Posta vjetore dhe kalendari për vitin 2017!

Të nderuar anëtarë/-e,

Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji ju informon se posta vjetore është në pregatitje e sipër dhe se do të dërgohet me post tek te gjithë anëtarët tanë mbrenda javës së ardhëshme (javën e 50-të). Posta vjetore përmban kalendarin me kohët e faljes së namazeve për vitin 2017, faturën për pagesën e «Fondit të kufomës» për vitin 2017 dhe një faturë shtesë për ndihmë financiare për pastrimin e borxhit të xhamisë e re në Sverres gate 8.

QIKSHN ju bënë me dije se pagesa e faturës së «Fondit të kufomës» duhet të paguhet mbrenda afatit të caktuar në faturë, përndryshe e humbni të drejtën e shfrytzimit të këtij fondi në qoftë se fatura nuk paguhet mbenda afatit.

Sa i përket faturës shtesë që është parapar për ndihmë financiare për shlyerjen e borxhit të xhaminë së re, kjo është një fatur vullnetare dhe secili mund ta paguaj sipas deshirës (fatura nuk është e obigueshme të paguhet). Në qoftë se dikush nuk ka mundesi të paguaj shumën e cila është do të jetë e shënuar në fatur, ju mund të paguani atë shumë që ju vet keni mundesi ta paguani si psh: kr. 100, 200, 300 ose më shumë.

E njëjta vlen edhe për personat që kan dëshir të kontribojnë me një shumë më të madhe se kr. 1000,-. Pra në qoftë se dikush dëshiron të kontriboj me kr. 2000, 3000 apo më shumë, mund që të paguani atë shumë që dëshironi në xhirrollogarin që është e shënuar në fatur.

Njëhkohësisht lusim të gjithë anëtarët tanë që të bëjnë kontrollin e numrit të anëtarëve dhe në qoftë se numri i anëtarëve, apo shuma e pagesës në faturën e «Fondit të kufomës» nuk përshtatet, në qoftë se ju ka shtuar ndonjë anëtarë i ri në familje dhe keni haruar që ta anëtarësoni tek ne dhe nëse keni bërë ndryshimin e adresës dhe keni haruar që të na informoni, na kontaktoni urgjentisht që ne të bëjmë kontrollimin dhe ndryshimet që janë të nevojshme.

Sa i përket kalendarit dhe kohores së namazeve për vitin 2017, kjo është bërë publike edhe ne faqen tonë të internetit dhe ju mund ta shkarkoni kalendarin në formatin PDF duke shtypur këtu… 

Në qoftë se keni ndonjë pyetje apo diçka të pakuptueshme, ju lutemi që të na shruani në e-post adresën [email protected] dhe ne do te mundohemi që t’ju kthejmë përgjigje sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Me respekt

Kryesia e QIKSHN’së