Sharti i parë

AMENTU BIL-LAHI – TË BESUARIT NË ZOTIN XHEL-LE SHANUHU

Themelimi i besimit islam është besimi në një të vetmin Zot, Allahun xhel-le shanuhu, Krijuesin e botës. Kush beson bindshëm në ekzistencën e Allahut xh.sh., Krijuesin e gjithçkahit që e shohim, ai doemos është besimtar i mirë, e njëherë edhe njeri i mirë.

Kurë dimë se na ka krijuar Allahu xh.sh. dhe na ka pajisur me shumë të mira, duke na e dhënë shëndetin dhe mendjen, që të mund të punojmë, jetojmë dhe gjithmonë të përparojmë në jetë, atëherë doemos mbi të gjitha ta duam Allahun xh.sh. dhe ti jemi mirënjohës për dhuratat e Tija. Përveç kësaj, ne patjetër duhet të punojmë gjithçka që Ai na ka urdhëruar, kurse duhet të largohemi prej asaj, që Ai na ka ndaluar.

Pasi mendja jonë nuk është në gjendje që plotësisht ta kuptoj dhe ta njohë qenien e Allahut xh.sh., ne atë e besojmë në bazë të cilësive (sifateve) të Tija, të cilat janë katërmbëdhjetë:

Cilësitë e All-llahut xh.sh. janë:

  • Zot ka dhe ekziston – VUXHUD,
  • Zoti është një – VAHDANIJJET,
  • Zoti është i përhershëm, s’ka fillim – KIDEM,
  • Zoti është i përhershëm, s’ka mbarim – BEKA,
  • Zoti nuk i përngjanë askujt – MUHALEFETUN LIL-HAVDISI,
  • Zoti ekziston nga vetvetiu s’është i nvarur prej askujt – KIJAMUN BI NEFSIHI,
  • Zoti jeton në jetën e Tij të përhershme – HAJAT,
  • Zoti di gjithçka – ILM,
  • Zoti dëgjon çdo gjë – SEM,
  • Zoti sheh gjithçka – BESAR,
  • Zoti me dëshirën e vetë bënë çdo gjë – IRADET,
  • Zoti është i plotfuqishëm – KUDRET,
  • Zoti fol me të folurit e Vet hyjnor – KEMAL,
  • Zoti çdo gjë shpikë dhe zhduk – TEKVIN.

Emri i Zotit është Allah.

Kur emri i Zotit përmendet, dmth. kur shqiptohet emri Allah, duhet thënë: >>Xhel-le shanuhu<<, shkurtimisht shkruhet xh.sh. (që do të thotë: i Lartësuari). Në këtë mënyrë, ne i bëjmë nderim këtij emri të madh.

I Plotfuqishmi Allahu xh.sh. të gjitha cilësitë e veta i ka përmendur në Kur’an. Kurse cilësitë e Veta kryesore i ka theksuar në suren >>Ihlas<<, ku thuhet:

BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM

KUL HUVALLAHU EHAD. ALLAHUS-SAMED, LEM JELID, VE LEM JULED, VE LEM JEKUN LEHU KUFUVEN EHAD.

Përkthimi:

Në emër të Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit,

Zoti është një.

Zoti është sundues i pakufizuar,

vetëm Atij duhet drejtuar.

Nuk ka lind askënd, as është i lindur.

Atij askush nuk i përngjet.

Allahu xh.sh në shumë vende, në Kur’an e thërret njeriun që të vërej dhe të studioj natyrën, ligjet dhe dukuritë e saja, e në këtë mënyrë do të arrijë deri te njohja dhe përfundimi se ekziston Krijuesi i Plotfuqishëm.

Me të vërtetë , gjithçka që shohim në tokë dhe qiell në mënyrë të përsosur është rregulluar dhe çdo gjë është në shërbim të qëllimeve të veta. Të gjitha zhvillohen dhe lëvizin në rend dhe harmoni të plotë sipas ligjeve të caktuara pa u vonuar aspak.

Mendimet rreth tyre na çojnë në përfundim se ekziston një Fuqi e Lartë, e cila të gjitha këto i drejton dhe sundon, e Ai është i Plotfuqishmi Allahu xh.sh.

Print Friendly, PDF & Email