Rikujtesë për pagesën e fondit të kufomës!

Të nderuar anëtarë të QIKSHN-së,

Esselamu alejkum – Paqa dhe shpëtimi qoftë mbi ju!                                                     

Të nderuar, urojmë që të jeni mirë e shëndoshë ju dhe familjarët tuaj. Ne si kryesi e këtij institucioni e shohim të arsyeshme t’ju rikujtojmë për çështjet që eventualisht i harroni apo për ndonjë arsye tjetër i leni pas dore. Këtu është fjala për ’’fondin e kufomës’’.

Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se me vete bartim edhe vdekjen dhe e dijmë se në ato momente kërkohet një shërbim dhe angazhim jashtzakonisht i madh, prandaj e kemi krijuar këtë fond që të na e zbutë atë gjendje të vështirë si në aspektin emocional poashtu edhe në atë financiarë.

Ju të nderuar e dini se ky fond duhet të paguhet në mënyrë të rregullt për çdo vit, por kohën e fundit ka pasur shumë raste të anëtarëve tanë që kanë ndëruar jetë dhe fatkeqsisht shumica prej tyre nuk kanë bërë pagesën e ‘’fondit të kufomës’’ në mënyrë të rregullt. Ata, ose e kanë futur në harresë ose e bëjnë pa vetëdije.

Prandaj ne, po ua rikujtojmë se pagesa e ‘’fondit të kufomës’’ duhet të  bëhet në mënyrë të rregullt,  sepse në rastet ku anëtari nuk bënë pagesën në mënyr të rregullt, ai e humb të drejtën e shfrytëzimit të këtij fondi dhe atëher kur një familjes i ndodh një rast vdekje, xhamija nuk ua mbulon shpenzimet rreth përgatitjes së kufomës, transportimit dhe varrimit.

Në raste të tilla familja është e obligur që vetë t’i mbulojë këto shpenzime, shuma e së cilës mund të jetë prej kr. 20.000 – 50.000.

Prandaj, kryesia e QIKSHN-së e ka parë  të arsyeshme që edhe njëherë të ua rikujtojë të gjithë anëtarëve të cilët nuk e kanë bërë pagesën e ‘’fondit të kufomës’’ për vitin 2018 që të shfrytzojnë shansin e fundit për pagesën e këtij fondi, sepse nga mesi i muajit “Dhjetorë” sezoni i këtij fondi për vitin 2018 do të mbyllet dhe njëkohësisht do të hapet sezoni për vitin 2019.

Të gjithë anëtarët të cilët dëshirojnë të bëjnë pagesën e këtij fondi për vitin 2018, duhet ta kryejnë pagesën deri më 15.11.2018. Pas kësaj date pagesa për vitin 2018 nuk do të pranohet.

Në emër të kryesisë së QIKSHN-it, ju dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë në familje dhe njëherit ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Për informata më të hollësishme ju lutemi na shkruani në adm@qiksh.no

Esselamu alejkum – Paqa dhe shpëtimi qoftë mbi ju!

Print Friendly, PDF & Email
Ktheu në krye të faqesKtheu në krye të faqes

Festat e ardhëshme

Kalendari

< 2019 >
Januar
MaTiOnToFr
 123456
7
  • Hele dagen
    07.01.2019

    Nuk ka detaje shtesë për këtë ngjarje.

8910111213
14151617181920
21222324252627
28293031   

Festat e ardhshme

< 2019 >
Januar