Shkollë verore për fëmijët e mërgimtarëve! – Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji

Shkollë verore për fëmijët e mërgimtarëve!

Të nderuar,

Ju njoftojmë për shkollën verore i cili do të mbahet mësim i gjuhës amtare për fëmijët pasardhës të mërgimtarëve nga Maqedonia. Agjencioni për Migracion organizon për çdo vit mësimin e gjuhës amtare dhe ai do të mbahet prej 26 korrik deri më 1 gusht 2018. Fëmijët do të vendosën në Hotelin Qendra e Kongresit, lagja Konjsko, në Ohër.

Shkolla verore ose kampi është i dedikuar për pjesëmarrësit nga mërgata. Për pjesëmarrjen e fëmijëve duhet të jenë të moshës 12 vjeç deri më 16 vjeç. Mësimi i gjuhës amtare gjatë qëndrimit në kampin, mësimi do të zhvillohet paradite dhe atë në kohëzgjatje prej një orë e gjysmë. Nxënësit do të ndahen në dy grupe dhe atë grupi fillestar dhe të avancuar.

Përveç mësimit klasik të gjuhës, fëmijët do të mësojnë në punëtori edukative, aktivitete sportive, ekskursione dhe vizita në disa vende më interesante në qytet.

Transporti deri në Ohër i fëmijëve do të duhet të organizohet nga prindërit.

Në «Shkollën Verore» mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit, pa i përzgjedhur paraprakisht. Nxënësit duhet të jenë të moshës 12 vjeç deri më 16 vjeç.

Ju lutem për pjesëmarrjen do të duhet të paraqiteni në internet adresën e Agjencisë për Migracion.
E-mail: info@minisel.gov.mk
Facebook: https://www.facebook.com/iselenistvo/

Me respekt,
Nusret Kovaçi

Print Friendly, PDF & Email