Shënohet 9 vjetori i Pavarësisë së Kosovës!

Sot në lokalet e QIKSHN -së u mbajtë festë për hirë të Pavarësisë së Kosovës ku dhe nxënësit e shkollës shqipe “Naim Frashëri” dhe të shkollës së mësim-besimit islam “Urtësia” kishin pergaditur program me recitime nga më të ndryshmet.

Prezenca e prindërve si çdo herë i bënë edhe më madhështore takimet e tilla, prandaj edhe kësaj rralle nuk na mungoi prania e tyre!

Këta fëmijë të lindur e rritur në Norvegji është kënaqësi t`i degjosh duke recituar e kënduar atëdheut tonë të dashur, heronjëve tanë, nënave tona e recitime nga më të ndryshmet.

Fjalë rasti patën përfaqësuesit e QIKSHN-së , z.Musa Asani i cili falënderoj të pranishmit dhe njëherit uroj ëer bashkpunim të mirë me Shoqaten Rilindja dhe dy shkollat pranë QIKSHN-ë!

Poashtu edhe veterani i arsimit z.Tahir Haziri përshëndeti gjithashtu kolegët e tij të arsimit, nxënësit aktiv në festë si dhe Shoqaten Rilindja dhe uroj që Kosova të përparojë në aspektin ekonomiko -politik!

Fjalë përshëndetëse dhe pjesë e agjendës ishte edhe znj.Fexhrije Rafuna e cila është aktiviste e dalluar dhe pjesë e kryesisë se sektorit te Motrës Muslimane dhe Shkollës së Mesim-Besimit Islam!

Ajo mendon se Kosova duhet të bëjë edhe më tepër në aspektin administrativ duke siguruar vende të reja pune, reparte të reja spitalore dhe angazhim më të madh të rinisë, duke mos i lënë të njëtit të lëshojnë vendin e tyre apo të bredhin rrugëve të Europës.

Kurse në fund edhe kryetari i Shoqatës Kulturore Shqiptare «Rilindja» në Oslo z.Rexhep Shehu i përshëndeti dhe njëherit i falënderoj kryesinë e QIKSHN-së dhe Shkollës Shqipe për rrespektin dhe perkrahjen e gjithashtu për bashkëpunim i cili fjalimin e tij e përbylli me fjalët se Kosova tani është e lirë edhe pse ngecje kemi po mundësite janë dhe do arrihet gjithçka në të mirë me kohën.

Programin e moderoi mësuesja Enkela Rrokaj, e cila qysh fare në fillim të programit shpalosi para të pranishmeve fjalimin e saj të mirë përgaditur duke përfshirë gjitha etapat e shtetëbërjes së Kosovës poashtu edhe më pastaj arritjet në sferat e ndryshme.

Mësuesja Enkela ishte angazhuar tepër me më të vegjëlit e shkollëva për festën e 17. Shkurtit dhe rezultatet u panë dhe u mirëpritën nga te pranishmit.

Përshendetje të veçantë meritojnë edhe mësuesi Imri Trena, Rexhep Kurtishi dhe Mustafë Ibrahimaj.

Në fund të programit artistik u bë edhe prerja e tortës së Pavarësis, dhuratë kjo nga QIKSHN-ja, që për çdo vitë po e merr përsipër që të ja sigurojë këtë ëmbëlsirë të mirë përgaditur me simbolin kombëtar dhe atë shteteror.

Falënderim të veçantë kanë poashtu edhe Kryesia Këshillit Prindorë së bashku me të prindërit për përkujdesje gjatë ditëve në mësim si dhe gjatë organizimit të festave.

z.Metush Bajrami në këtë rastë e veçoi njërin nga prindërit duke i qenë tepër mirënjohës z.Nakil Latifi’t i cili me shumë seriozitet dhe përkujdesje të veçantë mirëmbanë dhe rregullonë pajisjet e objektit përkatesisht klasave, kuzhinës, pajisjeve teknike e gjithçka që shumica nga ne nuk arrisim dotë ti bëjme! z.Nakil Latifi njëherit është edhe në kryesinë QIKSHN-së dhe shpresojmë që të njëjtin mendim të ndajnë dhe anëtarët e tjerë të kësaj qendre.

GËZUAR FESTA E 9 -TË E PAVARËSISË, KOSOVË!
ZOTI E BEKOFTE KOSOVËN!

Fotograrit nga ky manifestim mund ti ndiqni në Facebook profilin e QIKSHN’së

Print Friendly, PDF & Email