Posta vjetore dhe kalendari për vitin 2018!

Të nderuar anëtarë/-e,

Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji ju informon se posta vjetore është në pregatitje e sipër dhe se do të dërgohet me post tek te gjithë anëtarët tanë mbrenda javës së 49. Posta vjetore do të përmbaj kalendarin me kohët e faljes së namazeve për vitin 2018, faturën për pagesën e «Fondit të kufomës» për vitin 2018 dhe një faturë shtesë për ndihmë financiare për pastrimin e borxhit të xhamisë në Sverres gate 8.

QIKSHN ju bënë me dije se pagesa e faturës së «Fondit të kufomës» duhet të paguhet mbrenda afatit të caktuar në faturë, përndryshe e humbni të drejtën e shfrytzimit të këtij fondi në qoftë se fatura nuk paguhet mbenda afatit.

Sa i përket faturës shtesë që është parapar për ndihmë financiare për shlyerjen e borxhit të xhaminë, kjo është një fatur vullnetare dhe secili mund ta paguaj sipas deshirës (fatura nuk është e obigueshme të paguhet). Në qoftë se dikush nuk ka mundesi të paguaj shumën e cila do të jetë e shënuar në fatur, ju mund të paguani atë shumë që ju vet keni mundesi të paguani si psh: kr. 100, 200, 300 ose më shumë.

E njëjta vlen edhe për personat që kan dëshir të kontribojnë me një shumë më të madhe se kr. 1000,-. Pra në qoftë se dikush dëshiron të kontriboj me kr. 2000, 3000 apo më shumë, mund që të paguani atë shumë që dëshironi në xhirrollogarin që është e shënuar në fatur.

Njëhkohësisht lusim të gjithë anëtarët tanë që të bëjnë kontrollin e numrit të anëtarëve dhe në qoftë se numri i anëtarëve, apo shuma e pagesës në faturën e «Fondit të kufomës» nuk përshtatet, në qoftë se ju ka shtuar ndonjë anëtarë i ri në familje dhe keni haruar që ta anëtarësoni tek ne dhe nëse keni bërë ndryshimin e adresës dhe keni haruar që të na informoni, na kontaktoni urgjentisht që ne të bëjmë kontrollimin dhe ndryshimet që janë të nevojshme.

Sa i përket kalendarit dhe kohores së namazeve për vitin 2018, ju mund ta shkarkoni kalendarin në formatin PDF duke shtypur këtu… 

Sponsor kryesor i kalendarit për vitin 2018 është «Al-Khidmat Begravelsesbyrå» – www.alkhidmat.no

Në qoftë se keni ndonjë pyetje apo diçka të pakuptueshme, ju lutemi që të na shruani në e-post adresën [email protected] dhe ne do te mundohemi që t’ju kthejmë përgjigje sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Me respekt

Kryesia e QIKSHN’së

Print Friendly, PDF & Email