i Lartëmadhëruar edhe besimtarët por edhe besimtaret i ka barazue në qështjen e urdhërimit në të mirë dhe në të larguarit nga e keqja, ku bënë pjesë  edhe qështja e fetvasë. Në këtë sure thuhet: ”Besimtarët dhe besimtaret janë dashamir të njëri- tjerit, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe e japin zekatin, rrespaktojn Allahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do ti mëshiroj Allahu. Allahu është ngadhnjyes, i Urtë.”  Et Tevbe,71.

Kurani famëlart ka rexhistrue raste ku femra ka pasur mendime  të përkryera, ku ka pasur mendime të drejta ,sa pë ilustrim po permendim suretul muxhadele ku fillon ajeti i parë i kësaj sure në këtë mënyrë: Vërtet, Allahu dëgjoj fjalët e saj e cila bisedoi me ty lidhur me burrin e vet, që u ankua te Allahu, prandaj Allahu ka dëgjuar bisedën tuaj. Allahu dëgjon cdo bised dhe sheh cdo  punë. El muxhadele , 1

Ky ajet dhe ajetet në vazhdim  kanë anulue zakonet e kohës së injorancës dhe këshillojn për  sjellje njerëzore ndaj bashkëshorteve e shkak ka qenë femra.

Ka raste ku edhe Muhamedi s.a.v.s është pajtuar, apo e ka marrë mendimin e drejtë të femrës. Gjat marrëveshtjes së Hudejbijës Ummi Seleme ka dhënë mendim të cilin e ka pranuar Muhamedi a.s., kështu që ai mendim (fetva) i ka shpëtuar edhe sehabet që të mos vepronin në kundërshtim me sheriatin. Pasi që pejgamberi a.s e kishte nënshkruar marrëveshtjen, ka dalë para sehabeve dhe u ka thëne: ”Ngrihuni,prejini Kurbanet dhe rruani kokat e juaja”. Nuk është ngritur asnjëri vendit deri sa u ka thënë tri herë. Pastaj ka hyrë në tendën e Ummi Selemes dhe i ka trgue se nuk e ka dëgjuar asnjëri

Ummi Seleme e jep mendimin e saj dhe i thotë: ”Dil ti i pari mos i fol askujt asnjë fjal shko dhe preje deven tënde kurban dhe rruaje kokën.”

Muhamedi a.s veproi ashtu, (e pranoi mendimin e saj) kur a kanë pa tjerët pastaj edhe ata kanë vepruar ashtu.

Urvete bin Zubejri tregon pë Aishen r.a: Nuka kam parë grua më të ditur në mjekësi,as në fikh ,as në poezi se Aishja r.a.Shkonim te ajo dhe ajo me diturinë e saj na i vërtetonte.

Edhe Muhamedi a.s i ka udhëzuar shokët që të merrnin dituri nga Aishja r.a. sepse shumë qështje të fikhut sidomos qështjet të cilat kanë të bëjn me fikhun e grave jan¨marrë pikërisht nga ajo.

Në historinë Islame është i njohur rasti kur gruaja e ka kundërshtuar në mendim Omerin r.a derisa ai ishte Halife i muslimanëve, ndërsa Omeri para masës së gjërë ka thënë: ”Mendim të drejt ka dhënë gruaja, ndërsa Omeri ka gabuar”.

Duke u nisur nga fakti se iftaja (Fetva) dhe institucioni mufti nuk është pozit udhëheqëse, por institucion që jep përgjigje për qështje të fesë, vijm në përfundim se femra mund të jet mufti, përderisa, sa i përket hadithit të cilin e transmeton Buhariu nga Ebu Bekri Merfuë: ”Nuk shpëton populli të ciline udhëheq femra” ka të bëje me pozitën e udhëheqësit kryesor për të gjitha qështjet e umetit, pra për udhëheqjen dhe  prirjen absolute për të gjitha qështjet e umetit si ato ekonomike, politike ushtarake etj..etj.e assesi nuk ka të bëjë me atë se nuk ka të drejt të jet mufti dhe të jep fetva.Ndërsa, sa përket disa qështjeve tjera nuk ka pengesë të jet udhëheqëse si psh.të jet drejtore  e arsimit, ministër e një ministrie, edukatore, thirrëse në rrugë të Allahut, juriste (Mufti) etj. për këto ka të drejt udhëheqjeje me ixhmaë (Mendim unanim i të gjithë ekspertëve Islam). Këto të drejta i ka pasur brez  pas brezi deri në ditët e sotit.

Dr. Musli Verbani

Print Friendly, PDF & Email
Vi ønsker at du skal være trygg når du bruker dette nettstedet. Vi benytter cookies for å sikre at du får en best mulig brukeropplevelse og for å hente inn statistikk slik at vi kan analysere hvordan nettstedet benyttes. Vi bruker også cookies for å kunne tilpasse innholdet til deg, og for å kunne målrette annonser til deg.  Trykk «Vis mer» for å lese mer om dette. Vis mer
Accept