QIKSHN – Shpërndarja e kurbanave!

Sikurse për çdo vit edhe sivjet QIKSHN organizoi tubimin, organizimin dhe therrjen e kurbanave nga anëtarët e saj.
Falenderojm anëtarët për intersimin dhe besimin e tyre ndaj neve për kryerjen e këtij emaneti.
Njoftojm anëtarët se sivjet jan deponuar 100 kurbana. Nga këto kurbana, pas therrjes së tyre nën kontrollimin mjeksor adekuat dhe në prezencën e përgjegjësit profesional dhe pas pregaditjes së tyre në pako të caktuara shpërndarja e tyre është bë te nevojtarët dhe skamnorët dhe atë si vijon:
 
  • Një pjesë e mishit(pjesa më e madhe) është shpërnda në pjesën e Maqedonisë Lindore 
  • Një pjesë e mishit është shpërnda në Kosovë
  • Një pjesë e mishit është shpërnda në Shkup me rrethinë dhe
  • Një pjesë e mishit është shpërnda në Likovë  
Zoti ua pranoft Kurbanin dhe i shpërbleft të gjithë ata të cilët u përkujdesën në prerjen dhe shpërndarjen e mishit në vendet e duhura.
 
QIKSHN dhe stafi i tij lut Zotin e Lartëmadhëruar që të jet prej atyre qe e kanë kryer emanetin dhe e kanë dorëzuar në vendin e duhur me qëllim që edhe në të ardhmën të merr përsipër kryerjen e këtij emaneti.
Print Friendly, PDF & Email