QIKSHN shpall konkurs për imam!

QENDRA ISLAMIKE KULTURORE SHQIPTARE NË NORVEGJI SHPALL K O N K U R S

PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS SI IMAM, HATIB DHE MUALIM

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Të ketë të kryer studimet teologjike
  • Të ketë të kryer magjistraturë ose minimum 5 vjet përvojë pune (kusht që e kërkon Norvegjia për aplikimin e lejes së qëndrimit dhe punës)
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese me xhematin
  • Të ketë aftësi organizative
  • Të jetë i vetëdijshëm për rrethanat e vendit ku do të punojë

Përparësi do të kenë kandidatet të cilët:

  • Bashkëshortja të ketë kryer së paku medresenë
  • Të jetë nën moshën 40 – vjeçare
  • Kanë përvojë në detyrën e imamit
  • Kanë përvojë dhe kompetenca pedagogjike të punojë me fëmijët
  • Njohin gjuhën arabe dhe angleze
  • Kanë të kryer studime pasuniversitare
  • Njohin përdorimin e kompjuterit dhe mediumeve sociale
  • Kanë aftësi për shkrime-publikime
  • Kanë aftësi për përgatitje të dokumenteve të nevojshme që i nevojitet qendrës sonë

Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji ju ofron:

  • Pagë mujore sipas standardeve norvegjeze
  • Banesë në lokalet e qendrës (xhamisë) ose diku tjetër (imami i mbulon harxhimet mujore të banesës)
  • 5 javë (3+2 javë) pushim në përputhshmëri me ligjin norvegjezë (kryesia e qendrës vendos për periudhën e pushimit)
  • Sigurim personal dhe stazh pensionimi sipas standardeve norvegjeze 

Kandidatët e interesuar, kërkesës për punësim duhet t’ia bashkëngjisin edhe këto dokumente:

  • CV-në me të dhënat personale dhe një jetëshkrim të shkurtër rrethe angazhimeve të deritanishme
  • Certifikatë se nuk është i ndjekur dhe nën hetime nga organet e drejtësisë (policia)
  • Kopje të notifikuar të diplomave të ndryshme në origjinal dhe të përkthyera në gjuhën shqipe nga përkthyes i licencuar. Të gjitha diplomatë dhe përkthimet duhet të jenë të vulosura
  • Deklaratë me shkrim se do t’i kryejë të gjitha shërbimet fetare që QIKSHN do të ketë nevojë

Vërejtje: Përshkrimi i vendit të punës, të drejtat dhe obligimet do të bëhen pasi që kandidati i zgjedhur të pranohet në punë. Të ardhurat personale mujore do të caktohen me vendim të veçantë të kryesisë.

Dokumentet e kompletuara duhet të skanohen dhe të dërgohen në e-post adresën: adm@qiksh.no

Konkursi mbetet i hapur deri më 10.10.2020

Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk do të merren në shqyrtim.

Për informata më të hollësishme mund të na shkruani në e-post adresën adm@qiksh.no

Oslo, 24.09.2020

Me përshëndetje miqësore,

Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji

Adresa: Sverres gate 8, 0652 OSLO 

E-post: adm@qiksh.no

FB: facebook.com/qikshn

Web: https://www.qiksh.no & http://www.aikn.no

Print Friendly, PDF & Email