Program manifestiv me rastin e ditëlindjes së Muhamedit a.s.!

I nderuar xhemat i QIKSHN’së,

Eselamu alejkum!

Me rastin e ditëlindjes së Pejgamberit tonë të dashur Muhamedit a.s. jeni të ftuar në manifestimin tonë që do të mbahet më 20.11.2018 (e martë) në lokalet e QIKSHN’së në adresën Sverres gate 8, 0652 Oslo.

Programi do të fillon në ora 1830 (pas namazit të jacisë). Programi është i paraparë vetëm për burra.

Programi për këtë manifestim përmban:

  • Lexim të Kur’anit (Fadil ef. Mustafa)
  • Kaside
  • Ilahije dhe recitale (nga grupi i nxënësëve të shkollës së mësim-besimit “Urtësia”)
  • Poezi (nga disa nxënës të shkollës së mësim-besimit “Urtësia”)
  • Ligjeratë rasti (Hfz. Ekrem ef. Hasani)

Në fund të programit do të shërbehet edhe frute të freskëta, biskota, pije të freskëta, kafe dhe çaj.

Pjesmarrja juaj do ta bën edhe më të begatë këtë datë të rëndësishme në historinë islame.

“Ejani që së bashku të kremtojmë dhe së bashku të shprehim dashurinë ndaj Pejgamberit tonë të dashur Muhamedin a.s.”.

Ju mirëpresim!

Vesselamu alejkum – Paqa dhe begatitë e Allahut qofshin mbi ju!

Me respekte të sinqerta,

Imami dhe kryesia e QIKSHN’së

Print Friendly, PDF & Email