Program festiv me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2016/17!

Dy shkollat pran QIKSHN-së, si ajo e mësim-besimit «Urtësia» dhe e gjuhës shqipe «Naim Frashëri» me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2016/17 do të pregatisin një program manifestiv me nxënësit që vijuan mësimin pran këtyre dy shkollave.

Me këtë rast, ftohen të gjithë prindërit, anëtarët dhe dashamirët që të merni pjesë në manifestimin e mbarimit të vitit shkollor të nxënësve tane.

Manifestimi do të mbahet ditën e Diel më 21.05.2017 me fillin në ora 14.00 në lokalete QIKSHN’së në adresën Sverres gate 8, 0652 Oslo.

Nga tradita që kemi në këtë ditë është mirë që të sjellni ndonjë ëmbëlsirë ose ushqim sipas dëshirës suaj.

Presenca juaj do ta bënte më madhështore këtë manifestim.

Ju mirëpresim të gjithëve!

Print Friendly, PDF & Email