Norvegji: Policia dhe Hoxhallarët parandalojmë ekstremizmin!

Të veshur me atlete dhe me veshje të rastit në valixhet e tyre, Imamët e Oslos, Policia Kombëtare dhe të punësuarit e komunës Gamlebyen (Oslo e Vjetër) ikën për një fundjavë në Mysen, 70 km në jug të kryeqytetit norvegjez.

– Shpresoj nuk keni harruar t’i sillni këpucët e vrapimit? – i pyet Imam Najeeb Naz koleget e tij të cilët janë përgatitur me valixhet e tyre para se te nisen për në Team Kraft, në jug të Mysen.

Pasdite, autobusi u nis për Mysen me 7 hoxhallarë, tre policë dhe disa të punësuar komunalë. Ky udhëtim, përveç që ka qëllim hulumtimin e natyrës, poashtu është i rëndësishëm për vendosjen e lidhjeve të reja si dhe përforcimin e bashkëpunimit midis xhamive dhe komuniteteve, me udhëheqjen e policisë kombëtare.

– Imamët, policia dhe përfaqësuesit e komunës përveç kurseve dhe ligjeratave të mbajtura, poashtu kishin organizuar ushtrime grupore siç janë alpinizmi dhe aktivitete tjera fizike. Motivi i këtij ekskurzioni është ndërtimi i ekipit. Qëllimi është që të tregojmë se së bashku jemi më mirë të pajisur për të ballafaquar çfarëdo sfide që mund të na del përpara, thotë Mehtab Afsar, sekretari general i Bashkësisë Islame të Norvegjisë (IRN).Imami Andersen?

Udhëtimi filloi me një drekë në xhaminë qendrore Jamaat-e Ahl-e Sunnat Grønnland. Inspektori i policisë Erik Andersen, nga departamenti i policisë në Grønnland e ka vizituar xhaminë në fjalë shumë herë më parë. Dimrin e kaluar, në bashkëpunim me sekretarin gjeneral të IRN Mehtab Afsar dhe nënkryetarin e saj, shqiptarin Femi Baftii nga Tetova, ndërmorrën një udhëtim ku u ftuan të gjitha xhamitë e rajonit.

– Unë ndërtoj ura. Është me rëndësi të jesh pjesë e ekipit për të arritur qëllime të përbashkëta. Policia, komuna dhe xhamitë, për shembull, bashkëpunojnë shumë ngushtë, sidomos në parandalimin e dukurive negative tek fëmijët dhe të rinjtë, thotë Andersen. Imam Andersen? Në qarqet e policisë inspektori Erik Andersen njihet si njeri shumë i afërt me komunitetin musliman dhe si vizitor i shpeshtë i xhamive, dhe jo rrallëherë atij i drejtohen me titullin Imam Andersen. Andersen gjithmonë merr lëvdata për punën e tij.

– Ai lirisht mund të fillojë punën si hoxhë sepse ai është në xhami më shpesh se disa hoxhallarë. Vetëm mjekra i mungon, thotë Afsar me shaka, duke i bërë të gjithë pjesëmarrësit e seminarit të qeshin.

Parandalimi i Ekstremizmit

Udhëheqësit muslimanë të xhamive kryesore të Oslos, përfshirë këtu edhe Qendrën Islamike Kulturore Shqiptarë në Norvegji që funksionon nga viti 1986, janë kontaktuar për të lidhur bashkëpunim.

– Duket qartë që kjo është një gjë shumë pozitive meqë jetojmë në këtë shoqëri. Xhamia poashtu merret me parandalimin, thotë Ghulam Sarëar, Kryetar i Jamaat-e Ahl-e Sunnat.

– Kjo është një nismë shumë e mirë nga e cila do përfitojnë të gjitha palët, thotë Imam Najeeb Naz nga Misioni Islamik Botëror.

– Kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e integrimit të komunitet musliman shqiptar të Norvegjisë. Xhamitë në Norvegji bëjnë përafërsisht të njëjtat punë si komunat, kur flitet për çështjet sociale, dhe Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji (www.qiksh.no) bën një punë të shkëlqyeshme dhe luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e të ardhmes për rininë shqiptare atje. Bashkëpunimi i afërt i QIKSH, Xhamisë Shqiptare të Oslos, Policisë dhe Komunës ka rezultuar gjithnjë me shumë sukses – thotë për ShqipMedia nënkryetari i Bashkësisë Islame të Norvegjisë, Femi Baftii i cili në këtë seminar ka qenë i shoqëruar nga imami aktual i QIKSH, Dr. Musli Verbani.
Mirëqenia e Fëmijëve

Siç përmendëm më herët në këtë seminar, morrën pjesë edhe stafi i Komunës Oslo e Vjetër.

– Komuna jonë ka vite me rradhë që punon për të sjellë një bashkëpunim të përhershëm të xhamive dhe policisë në qytet. Ka patur zhvillime pozitive nëpër xhami. Ata janë më të fokusuar drejt zhvillimit social dhe më pozitiv drejt bashkëpunimit më të afërt, thotë Lasse Østmark, kryetar i komunës Oslo e Vjetër.

Ai dëshiron një bashkëpunim më të afërt sa i përket fëmijëve dhe të rinjëve që frekuntojnë xhamitë.

– Përmes takimeve dhe dhe mbrëmjeve të ndryshme me fëmijët dhe të rinjtë ne do kemi mundësinë të nisim projekte të përbashkëta që mund të sjellin edhe ndryshimin e perceptimeve sa i përket çështjeve të rëndësishme social në mesin e të rinjëvë, thotë Østmark.

Përgaditi: A.Xhaferi – ShqipMedia

Print Friendly, PDF & Email
Vi ønsker at du skal være trygg når du bruker dette nettstedet. Vi benytter cookies for å sikre at du får en best mulig brukeropplevelse og for å hente inn statistikk slik at vi kan analysere hvordan nettstedet benyttes. Vi bruker også cookies for å kunne tilpasse innholdet til deg, og for å kunne målrette annonser til deg.  Trykk «Vis mer» for å lese mer om dette. Vis mer
Accept