Shartet e imanit

Secili mysliman dhe myslimane duhet bindshëm t’u besojë gjashtë të vërtetave të besimit, të cilat quhen shartet e imanit. Shartet e imanit janë:

  • AMENTU BIL-LAHI – Unë besoj Zotin xhel-le shanuhu,
  • VE MELAIKETIHI – Unë besoj meleqet (engjëjt) e Zotit,
  • VE KUTUBIHI – Unë besoj kitabet (librat) e Zotit,
  • VE RESULIHI – Unë besoj të dërguarin e Zotit,
  • VEL-JEVMIL-AHIRI – Unë besoj Ditën e Gjykimit,
  • VE BIL-KADERI HAJRIHI VE SHERRIHI MINALL-LLAHI TEALA – Unë besoj se gjithçka që ndodh, ngjan me dëshirën dhe caktimin e Zotit.

Të vërtetat themelore të fesë Islame duhet besuar bindshëm dhe duhet të njihen mirë. Kush nuk i di dhe nuk i beson të gjashtë të vërtetat e besimit islam, ai nuk mund të jetë mysliman. Mu për këtë edhe quhen shartet e imanit, që paraqesin kushte të domosdoshme për të qenë mysliman apo myslimane.

Për të mësuar më shumë për shartet e imanit, ju preferojmë që të shtypni mbi lidhjet që gjenden në anën e majtë të faqes.

Print Friendly, PDF & Email