Shënohet 28 Nëntori – Dita e flamurit kombëtar edhe në Oslo!

Ky vikend u përmbyll sot me kremtimin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së flamurit kombëtar shqiptarë me nxënësit e shkollës shqipe «Naim Frashëri» dhe shkollës së mësim-besimit islam «Urtësia».

Këta nxënës që vijojnë mësimet në gjuhën shqipe dhe mësim-besimin islam janë të mrekullueshëm dhe sot në programin solemn e treguan talentin e tyre, duke recituar e kënduar për më të dashurin atëdhe, për gjuhën e ëmbël shqipe, për gjithë ata trima që dhanë gjithëçka për pavarësinë që ne sot e gëzojmë dhe për flamurin kombëtar shqiptarë.

Falënderim të pa zavëndësueshëm, kanë prindërit që nuk kursejnë aspak të dielave për t`i sjell këta bukurosh e bukuroshe në shkollë dhe shpresojmë se në një të ardhmë me të afërt ky numër të shtohet edhe me shumë dhe festat e rradhës ti bëjmë më spektaktulare së bashku me QIKSHN-në, Shkollën Shqipe » Naim Frashëri», Shkollën e mësim-besimit «Urtësia», Shoqatën Rilindja dhe Radio Rilindjën.

Rrespekte për mësuesit Rexhep Kurtishi, Imri Trena, Mustaf Ibrahimaj, Fatmir Shabani, Ermize Shabani, Enkela Rrokaj dhe Aziz Ajrulahi për një punë të mrekullueshme dhe profesionale që janë duke bërë në edukimin dhe arsimimin e nxënësve në frymën kombëtare.

Rrespekt edhe për veteranin e shkollës shqipe i cili është edhe një ndër themeluesit e kesaj shkolle z.Tahiz Haziri, i cili nuk i ndahet ende kesaj shkolle dhe kolegeve të tij.

Gjithashtu falënderim meritojne edhe mësues të tjerë të shkollës shqipe që ishin pjesë e kësaj shkolle sikurse qe ishin, znj.Nexhmije Mazrekaj, Fikrije Bylykbashi, Luljeta Halitaj, etj.

Urime 28 Nëntori të gjithë shqipëtarëve kudo që gjinden!

Fotografit dhe videon nga ky manifestim mund të ndiqni në profilin tonë në Facebook. Për të shiquar fotot shtypi këtu….

 

Print Friendly, PDF & Email