Rihapet xhamia sërish!

Lajmërim!

Të nderuar anëtarë, xhematë, nxënës, motra dhe vllezër dhe ju prindër të cilët sjellni fëmijët tuaj në shkollën shqipe dhe atë të mësim-besimit, ju informojmë se xhamija prej ditës së Mërkur është rrihapur përsëri.

Me fjale tjera falja e namazit të xhumasë nesër e Premte 06.02.2015 do të falet si gjithmone ne lokalin e xhamise, poashtu aktivitet e motrave muslimane do të vijojne normal çdo të Shtune.

Ditëve të Diela nuk do te mungojne edhe aktiviteti i shkollës shqipe dhe atij të mësim-besimit.Arsyeja e mbylljes se xhamise për disa dite ishte ajo se u deshte te kryhen disa pune do vogla nga disa mjeshter dhe pune qe ishin shume te rendesishme te perfundohen mbrenda ditës së Martë më 03.02.2015.

Me ndihmen e Zotit të madhërruar edhe ketu punë përfunduan dhe tashë më të gjitha punët rrethë ndërtimin të lokalit kan përfunduar dhe lokali mund te perdoret si më parë.

Kryesia e QIKSHN kërkon ndjese për mbylljen exhamise për disa dite, por qe ishte e rendësishme për përfundimit e punëve.

Shpresojme se do te hasim ne mirekuptim dhe lusim Zotin e madheruar qe ti shpërblej me të mira të gjithë anëtarët tone dhe dashamirësit që dhane nje kontribut të shkëlqyer në përfundimin e punëve tek xhamija.

Me respekte te sinqerta

Kryesia e QIKSHN’së

Print Friendly, PDF & Email